Kisha në Kosovë shpall: Të shtunën do të shugurohet meshtar Don Marjan Topalli

Jul 23 • Kisha në Kosovë

Kisha Katolike në Kosovë me plotë gëzim shpall se këtë të shtunë, më 28 korrik, në ora 11:00, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, do të shugurohet meshtar diakoni Don Marjan Topalli.  

Meshën dhe shugurimin do ta kryesoj Imzot Rrok Gjonlleshaj, argjipeshkvi i Tivarit, në bashkëmeshim me Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, meshtarë të Kosovës dhe edukatorët e Seminarit të Shkodrës, ku Don Marjani ka kryer formimin e tij për meshtar.

Kjo ditë për Kishën tonë është festë dhe gëzim, pasi edhe një bir i saj, nga Famullia e Bishtazhinit, i bashkohet rendit meshtarak dhe veprimtarisë baritore në shërbim të shpirtrave.

Meshën e parë, Don Marjani do ta kremtoj të dielen, më 29 korrik, në ora 11:00, në Kishën Zoja Rruzare në Bishtazhin. 

Derisa Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë festë të bukur dhe të shenjtë, ju porosisim ta përcjellni me lutje këtë bir të Kishës sonë, që Bariu i Mirë – Krishti, ta mbush me hire e bekime fillimin e jetës së tij meshtarake./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »