Përfundon Mariatona 2018 e Radio Marisës së Kosovës me moton Gëzimi i ungjillëzimit

Aug 3 • Kisha në Kosovë

Të dashur miq të Radio Marisë, ju sjellim një Panoramë (në disa pjesë), të Projektit Mariatona 2018, 

 ‘’Gezimi i Ungjillezimit’’, të mbajtur nga Radio Maria e Kosovës përgjatë muajve maj, qershor dhe korrik në Ipeshkvin e Kosovës.

Në ditët në vijim do të ju sjellim prezantimin e këtij aktiviteti, në disa pjesë.

 

Rrugëtim nën shoqërinë e Virgjerës Mari – për radio Marinë e Kosovës

Tashmë e përmbyllëm edhe këtë “VRAPIM” solidariteti në ndihmë të përçimit të Zërit të Radio Marisë në sa më shumë vende të botës, Mariatonës 2018.

MARIATONA 2018, ka pasur një moto mjaft domethënëse këtë vit, “GËZIMI I UNGJILLËZIMIT”, ju të dashur dhurues, përmes ndihmës tuaj e keni pasur rastin ta ndienit gëzimin e të dhuruarit, e përmes këtij gëzimi jeni bërë pjesë e dhurimit të një gëzimi edhe më të madh, atë të krijimit të mundësisë së për ta pranuar këtë GËZIM edhe shumë njerëz në nevojë fizike e shpirtërore për ta njohur-takuar këtë gëzim te haresë, apo ngushëllues përmes Valëve të kësaj Radio, me Misionin më të veçantë, që ju dedikohet ju të dashur  

 

Ne, Radio Maria e Kosovës, këtë vit kemi organizuar një Mariatonë gjatë një periudhe me të zgjatur kohore. Duke filluar nga data 4 maj e deri me 22 korrik 2018. Së bashku me

Radio Marinë Botërore i jemi bashkuar Familjes së madhe të Radio Marive në tërë boten, ku së bashku me Ju vrapuam në shërbim të këtij Misioni përmes këtyre dy projekteve të përzgjedhura:

 

MARIAtonen e filluam me Kremtimin e Meshës shenjte në Kishën e Shën Ndout këtu në Ulpianë, Prishtinë, ku gjendet edhe Radio Maria me studiot e veta. Nga ku përmes mikrofonit i inkuadruam dhe bashkëbiseduam me Meshtarët përfaqësues të famullive të Ipeshkvisë së Kosovës  si dhe Meshtarët Misionarë në  Misionet e Ipeshkvisë tonë në Europë. Ku u bashkëbisedua për rëndësinë që e ka Radio Mari në shërbim të vet misionit të Kishës.

 Vullnetarët tanë, bazamenti dhe shtylla e ekzistencës së Radio Marisë kudo në botë, edhe kësaj radhe nuk u kursyen që të ishin shembull i punës me dashuri e përkushtim në Shërbim të Nënës tonë qiellore, Virgjërës Mari.      

  

 

   Mariatona radiofonike u përmbyll me datën 06 maj, me një përvojë e program të drejtëpërdrejt për tri ditë radhazi me nga 12 orë program, një sfidë e përvojë shkëlqyer.

 

 Po të njëjtën ditë e filluam Mariatonen nëpër famulli, duke nisur me Bekimin e marrë nga Shenjtërorja e Letnicës, prej ku u nis dikur edhe Shenjtëresha jonë nisi rrugëtimin e saj Misionar, Nëna Tereze.

 

  1. 6 maj, Letnicë Hapja Zyrtare e Mariatonës në Ipeshkvinë e Kosovës, u bë më kremtimin e   Meshës Shenjte në Shenjtëroren e Letnicës, me pjesëmarrjen e shumë shtegtarëve që kishin shtegtuar në muajin e devocionit kushtuar  Virgjërës Mari, muajin Maj. Një pritje e ngrohtë mirëseardhëse nga famullitari Don Marjan Lorenci dhe Don Aleksandër Kola, nga ku morëm mbështetje dhe falënderim nga shumë besimarë që patëm rastin t’i takonim. Si gjithmonë vullnetarët tanë në famulli janë mjaft

aktiv, me këtë rast do të falënderoja  Kristella Nikolla, Ana Gjoni, Aurora Jakun, si dhe bashkëpuntorët tanë Dedë Palokaj dhe Marjan Sebaj Sopi.

 

  1. 8 maj, Gjakovë – Të Martën e 8-të të Shën Ndout, vazhduam në një Shenjtore tjetër, atë të Shën Ndout në Gjakovë. Kremtë me numër shumë të madh të pjesëmarrësve, siç ndodhë çdo vit në të 13-të të martat kushtuar Shenjtit Shna Ndue. Një takim plot gëzim me shumë besimtarë dëgjues të të dy radio Marive që dëgjohen në rrafshin e Dukagjinit. Njerëz bujarë, që dhuronin nga ajo që kishin, e që të sillte në mendje shëmbëlltyrën evejushës. Nga ky takim mësuam atë për të cilën flasim shpesh ne, valët e radios, arrijnë atje ku shpesh e kemi të pamundur të arrijmë ne fizikisht. E ne, tani pasi që e mbulojmë Rrafshin e Dukagjinit me frekuencen 2 MHz, kuptuam që përmes Zërit tonë jemi pjesë e shumë familjeve dashamirëse të Mesazhit që e përçon Radio Maria, atë të dashurisë, e të paqes. Në këtë organizim na ndihmuan dhe i falënderojmë përzemërsisht të gjithë ata që janë pjesë dhe shërbejnë në Kuvendin Françeskan. Vullnetarët tanë në famulli, dhe bashkëpunëtorët e famullisë: Monika Gjoklaj, Merita Raja, Donika dhe Arta Jetishi, Marigona Ukaj, Kristian Karaqi dhe Drenusha Gjinin.

 

  1. 10 maj, Berdosanë – Nga festa në festë, me gëzim, kështu mund ta përshkruajmë vazhdimin e Mariatonës në Kishën filiale të famullisë së Doblibares, në Berdosanë. Festa e ‘’Të Ngriturit të Jezu Krishtit në Qiell’’. Kisha e bukur, që të ofronte ngrohtësinë e shtëpisë, e ngritur në një natyrë të bukur, në mes te fshatit, e rrethuar me plot banorë, një Kishë e gjallë në mes njerëzish. Në kremte morën pjesë numër mjaft i madh i besimtarëve, e që binin në sy shume shtegtare nga famullitë për rreth, Meshen e udhëhoqi Drejtori i Karitasit të Kosovës dhe famullitari i Ferizajit, Don Viktor Sopi. Besimtarët me shumë dashamirësi u afruan tek këndet informuese të Radio Marisë së Kosovës. Patëm rastin të bashkëbisedonim, të dhuronin dhe të merrnim informatat se sa është e rëndësishme për ata Radio Maria. Falënderim i veçantë për bashkëpunimin ju takon famullitarit Don Albert Jakaj, ndihmësit të tij Don Pashk Danit si dhe Motrave të rregullit Bijat e Dashurisë Hyjnore që shërbejnë në famulli. Vullnetarëve tanë: Kristian Karaqi, Artan Gecaj (për instalimin e internetit), Pal Përgega, Marigon Ukaj dhe Drenusha Gjini.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përgatiti: Arbina Gecaj, koordinatore e Radio Marisë.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »