Ç’është e rëndësishme për ty për t`ia thënë në këtë moment Zotit?
31 korrik 2018 – E martë, Shën Injac Lojola, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Jer 14,17-22; Ps 78; Mt 13,36-43)
Prania e Hyjit
“Ndaluni e shihni se unë jam Hyji.” (Ps 46,11)
Qetësohu dhe njihe Zotin.
O Zot, fjalët e tua na çojnë në
qetësinë dhe madhështinë e Pranisë sate.
Liria
Shën Injaci rekomandon që të fillojmë çdo kohë të lutjes duke i kërkuar Hyjit hirin që të jem plotësisht i hapur ndaj tij gjatë kësaj kohe.
Tani mund ta bëj të njëjtën lutje tani:
“Bëj, o Zot, që të gjitha qëllimet, veprimet dhe aktivitetet e mia të drejtohen pastër për të dhënë nder e lavd dhe për të shërbyer ty.”
Ndërgjegjësimi
Ku, në ç` gjë në jetën time jam duke e gjetur shpresën, guximin dhe rritjen?
Duke u kthyer në mendime disa muaj prapa,
a jam i aftë të vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të pasur?
Nëse i kam vërejtur këto lëmi,
do të vendosi që në të ardhmen t`iu sigurojë për to hapësirë dhe kohë.
Fjala
Kujtohu çka je duke bërë para se ta dëgjosh Fjalën e Zotit dhe çka dëshiron nga ky takim.
Hyji është i pranishëm dhe për shkak se Hyji është I Pranishmi mbështetesh në Hyjin.
Lexoje, dëgjoje leximin e sotëm nga Shkrimi Shenjt
dhe lejoji vëmendjes sate të pushojë nëdisa pjesë të tij.
Jer 20,7-11, 13
7 Më ngashënjeve, o Zot,
dhe unë lejova të ngashënjehem,
qe më i fortë se unë
dhe më mbizotërove.
U bëra gazi i ditës,
të gjithë më përqeshin.
8 Sa herë që më duhet ta shpall fjalën,
më duhet të lëshoj kushtrimin,
të bërtas: “Dhunë! Shkatërrim!”
Fjala e Zotit u bë për mua
poshtërim dhe përqeshje gjithë ditën!
9 Atëherë thashë me vete: më s’do të mendoj për Të,
në emër të Tij më nuk do të flas!
Atëherë në zemrën time u ndez
një zjarr i furishëm,
u ndrye në eshtrat e mi:
u mundova ta mposht,
por s’munda!
10 I dëgjoja shpifjet e shumëve,
tmerr gjithkund përreth:
‘Paditeni! Le ta padisim!’
Të gjithë dashamirësit e mi
vërenin rënien time:
‘Ndoshta do të lejojë të gënjehet!
Do të ngadhënjejmë mbi të,
atëherë do të hakmerremi!’
11 Por me mua është Zoti si trimi i trimave,
prandaj ata që më përndjekin,
do të rrëzohen e s’do të ngadhënjejnë:
turpi do t’i mbulojë se s’do t’ia dalin qëllimit,
turp e përhershme që kurrë s’do të shlyhet!
13 Këndojini Zotit, lëvdojeni Zotin,
që e çliroi shpirtin e të varfërit
nga dora e keqbërësve.
Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:
- Fjalët që i dëgjuam janë nga Profeti Jeremia. Jeremia ndjen se është bërë qesharak. Të gjithë tallen me të. Edhe kur e përshëndesin çdo ditë, e qortojnë dhe tallen. Si të tingëllon zëri i tij sot? A mendon se është paranoid – dmth. a mos vuan nga paranoja, frika e paarsyeshme ose besimi irracional që njerëzit e tjerë po komplotojnë për ta dëmtuar? A mos është i frikësuar? Në fund të fundit triumfues? Apo çfarë?
- Edhe nëse donte, Jeremia ndiente se nuk mund të qëndronte i qetë. E vërteta do të dalë. A ka gjëra në jetën tënde që thjesht duhet të thuhen? Të thuhen, pa marrë parasysh pasojat? Cilat janë këto të vërteta thelbësore për ty?
- Ndërsa e dëgjon përsëri zërin e Jeremisë, vë re se si ndryshon disponimi i tij gjatë rrjedhës së asaj që ai ka për të thënë këtu.
- Ç’është e rëndësishme për ty për t`ia thënë në këtë moment Zotit që është e vërteta?
Kur i lejoj Fjalës së Hyjit që të endet përmbi preokupimet e mia, atëherë mund të ndodhë gjithçka, sepse ai është Hyj që befason. Me rëndësi është që mos ta fshehë kaosin tim të brendshëm nga Fjala e Hyjit dhe nga vetvetja.E lexoj, e dëgjoj pjesën e Shkrimit Shenjt edhe një herë, nëse duhet disa herë.
Ndalem në pjesë të tekstit që më lënë më shumë përshtypje. I lëshohem fuqisë së fjalëve.
Bashkëbisedimi
Ti e transformon, e shndërron atë që lexon apo dëgjon në një bisedë me Zotin.
Ti i shpreh mendimet e tua dhe Zoti të dhuron një shikim të lidhjevetë reja me njëra-tjetrën ose pika orientuese, dhe kështu fiton nga ajo që ke lexuar apo dëgjuar, forcë dhe drejtim për veprim, duke të dhënë zemër dhe përkrahur. Zoti e dëshiron ndryshimin, shndërrimin.
Ndaji ndjenjat e tua me Zotin.
Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.
« Kremtimi i festës së Shna Prenes në Dunav të Karadakut Gëzimi i zbulimit të thesarit të vërtetë »