Zoti e formon jetën tënde dhe time

Aug 2 • Meditimi i ditës

2 gusht 2018 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Jer 18,1-6; Ps 145; Mt 13,47-53)

 

Prania e Hyjit

Me të filluar këtë kohë lutjeje të qetë, gjeje një vend të rehatshëmpër t’u ulur me shpinëdrejt dhe këmbët lëshoji në tokë. Lejoji vetes ta vësh refrymëmarrjen tënde ndërsa vazhdon të marrësh frymë normalisht. Merr frymë. Qite frymën jashtë.

 

Liria

Edhe sot në fillim të këtij meditimi kërkoje heshtjen – dhe ji i/e qetë vetëm për një moment të ndërgjegjshëm. Tërhiqu nga zhurma që të rrethon përjashta. Dhe provo ta çaktivizosh zhurmën e brendshme që është brenda teje.

 

Ndërgjegjësimi

O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe fjetje.

Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.

Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala

Hesht, e mbledh veten, qetësohem dhe qëndroj i qetë. I hapur ndaj fjalës së Zotit në gjithçka që po ndodh rreth meje, në të gjitha lëvizjet, tërë zhurmën, a mund ta gjej një moment qetësie dhe heshtjeje tani, a mund të ndiej praninë e Zotit këtu dhe t`ia dorëzoj veten kësaj, duke e hapur zemrën për ta dëgjuar fjalën e Zotit?

 

Jer 18,1-6

 

1 Kjo fjalë i qe drejtuar prej Zotit Jeremisë: 2 “Çohu e zbrit në shtëpi të poçarit dhe aty do t’i dëgjosh fjalët e mia!” 3 Unë zbrita në shtëpinë e poçarit dhe, ja, ai po punonte në çarkun e vet. 4 Dhe iu prish ena që ai po e punonte prej balte me duart e veta, por përsëri me atë deltinë, punoi një enë tjetër, siç i pëlqente atij të bëjë. 5 Atëherë më qe drejtuar fjala e Zotit e më tha: 6 “Pse a nuk mund të sillem me ju si ky vorbar, o shtëpia e Izraelit? ‑ tha Zoti. Ja, ju jeni në duart e mia, o shtëpia e Izraelit, si deltina në dorën e vegsharit!

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Edhe në një epokë të teknologjisë së lartë, shpesh ekziston te njerëzit një magjepsje për të bërë qeramikë në një rrotë, ose për ta parë dikë sesi ndreq gjëra nga balta. Merr një minutë kohë që me sytë e mendjes ta paramendosh pamjen e duarve të poçarit që e përkëdhel baltën, duke e derdhur dhe duke i dhënë formë asaj.
  • Për Jereminë, kjo të jep një ide të mirë se si Hyji e formon jetën tënde dhe time. Ndoshta të ngushëllon intimiteti i prekjes së Hyjit. Ndoshta do të dëshiroje më mirë të lihesh t`i formohesh gjërat në mënyrën tënde. Si reagon ndaj ideve që Jeremia eksploron këtu?
  • Edhe kur gjërat shkojnë keq, poçari mund të fillojë përsëri. Hyji mund t`i zbutë gabimet në jetën tënde. Hyji është gjithmonë i gatshëm të bëjë një fillim të ri me ty. A po tingëllojnë këto premtime të vërteta nga përvoja jote?
  • Në fund të leximit, Hyji i bën shtëpisë së Izraelit një pyetje. “Pse a nuk mund të sillem me ju si ky vorbar (poçar), o shtëpia e Izraelit? Si i përgjigjesh kësaj të njëjte pyetjeje ti?
  • Tani që i ke dëgjuar me të vërtetë këto fjalë të shkrimeve të shenjta, dëgjo një moment çdo gjë që Hyji dëshiron të të thotë.E lexoj, e dëgjoj pjesën e Shkrimit Shenjt edhe një herë, nëse duhet disa herë.Ndalem në fjalët që më lënë më shumë përshtypje.

    Ndalem, mendoj për veten, duke pyetur se çka është duke më folur ky tekst, kjo ngjarje për jetën time personale.

 

 

Bashkëbisedimi

Bashkëbisedo me Zotin për këtë porosi.

Falënderoje, adhuroje, lute, pendohu, premtoji të bësh çfarë kërkon …

Shëno atë që konsideron që për ty është e rëndësishme.

Lute që ta zbatosh në praktikë atë çfarë ai pret prej teje.

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »