Gjykimi i njerëzve i përket vetëm Zotit që i njez zemrat e tyre

Jul 28 • Meditimi i ditës

28 korrik 2018 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Jer 7, 1-11; Ps 83; Mt 13,24-30)

 

Prania e Hyjit

Jezus i dashur, sot në mënyrë të veçantë kam nevojë për ty.

Kryesisht kërkoj prej teje ndonjë shërbim.

Sot dëshiroj vetëm që të jem me ty.

Zemra ime t`i përgjigjet dashurisë sate.

 

Liria

Lus për hirin e shenjtë

që t`i harroj brengat e mia,

që të jem i hapur ndaj asaj çfarë Hyji kërkon prej meje,

që t`i lëshohem udhëheqjes së Krijuesit që më do.

 

Ndërgjegjësimi

Në këtë moment, o Zot, po i drejtoj mendimet e mia kah Ti.

Po i lë mënjanë punët dhe preokupimet e mia.

Po pushoj dhe rifreskohem në praninë tënde, o Zot.

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e mbledhur veten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohetnë zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulurme sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.


 

Mt 13, 24-30

 

Në atë kohë Jezusi

24 U tregoi edhe një shëmbëlltyrë tjetër:

“Mbretëria e qiellit është e ngjashme me njeriun që mbolli farë të mirë në arën e vet. 25 Ndërkohë që njerëzit po flinin, erdhi armiku i tij, mbolli egjër nëpër grurë e shkoi.

26 Kur u rritën të mbjellat dhe lidhën frytin, atëherë u duk edhe egjra. 27 Shërbëtorët iu afruan të zotit të shtëpisë dhe i thanë: ‘Zotëri, a nuk mbolle farë të mirë në arën tënde? Nga doli, pra, egjra? 28 Ai u përgjigj: ‘Armiku e bëri këtë!’Atëherë i thanë shërbëtorët: ‘A të shkojmë e ta mbledhim?’ 29 Jo ‑ u përgjigj ai ‑ se duke e mbledhur egjrën druaj se, bashkë me të, nxirrni edhe grurin! 30 Lërini të rriten bashkë deri në të korra. Në kohë të korrjes do t’u them korrësve: mblidhni më parë egjrën dhe lidheni në duaj për ta djegur e grurin mblidheni në drithnikun tim!’“


 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Fermeri zbulon një akt qëllimkeq, porshmang që me nxitim të përgjigjet. Është i përgatitur të presë momentin e duhur, duke e ditur se, gjatë kohës që fidanët janë të padallueshëm, bimët e pjekura do të jenëqartë të ndryshme nga njëra-tjetra.
  • Ndërsa e vendosi jetën time para Hyjit, ia kujtoj vetes se detyra për të bërë gjykimnuk është e imja, as s`është koha tani.

     

    E lexoj, e dëgjoj pjesën e Ungjillit edhe një herë, nëse duhet disa herë. Ndalem në pjesë të tekstit që më flasin më shumë. I lëshohem fuqisë së fjalëve, pa u ngutur, me këmbëngulje dhe besueshmëri. Para se të kaloj nga një pikë në tjetrën, ndalem, mendoj për veten, duke pyetur se çka është duke më folur ky tekst, kjo ngjarje për jetën time personale.

     

    Bashkëbisedimi

    Zot, ti më njeh më mirë se unë e njoh veten time.
    Shpirti yt e përshkon çdo moment të jetës sime.
    Faleminderit për hirin dhe dashurinë që e ndikon mbi mua.
    Faleminderit për ftesën tënde të vazhdueshme, të butë për të lejuar të hysh në jetën time.
    Më fal për momentet kur e kam refuzuaratë ftesë, dhe e kam mbyllur veten para teje.
    Më ndihmo që gjatë ditës të vij, ta njoh praninë tënde në jetën time, të ta çelzemrën, që të lejoj të veprosh në mua, për lavdinë tënde më të madhe.

     

    Përmbyllja

    Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë…

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
    Si ka qenë në fillim, ashtu tash
    e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »