Më 1 gusht do të kremtohet Dita e Diasporës në Katedralen Shën Nënë Tereza

Jul 27 • Kisha në Kosovë

Të mërkurën, më 1 gusht 2018, Kisha Katolike në Kosovë organizon Ditën e Diasporës në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Tashmë disa vjet kjo datë, në Kishën në Kosovë, është caktuar të jetë ditë, e cila i bashkon besimtarët e diasporës me besimtarët në rezidentë në Kosovë.

Mesha solemne në Katedrale do të jetë në ora 11:00, të cilës do t’i prijë Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarët dhe misionarët tanë që shërbejnë në diasporë.

Pas meshës do të jetë një koktej rasti për të gjithë pjesëmarrësit në ambientet e qendrës nën Katedrale.

I thërrasim të gjithë besimtarët tanë dhe dashamirët e Kishës sonë të na bashkohen në këtë ditë, që ta lusim Zotin së bashku e, me ndërmjetësinë e Shën Nënë Terezës, ta falënderojmë për dhuratat e shumta që na i ka dhënë  e vazhdon të na jep./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »