Përdorimi i etnonimit Arbëresh në gjuhët romane dhe sllavishte

Aug 3 • Histori, Kulturë, Letërsi

Nga Prof. dr. Engjëll Sedaj

 

Në gjuhët romane

Ndonëse trajta e etnonimit dhe toponimit në gjuhën latine dhe në gjuhët romane janë më të afërta me të Ptolemeut, ato janë më të vonshme se te kronistët bizantinë, kështu që edhe në gjuhën latine fillimisht mbase do të jetë përdorur trajta Arban(ensis).

Një ndër burimet më të vjetra nga shek. XII do të ishte Anali i Murgut të Dioklës po mos të ishin zëvendësuar këto emërtime me termin e “latinëve” (Latini), që paraqet një karakteristike tjetër të përkatësisë konfesionale (dhe bashkë me te edhe nacionale) të arbnorëve. Kjo do të jetë arsyeja që në përkthimin e vjetër italisht të kësaj kronike nga M. Orbini do të përdoret toponimi Albania,[1] çka do të thotë se autorët e këtyre vendeve (romane) do të përfillin kryesisht trajtën me alb– për dallim nga ato raste që do të jenë më të afërta me shqiptimin burimor, siç është, bie fjala, ipeshkvia e Krujës, e cila do të quhet – Arbanesnsis, ose siç do të quhet i biri i Progonit Demetrius princeps Arbanesis.[2]

Çështje më vete është pse në gjuhët romane është në përdorim fjala me bazën alb-, siç shkruan E. Çabej, vetëm prej kohës së Anzhuinvet (1270) e këndej më fort Albanenses e Albania, e prej këndej edhe te shumë gjuhë të tjera.[3] Kjo ka ndodhur mbase për shkak të asociacionit që zgjonte ajo trajtë me fjalën e tyre albus- i bardhë, ngase variacioni r/1 bëhet nëpërmjet disimilimit, kurse përhapja dhe përdorimi i gjerë, që bëhet nga kjo bazë, nga baza alb mund të shpjegohet vetëm nga imponimi i këtyre gjuhëve (romane) me influencë të madhe në gjuhë të tjera. Kështu mund të shpjegohet edhe përdorimi (më i rrallë) mbi bazën alb – te arbëreshët e Italisë, siç është, bie fjala, emri i familjes së njohur Albani, prej nga kishte origjinën papa Klementi XI-Albani (1700-1721) nga Urbino (dhe Bergamo) e Italisë, por edhe i vetë etnonimit albresh, i albreshi, që përdoret edhe te arbëreshët bashkëkohorë.[4]

Me sa dihet, nuk është konstatuar stabiliteti traditor në gjuhën latine, që do të mbulonte një hiatus të gjatë prej Ptolemeut (shek. II) deri në shek. XI, të përdorimit me bazën Alb sepse, edhe dëshmitë më të hershme tregojnë për përdorimin mbi bazën arb. Megjithatë, sa i përket etimonit të fjalës (bazë : alb/arb), variabiliteti i likuideve (1/r) shfaqet edhe në gjuhët romane, më tepër në latinishten sesa në frëngjishten.

Nuk është për t’u habitur pse për disa studiues është i paqartë edhe burimi i trajtave greke Alvanoi (a Albanoi ?) Arvanon (a Arbanon), jo vetëm për shkak të mënyrës së shqiptimit të shkronjës beta, por edhe nga fakti se nuk dimë se si i kanë quajtur grekët fqinjët e tyre veriorë përpara shek. XI, pra, përpara se këta të kishin vënë kontakt më të ngushtë me normanët, përkatësisht me romanët.

Mungesa e rotacizmit n»r (Albani, Albania), pra, në derivatin e fjalës (Alb) an, në gjuhët romane gjithashtu tregon lashtësinë dhe kohën e pranimit përpara se të ishte kryer ky proces gjuhësor në gjuhën shqipe, i cili, siç dihet, në gegërishten ka mbetur i pandryshuar. Kjo influence shfaqet edhe mbi gjuhën serbokroate, në kohët më të hershme sesa kur stabilizohet dhe disi normalizohet varianti (serbisht) Albanac, që është gjithsesi trajtë (neo) latine, siç e kanë pranuar qysh në kohët më të hershme edhe gjermanët, siç dëshmon në Fjalorin e tij A. Von Harf (shek. XV) te fjala Albanyen. Mirëpo, trajtën mbi bazën arb (Arbanas), sllavët nuk do ta pranojnë nga gjuhët romane, por, bash sikur edhe grekët, do ta pranojnë nga shqiptarët vetë, fillimisht në trajtën Rabanija (Raban).

Kur është fjala te gjuhët romane, duhet thënë se, përveç Këngës së Rolandit, për dëshminë e emrave të vendit Albeignie (për viset te Bishti i Pallës) dhe Albanie (për anët e Vlorës) nga koha e luftimeve të bizantinëve me normanët, [5] [6] që mund të jetë dëshmi e parë e përdorimit të këtij toponimi (dhe etnonimi), në burimet latino- perëndimore, etnonimi përdoret edhe përpara Brokardit (1332) (Ies Albaniens) te i ashtuquajturi Anonimi i Gorkas (1308): “Est enim (hec) albania regio satis Iata et magna,… quattor fluuiis magnis tota hec regio irrigatur, vide licet ersenta, mathia, Scumpino, Epasa” (Ndërkaq, krahina e Shqipërisë është mjaft e gjerë dhe e madhe,… gjithë kjo krahinë vaditet nga katër lumenj të mëdhenj, Erzeni, Mati, Shkumbini, Epsa).[7] Është edhe një moment tjetër i rëndësishëm në “përshkrimin e këtij anonimi” pikërisht për shkak të një përcaktimi properëndimor, kur e zë ngojë “dashurinë e natyrshm që ushqejnë (sc. arbëreshët.E.S.) për galët”, përkatësisht kur ata “ prej natyre i duan latinët”, që është një vlerësim në lidhje me ruajtjen dhe aktivizimin e etnonimit. Ndërkaq, në relacionin që argjipeshkvi i Tivarit Guljem Adam (alias Brochardus Monachus) i dërgon dukës së Burgonjës, Filipit VII Valois, më 1332, bëhet fjalë për “dy kombësi” në viset shqiptare:”Këtu midis të tjerash një gjë e bën shumë më të lehtë pushtimin e kësaj mbretërie, domethënë ekzistimi i dy kombësive (natio), një e arbëreshëve dhe tjetra e latinëve, që janë të dy nën besën, urdhëresën dhe dëgjesën e Kishës së Romës. E simbas kësaj ata kanë argjipeshkvij, ipeshkvij, abatë, rregulltarë dhe kler të një grade më të ultë dhe të gradave më të vogla. Latinët kanë gjashtë qytete e po aq ipeshkvij. I pari quhet Tivar, që është argjipeshkvi, mandej vijnë Kotorri, Ulqini, Shasi, Shkodra e Drishti, dhe në këto qytete nuk banon tjetër përpos latinët dhe populli që ndodhet jashtë mureve. Kudo nëpër dioqezat e tyre ka arbëreshë, të cilët kanë katër qytete, d.m.th. Pultin e Madh, Pultin e Vogël, Sapën dhe Arbërinë.”

Nga ky autor është ruajtur edhe ajo fjalia që zakonisht citohet për të dëshmuar se shqiptarët kishin libra me alfabetin latin. Kjo fjali në gjuhën latine Licet Albanenses aliam omnino linguam a latina habeant et diversam, tamen litteram latinam habent in uso et in omnibus suis libris, është e njohur edhe nga përkthimi (1505) në gjuhën frenge Et ja soit les Albaniens ayent une autre langue diverse de celle des Latins, toutefois ils en usage et en tous leurs livres la lettre latine.[8] [9] Këtu zgjojnë interesim trajtat e stabilizuara të etnonimit në gjuhën latine dhe frenge, duke ushtruar pastaj ndikesë edhe në gjuhë të tjera, madje edhe në ato gjuhë që e kishin të stabilizuar bazën arb-, siç është serbishtja, per të pranuar trajtat me alb- (Albanci, Albanija, albanski).

Në këtë mënyrë dalin të qarta ekuivalentet gjuhësore edhe tek autorët e letërsisë së vjetër, siç shkruan edhe P. Bogdani: Regjenia e Arbënit: il Regno di Albania, ose mbë male të Arbënit: nei monti di Albania, kurse relatorët e Papatit, qofshin ata shqiptarë ose të huaj, janë gjithashtu konsekuentë në përdorimin e trajtës (latine) italiane si Albania, Albanesi, Albanenses, albanese, mirëpo edhe Arbania, Arbanensis.

Në gjuhët sllavishte

Për përdorimin e emrave nacionalë arbëresh dhe shqiptar te serbët, përkatësisht në gjuhën serbo-kroate, sikurse edhe në gjuhët e tjera sllave, i kemi shfaqur edhe më parë disa mendime të rastit në gazetën “Politika”,[10] për të theksuar një moment me rëndësi, se në leksikografinë jugosllave është dendësisht në përdorim forma Arbanas-Albanac, Arbanija, Albanija, si në fimksion të etnonimit, ashtu edhe në ftmksion të toponimit, të antroponimit dhe të patronimit. Kjo onomastikë në gjuhët sllave të Gadishullit Ballkanik, e ka rëndësinë e vet edhe për të konstatuar shtrirjen e toponimit, përkatëisht të etnonimit, të përdorur në trajtëa të shumta etnonimike, sidomos në trajta të antroponimisë, ojkonimisë, hidronimisë etj.

E. Çabej thotë në mënyrë decidive se serbët na kanë quajtur, dhe gjithë kohën na quajnë, Arbanasi, sikundër edhe sllavët e tjerë të Evropës Juglindore, kurse aromunët na quajnë Arbinesi.[11] Ky moment nuk është i rëndësishëm vetëm për të konstatuar se cila prej dy trajtave alb- apo arb- është më e vjetër në sllavishte, por edhe për një traditë mjaft stabile në përdorimin e këtij etnonimi te sllavët e jugut, sidomos te serbët (dhe te kroatët).

Në qoftë se në bazë të krahasimeve mund të konstatohet se përhapja e etnonimit ka ndodhur përpara depërtimit të sllavizmave në gjuhën shqipe, atëherë mund të arrijmë edhe deri te një përcaktim më i afërt kohor i përdorimit të këtij etnonimi fillimisht te serbët dhe bullgarët. Sidoqoftë, varianti Arbanas, bullgarisht Arbanasin, është përdorur pa ndërprerje në të gjitha kohët, ndonëse G. Majeri në ljalorin e tij etimologjik, tek emri Lab, Labëri gjen një metatezë (alb, Arbëri), e cila, sipas mendimit të tij, është kryer sipas ligjeve fonetike të sllavishtes. Megjithatë, kjo metatezë (lab/alb) nuk është bërë duke pasur për bazë etimonin arb, i cili do të jetë më i vjetër në gjuhën serbe edhe në kuptim të krahasimit të kësaj baze (stabile) në gjuhën shqipe, kështu që formimi i kësaj trajte – Labëri – sipas metatezës së supozuar nuk korespondon aspak me trajtën sllave (të dokumentuar) Raban (<Arban).

Në fakt, sllavët i kanë quajtur shqiptarët edhe me emrin Rabani, që është metatezë tjetër (arb/rab) e këtij emri, përkatësisht një alternacion i likuideve l:r: Raban, dhe gjuhën shqipe rabeneski, përkatësisht arbanaski (jezik), ku dukuria e metatezës me zanore ar/ra (Arban>Raban) tregon për trajtën mbase më të vjetër të Rabani, sikundër te Arba/Rab, Arsia/Rasa.[12]

Raban, sikundër edhe Arbanas, dokumentohen qysh nga viti 1198, në biografinë e shën Simeon Nemanjës, sipas së cilës, zhupani i madh i Serbisë, Stefan Nemanja, thotë: ”dhe shtiva në dorë nga krahina bregdetare tokën e Zetës me qytetet dhe nga Arëbanasët Pilotën (Pultin)”. Bashkë me këtë tekst riprodhohet gjithashtu një paragraf, ku bëhet i njëjti pohim me trajtën tjetër të këtij toponimi (etnonimi) ot Rabna Pilota oba.[13] Sh. Demiraj bën edhe një dallim tjetër në mes të këtyre dy trajtave sllave, duke thënë se trajta pa metatezë Arebanas duhet të ketë hyrë nëpërmjet shtresave të shkolluara, që janë përpjekur të mos i largohen shumë shqiptimit nga banorët vendas ose trajtës latino – italiane të saj,[14] kurse trajta mbi bazën rab do të ketë qenë disi më popullore. Këtë trajtë do ta përdor nja dy shekuj më vonë edhe Karl Topia, duke quajtur vetën ”rabanski gospodin”,[15] sepse, tekefimdit, edhe trajta Arbanasin është e njëjtë me këto dy gjuhë, mirëpo nga përdorimi i dy trajtave nuk kuptohet cila prej tyre do të jetë më e vjetër.

Serbët në atë kohë (shek. XII) edhe ishin të zotët e një pjese të vendit, dhe huazuan trajtën primare arb që ishte në përdorimin sporadik edhe në latinishten mesjetare Arbanenses (1166) dhe Arbanum (1204-1250) paralelisht me trajtën e formuar mbi bazën alb-. Duke vështuar këtë huazim në sllavishten, duhet thënë se ai nuk mund të kishte ardhur nga trajta greqisht, sepse në kohën e këtij huazimi (shek.XII) të pretenduar, do të kishte dhënë trajtën arv- (*Arvani),[16] kurse me bullgarishten, siç e përdor cari Jovan Aseni II Arbanaska zemja,[17]do të ketë një paralelizëm në emërtim.

Në fjalorin latinisht-kroatisht (Latino-Illyricorum onomatum aerarium) të J. Belloshtenec, të vitit 1740, emërtohet saktësisht “Albania” si Arbanashka zemlja, kurse “arbëneshi” si Arbanas, Arbanasin, që tregon stabilitetin e emërtimit në leksikografinë serbe dhe kroate. Në “Fjalorin” e Vukut (1818), përveç Arbanas, e gjejmë edhe leksemën Arnautin, (Arnautka, arnautski, arnautiti, arnau~enje), një variant turqisht, që u krijua nga forma greke Arbanit, Arvanit, Arnaut. Kjo formë (turqisht) [18] [19] nuk tregon stabilitetin traditor të formës mbi bazën arb-, që do të jetë e preferuar nga studiuesit e tjerë në të gjitha kohët. Prandaj edhe në këtë Fjalor (të Vukut) bëhet përmirësimi në botimin e dytë (18 52), [20] të zgjeruar e të përmirësuar.[21]Edhe në këngët popullore (serbe) përdoren këto trajta të etnonimit, por edhe Albanec, siç do të quhet ndonjëherë “Musa Arbanasi”.[22]

Këto dy variante (por jo edhe emërtimi Shiptar, për të cilën do të flasim më poshtë), që i gjejmë te Vuku dhe që më vonë do të stabilizohen dhe disi do të normalizohen, mbase më së tepërmi nën ndikimin e gjuhëve romane, në një formë të vetmen Albanac, Albanija, në serbo-kroatishten dhe në gjuhët e tjera sllave, nuk mund të jenë burimore sa i përket bazës arb-, e cila tregon burimësinë e vet, që është në lidhje me të njëjtën bazë në gjuhën shqipe. Në këtë pikëpamje shfaqet një pajtueshmëri e plotë tërthorazi shqipes, greqishtes (bizantine) dhe serbishten gjithherë mbi bazën arb-, siç e shënon, bie fjala, edhe Buzuku (1555) Arbanii. Prandaj, po e ndjekim zhvillimin e këtij emërtimi në leksikografmë sllave (serbe) për ta ndihmuar ndriçimin e përdorimit të saj edhe në Shqipërinë Veriore, ngase trajta toske me rotacizëm (arbër) në pjesën e derivatës (arb)an nuk do të depërtojë madje as në greqishten (arvanitis, shumës: arvanites), sepse këto trajta greke janë nga trajtat e vjetra shqipe, kur as rotacizmi nuk ishte i vlefshëm.

Në trajtën e tij etnonimi Arbanas te serbët do të jetë mbase i vjetër sa edhe përdorimi i tij në gjuhët romane Albanenses, Albanesi e Albania, që prej andej do të hyjë edhe në gjuhët e tjera evropiane. Kjo do të thotë se përpara përhapjes së kësaj trajte (neo) latine Albanenses, [23] Albania ose nga ajo kohë e gjejmë skr. Arban, Arbanas, Arbanasin, Arbanasac,[24] [25] [26] trajta këto që, sipas E. Çabejt, rrjedhin nga një zgjerim, sot i zhdukur, i shqipes me –as, formant me emra banorësh, si në vendas, beratas. 395 Në këtë mënyrë kuptohet se edhe në trajtën e zgjeruar (Arbanasac), etnonimi mund të krahasohet me trajtën e njëjtë (dhe me trajtat e ngjashme) në gjuhën shqipe.

Në Kosovë dhe më gjerë, gjatë mesjetës shfaqen trajtat Arbanas, Arbanash dhe Arbanesho në kuptim të etnonimit, por edhe në funksion të antroponimit dhe të toponimit, siç janë disa fshatra shqiptare në trevat e Kurshumlisë e të Nishit (Arbanas, Arbanashka Petrila, Arbanashka Brenica),[27] [28] pastaj në Maqedoni Arbinovo (afër Ohrit), Arbanasi (në Atishtë të Kërçovës) Arbanasi (afer Prilepit), Arbanasa, Arbanashko, Arbanashnica, por edhe Arbin e Arvati (Arbanti),[29] sikur edhe në Malin e Zi Arbanashka,[30] kurse P. Bogdani, në Parathënie të librit të tij “Çeta e profetëve” (1685), thotë se serbët e quajnë fenë katolike Arbanashka vera (pra këtu përdoret si mbiemër), çka do të thotë se nuk përjashtohet mundësia që në dokumentet sllave shqiptarët të quhen edhe latinë, siç mund të konstatohen në një kristobulë të manastirit të Shën Gjergjit afer Shkupit, më 1300.[31] Ç’është e vërteta, K. Jireçek, M. Shufllay dhe L.Thallocy theksojnë se edhe sllavët e Dalmacisë e të Malit të Zi, deri në kohët e vona, me emrin Arbanas kuptonin vetëm shqiptarin katolik.[32]

Ky diferencim mbi baza konfesionale është mjaft karakteristik edhe në Kosovë, sepse edhe nga dokumentacioni mesjetar, nga kancelaria e shtetit serb dhe nga institucionet kishtare ortodokse, si Arbanas, arbanashki (jezik) ose arbanashka (vera), siç shkruan P. Bogdani, dalin të shënuar vetëm shqiptarët katolikë, kurse shqiptarët ortodoksë, duke bërë pjesë në të njëjtin komunitet fetar dhe politik me serbët, shënohen zakonisht “serbë” në veri, ose “grekë” në jug, ashtu siç do të ndodhë më vonë me shqiptarët myslimanë, të cilët zakonisht do të konsiderohen dhe do të quhen “turq.” [33]

Në krahasim me shqiptarët ortodoksë (grekë dhe sllavë), shqiptarët myslimanë do ta braktisin vetë emrin arbën, duke u larguar edhe nga mënyra e jetesës vendase, sikur edhe nga formimi kulturor evropian, kështu që, për dallim nga shqiptarë ortodoksë, ata do të mburrën me emërtimin “turq.” Mirëpo, këto dallime nuk janë të natyrës gjuhësore, e cila në gjuhën serbe, sidomos në leksikografinë e saj, është stabile. Këtë moment me rëndësi për stabilitetin e traditës në përdorimin e këtij emri etnik në gjuhën serbokroate nuk e ka vënë në dukje as M. Moskovljeviq, në studimin e tij mbi emrat Albanac Arbanas – Shqiptar – Arnautin.[34]

Së këndejmi, përkundër përdorimit të dendur të trajtës mbi bazën alb– në gjuhën serbokroate, [35] [36] sot ekziston tendenca, që të ruhet edhe forma e vjetër dhe më e drejtë mbi bazën arb-. Këto momente i kuptojmë edhe nga Drejtshkrimi i gjuhës serbokroate, 406 ku e gjejmë vetëm “arbanaski i arbanaški”. Të përmendim këtu se edhe Henrik Bariqi, njëri prej albanologëve më të njohur ndër sllavët e jugut dhe themeluesi i Degës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Beogradit, [37] [38] në studimet e tij dhe në Fjalorin shqip-serbokroatisht (1950), përdor trajtën e formuar nga baza arb-, e jo alb- (Arbanas, arbanaski, Arbanija).

Përdorimi i dendur i trajtës turke Arnaut, arnautski 408 në kohën e sundimit turk, në zëvendësim me trajtën mjafl stabile (në leksikografi) Arbanas (Albanac), mund të ketë pasur edhe tendenca të ngjashme, sikur zëvendësimi i këtij emërtimi me atë shqiptar (šiptar), që do të bëhet më vonë vetëm për një pjesë të shqiptarëve, të pjesës së atyre shqiptarëve që u gjetën (jashtë kufijve të Shqipërisë) brenda kufijve të Jugosllavisë së dikurshme. Tendencat dihen dhe kanë të bëjnë me politikën aktuale që të krijohet ndarja dhe të bëhet dallimi edhe në emërtim nga ata “shqiptarë” brenda kufijve të Shqipërisë që (në gjuhën serbe) quhen Arbanasi ose Albanci.

Përdorimi i emërtimit “shqiptar” në gjuhën serbe nuk mund të ketë mbështetje në leksikologjinë e kësaj gjuhe, prandaj as që mund të gjejë arsyetimin shkencor në përdorimin e tij, pavarësisht nga përdorimi i kësaj trajte në gjuhën shqipe./drita.info

–  –  –

[1]F . Š i š i c, Ljetopis Popa Dukljanina, Beograd-Zagreb, 1928, 327.

[2]Krh. A. Solovjev, Nepoznat ugovor Dubrovnika s arbanaskim vladarem iz poëetka XIII veka, “Arhiv za društvene i pravne nauke” 27, Beograd, 1933, p.289.

[3]Ç a b ej, Studime etimologjike II, 68.

[4] E. Giordano, Fjalori i Arbëreshëve, 6.

[5]D e m i r a j , Gramatikë historike, 51.

[6]L u k a, Emri Albeinje – Albania, 156.

[7]A . Gorka, Anonymi descriptio Europae Orientalis, Cracoviae, 1917, p. 25.

[8] Me një ndryshim shpesh në literaturën albanologjike te fjala omnibus që gramatikisht është e drejtë kundrejt trajtës omnis, sikur e ka shënuar te: Shuteriqi, Shkrimet shqipe, p. 27.

[9] Krh. Zamputi, Dokumente, 1, p. 212 etpassim.

[10]E . S e d aj, Albanac i Šiptar, te: “Politika,” Beograd, më 26.08.1987, p. 19.

[11]Ç a b ej, Studime gjuhësore, III, 85.

[12]Š i m u n o v i ć, Istočnojadranska toponimija, 38.

[13]Krh. F. Miklusich, Monumenta Serbica spectantia historiam Serbiae Bosniae Ragusii, Vindobonae, 1858, p.4; Acta et diplomata, I, 37; Demiraj, Gramatike historike,

50.

[14]Ibidem.

[15]Acta et Diplomata, I, nr.375.; S . Ć i r k o v i ć, Albanci u ogledalu, te: “Iliri i Albanci”, p. 328; Siç dihet, trajta me metatezë rabenski (gospodin rabenski) është ruajtur edhe në mbishkrimin sllavisht të Karl Topisë (nga viti 1381) në një pllakë në Manastirin e Shën Gjonit afer Elbasanit. (Demiraj, Prejardhja e shqiptarëve, 186.)

[16]Ç ab ej , Studime etim.ll, 67.

[17]Lj. Stoj a no v i ć, Stare srpske povelje i pisma II, Beograd, 1934, p.205.

[18]Joannis Bellosztenecz, Gazophylacium seu Latino – Illyricorum onomatum aerarium…Zagrabiae, 1740.

[19]Krh. Lj. Kujundžiae, Srpsko-arnautski reënik, Beograd, 1902

[20]M u 1 a k u, Emrat etnikë, p. 78.

[21]Krh. Vuk St. Karadžise, Srpski rjeënik, u Beëu, 1852, botoi “Nolit”, Beograd, 1975

[22]Krh. Kristo Frashëri, Kush ishte Musa Arbanasi, te “Nëntori”, 9 (1989), Tiranë, 1989, pp.130-143.

[23]Përdorimin e këtyre emrave në latinishten mesjetare shih te: Acta et Diplomata, I, passim.

[24]Š i m u n o v i ć , Istočnojadranska toponimija, 165.

[25]Ç a b e j , L’ancien nom, 38.

[26]Dr. R. D o ç i, Antroponomia e shqiptarëve, 34 et passim.

[27]P u 1 a h a, Popullsia shqiptare, 25.

[28]Krh. Dr. Qemal Murati, Etimologjia e emrit të sotëm të qytetit të Ohrit, te: “Flaka e vëllazërimit”, më 9.11.1991, Shkup, 1990, p. 18.

[29]Krh. DrRexhep Doçi, Onomastika iliro-shqiptare në Maqedoninë e sotme, te: “Shqiptarët e Maqedonisë,” Shkup, 1994, pp.51-65.

[30]I. Aj et i, Kërkime gjuhësore, p.349.

[31]S . & i r k o v i x, Albanci u ogledalu, p. 333.

[32]P u 1 a h a, Popullsia shqiptare, 18, dhe literaturën që citon ai.

[33]   P u 11 a h a, Popullsia shqiptare, p. 18.

[34] Pogrešna upotreba nekih naziva, “Naš jezik”, IX, sv. 5-6 (1958), Beograd, 1958, pp. 154- 158.

[35]  Krh. Iliri i Albanci (pp. 375.), në të cilën vepër zakonisht përdoret etnonimi mbi bazën alb- (Albanci, albanski).

[36]  Pravopis srpskohrvatskog jezika, MS-MH, Novi Sad-Zagreb, 1983, p. 132.

[37]  Krh. Arhiv za arbanašku starinu, jezik i etnologiju, Beograd, 1923, 1925, 1926

[38]  Krh. Dr. /Eiro Truhelka, Arnautske priče, Sarajevo, 1905

Shpërndaje

Comments are closed.

« »