Fuqia e së voglës

Jul 30 • Meditimi i ditës

30 korrik 2018 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Jer 13, 1-11; Ps Lp 32; Mt 13,31-35)

 

Prania e Hyjit

O Zot, në thjeshtësi dhe përvujtëri po vij tek ti.

Fjalët e tua më çojnë në paqe në të cilën e kuptoj madhërinë dhe domethënien e pranisë sate.

 

Liria

Merre pozitën e trupit që më së shumti të përshtatet.

Qëndro para Zotit me besim se Ai dëshiron të të thotë diçka.

 

Ndërgjegjësimi

Lute Zotin që të mund t`i përgjigjesh dhe t`i thuash gjithçka dëshiron.

Falënderoje për të gjitha të mirat (për të cilat je i/e vetëdijshëm/e dhe ato që nuk je i/e vetëdijshëm/e).

Lute që t`i falë të gjitha mëkatet.

Lutu që të mund të jesh para tij i/e hapur dhe i/e përqendruar.

Lutu që t`i pranosh të gjitha ato gjëra që do t`i njohësh si vullnesë e Zotit.

 

Fjala

Përqendrohu në Ungjillin e sotëm për meditim. Lexoje, dëgjoje me vëmendje.

Qëndro në porosinë që ta jep Zoti.


Mt 13, 31-35

 

31 Pastaj u tregoi një shëmbëlltyrë tjetër;

“Mbretëria e qiellit është e ngjashme me kokrrën e sinapit, të cilën njeriu e mori dhe e mbolli në arën e vet. 32 Ajo është, pa dyshim, më e vogla ndër të gjitha farërat, por, kur rritet, bëhet më e madhe se të gjitha barishtet, zhvillohet në pemë, sa që shpendët e qiellit vijnë e bëjnë çerdhe në degë të tij.”

33 U tregoi edhe një shëmbëlltyrë tjetër:

“Mbretëria e qiellit i përngjan tharmit që e merr gruaja dhe e përzien me tri masë miell derisa të mbruhet e gjitha.”

34 Të gjitha këto Jezusi ia tha popullit në shëmbëlltyra dhe asgjë nuk i thoshte pa shëmbëlltyra 35 që të plotësohej fjala e profetit:

‘Do të flas në shëmbëlltyra,

do të zbuloj gjëra të fshehura që nga krijimi (i botës)’.


Ç` po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Fara e sinapit dhe tharmi simbolizojnë rritjen, që bëri të mundur misionin e Jezusit.Duhet të na prekë çudia që një njeri– Jezusi –mund t`ia sjellë shpëtimin botës. Do të lus qëkurrë mos të përpiqem ta zbus Zotin as ta zvogëloj madhësinë e tij duke e reduktuar atë në diçka që është e vogël dhe që mund të manipulohet. Zoti është mirësia e mbushur plot e përplot – që të rrëmben: beso në këtë dhe gëzohu!
  • Jezusi ishte një predikues shëtitësnga një fshat i vogël. Ai nuk kishte ku të mbështeste kokën. Megjithatë, nxit një shumicë marrëdhëniesh ndërpersonaleqë i tejkalojnë hapësirën ​​dhe kohën. Ndërsa bashkësia e krishterë ka shumë dobësi falënderoj Zotin për gjithçka që ajo arrin. 

    E lexoj, e dëgjoj pjesën e Ungjillit edhe një herë, nëse duhet disa herë. Ndalem në pjesë të tekstit që më flasin më shumë. I lëshohem fuqisë së fjalëve, pa u ngutur, me këmbëngulje dhe besueshmëri. Para se të kaloj nga një pikë në tjetrën, ndalem, mendoj për veten, duke pyetur se çka është duke më folur ky tekst, kjo ngjarje për jetën time personale.

     

    Bashkëbisedimi

    Bashkëbisedo me Zotin për këtë porosi.

    Falënderoje, adhuroje, lute, pendohu, premtoji të bësh çfarë kërkon …

    Shëno atë që konsideron që për ty është e rëndësishme.

    Lute që ta zbatosh në praktikë atë çfarë ai pret prej teje.

     

    Përmbyllja
    Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë…

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
    Si ka qenë në fillim, ashtu tash
    e përgjithmonë e jetës. Amen.

     

Shpërndaje

Comments are closed.

« »