Papa Françesku: familja është thesar për njerëzimin
Njeti i lutjes së Papa Françeskut për muajin gusht i kushtohet Familijes. Nëpërmjet rrjetit ndërkombëtar të lutjes, është lëshuar video me mesazhin e Papës.
Teksti i plotë i mesazhit:
“Kur flasim për familjet shpesh më vjen ndërmend pamja e një thesari. Sot, ritmi i jetës aktuale, stresi, tensioni i punës dhe kujdesi i paktë nga ana e institucioneve, mund t’i vënë në rrezik.
Nuk mjafton të flasim për rëndësinë e tyre: duhet të promovojmë masa konkrete e ta mbështesim rolin e tyre në shoqëri me një politikë të përshtatshme familjare”.
Së bashku me Jezusin që vendimet e mëdha ekonomike dhe politike t’i mbrojnë familjet si thesar për njerëzimin”./drita.info
Linku i mesazhit: https://www.romereports.com/en/2018/08/02/pope-francis-offers-his-august-monthly-prayer-intentions-for-the-family/
« Papa Françesku: dënimi me vdekje është i papranueshëm Përdorimi i etnonimit Arbëresh në gjuhët romane dhe sllavishte »