Imzot Dodë Gjergji Diasporës: Ju jeni ambasadorët tanë në vendet e Europës!

Aug 4 • Kisha në Kosovë

Tashmë për disa vite me radhë në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, Ipeshkvia e Kosovës organizon ditën e Diasporës me 1 gusht, me qëllim të takimi të besimtarëve tanë që jetojnë dhe punojnë jashtë atdheut, në vende të ndryshe të botës, me Kishën e origjinës në Kosovë.  

Me këtë takim dhe meshë, ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji ka dashur të ketë një lidhje edhe me të ngushtë me besimtarët, të bashkohet me ta për ta falënderuar Zotin për jetën dhe veprimtarinë e tyre kudo që janë, për të shprehur mirënjohjen e të gjithëve që në mënyra të ndryshme janë pjesë e zhvillimit të vendit dhe kishës sonë. Është një gjeste dashurie e Bariut për grigjën e vet, ata janë pjesë e pandashme e kësaj kishe dhe shpirtërisht jemi të bashkuar, pavarësisht se vendeve të ndryshe ku besimtarët jetojnë.

Mesha e shenjtë u kremtua në ora 11:00, e udhëhequr nga ipeshkvi ynë Imzot Dodë Gjergji në bashkëmeshim me misionarët tanë që veprojnë në misionet tona në Europë dhe meshtarët tjerë të pranishëm në këtë meshë falënderimi.

Në pretkun e rastit ipeshkvi theksoi se kisha e jonë, gjatë muajit korrik dhe gusht, kur besimtarët tanë vijnë në nga mërgimi në atdhe janë muaj të festës, pasi kemi shumë gëzim, dasma, fejesa, takime, projekte, dhe këtij gëzimi i bashkohemi edhe ne me këtë meshë falënderimi për ju, që Zoti tu bekojë, tu ruajë, e tu përcjellë në jetën tuaj.

Pasi falënderoj për pranin e tyre sot dhe për meshtarët misionarë që kujdesën shpirtërisht dhe kulturalisht për jetën e tyre në vendet e Europës ku jetojnë, ipeshkvi ju tha dhe i porositë që të jenë ambasadorët e vendit dhe të kishës sonë në ato vende. Ju jeni imazhi i kishës sonë në shtetet ku jetoni, përmes jush do të na njohin neve, si kishë e si popull, prandaj na përfaqësoni me dinjitet e gëzimin e fesë që e keni trashëguar prej të parëve. Ne ju kemi gjithnjë në lutje tona. Ndërmjetësia e Shën Nënë Terezës nxjerrtë gjithnjë hire e bekime prej Zotit për familjet e juaja!

Mbas meshe u shtrua një koktej rasti ku të gjithë se bashku kaluam momente gëzimi duke shkëmbyer përshëndetje e duke takuar persona që na kishte ndarë gyrbeti, por na bashkon Kisha dhe Atdheu./drita.info

Përgatiti: Don Nikson Shabani

Shpërndaje

Comments are closed.

« »