Bashkëndarja, mrekulli

Jul 29 • Meditimi i ditës

29 korrik 2018 – E diela 17-të gjatë vitit (B), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2 Mbr 4, 42-44; Ps 144; Ef 4, 1-6; Gjn 6, 1-15)

 

Prania e Hyjit

I dashur Zot, më pëlqen e diela, kur ti dheunë mund të ulemi së bashku dhe t`i bashkë-ndajmë jetët tona.
Ti quhesh “Hyji i befasive” prandaj le ta shqyrtojmë javën së bashku.
Në këtë mënyrë të mund t`i vërej befasitë e lumtura që m`i ke dërguar në rrugën time, dhe të të falënderoj përto.

 

Liria

Sigurisht që zemra është ajo ku ndodh lutja, takimi i njeriut me Zotin. 

Vërtet mund ta kemi lule dritë përjashta, por nëse nuk bëjmë rregull në zemër atëherë edhe lutja bëhet sipërfaqësore!

 

Ndërgjegjësim

Trupi i njeriut duhet t`i ndihmojë zemrës që ajo vërtet të disponohet dhe të jetë e sinqertë, t`i flet zemrës së Zotit. 

Këtu luan një rol vendi ku lutem: brenda ose jashtë shtëpisë. 

Dikush ndjehet ndryshe në një mjedis në natyrë, ku është i shkëputur nga të tjerët, dikush i preferon ambientet e mbyllura.

 

Fjala

Në gjendjen momentale të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me besim.

Beso se Shpirti Shenjt është i pranishëm

dhe që ai mundet të të frymëzojë për ta zbuluar çfarë po të flet ky tekst i sotshëm.

Lexo me vëmendje dhe me kuptim; përgjo ç`po ndodhë në zemrën tënde.


 

Gjn 6, 1-15


1 Pastaj Jezusi kaloi në anën tjetër të detit të Galilesë, që quhet edhe i Tiberiadit. 2 E ndiqte një shumicë e madhe, sepse shihnin mrekullitë që bënte në të sëmurë. 3 Jezusi u ngjit në një kodër, ku u ul të rrijë bashkë me nxënësit e vet. 4 Ishin afër Pashkët, e kremtja e judenjve.

5 Jezusi çoi sytë dhe pa një shumicë të madhe njerëzish që po vinte tek ai e i tha Filipit:

“Ku do të blejmë bukë që të hanë këta njerëz?”

6 Foli kështu për ta sprovuar, sepse ai vetë e dinte se çka kishte në mend të bënte.

7 “As dyqind denarë bukë ‑ iu përgjigj Filipi ‑ nuk do të dilnin mjaft për t’i dhënë secilit nga një grimë.”

8 I tha njëri nga nxënësit, Andreu, i vëllai i Simon Pjetrit:

9 “Këtu është një djalosh që ka pesë bukë elbi dhe dy peshq të vegjël. Por, çka janë këto për kaq njerëz?”

10 Jezusi u tha:

“Thuajuni njerëzve të ulen.”

Në atë vend kishte shumë bar.

U ulën, pra, rreth pesë mijë burra. 11 Jezusi mori bukët, falënderoi dhe ua dha atyre që ishin ulur. Po ashtu edhe prej peshqve ‑ aq sa deshën. 12 E kur u nginë, u tha nxënësve të vet: “Mblidhni tepricat që të mos tresë asgjë.” 13 I mblodhën, pra, dhe mbushën dymbëdhjetë shporta me copat që u tepruan atyre që hëngrën prej pesë bukësh elbi.

14 Njerëzit, kur panë mrekullinë që bëri Jezusi, thanë: “Ky është përnjëmend Profeti që duhet të vijë në botë.” 15 Kur Jezusi hetoi se duan të vijnë e ta kapin për ta bërë mbret, u tërhoq përsëri në mal, krejtësisht vetëm.


 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Kjo mrekulli na zbulon zemrën e Zotit që kujdeset për çdo nevojë tonë. Zoti pret që ne tu ndihmojmë të tjerëve dhe të ndajmë atë pak që kemi.
  • Në imagjinatë do të përfshihem në këtë vendngjarje. I bashkëngjitem konfuzionit të Filipit: E shikoj djaloshin që heq dorë nga dreka e vet që ia kishte përgatitur nëna e tij. E shikoj Jezusin ndërsa lutet, pastaj thyenbukëndhe e ndan peshkun. U desh një kohë më e gjatë për të ushqyer çdonjërin, por aibuzëqesh gjatë kësaj pune. Jezusi i mbush edhe duart e mia bosh dhe të pista. E shikoj atë në sy dhe e falënderoj.

     

    E lexoj, e dëgjoj pjesën e Ungjillit edhe një herë, nëse duhet disa herë. Ndalem në pjesë të tekstit që më flasin më shumë. I lëshohem fuqisë së fjalëve, pa u ngutur, me këmbëngulje dhe besueshmëri. Para se të kaloj nga një pikë në tjetrën, ndalem, mendoj për veten, duke pyetur se çka është duke më folur ky tekst, kjo ngjarje për jetën time personale.

     

    Bashkëbisedimi

    Imagjinoje veten pranë Jezusit.
    Imagjinoje duke ia dorëzuar atij problemet e tua.
    Imagjinoje atë duke i pranuar ato.
    Imagjinoje atë duke i vënë ato në zemrën e tij.

     

    Përmbyllja

    Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë…

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
    Si ka qenë në fillim, ashtu tash
    e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »