Zemra e lirë nga çdo dëshirë tokësore

Aug 9 • Meditimi i ditës

9 gusht 2018 – E enjte, Shën Terezja Benedikta e Kryqit (festë), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Oz 2,16b.17b.21-22; Ps 44; Mt 25,1-13)

 

Prania e Hyjit

Me të filluar këtë kohë lutjeje të qetë, gjeje një vend të rehatshëmpër t’u ulur me shpinëdrejt dhe këmbët lëshoji në tokë. Lejoji vetes ta vësh refrymëmarrjen tënde ndërsa vazhdon të marrësh frymë normalisht. Merr frymë. Qite frymën jashtë.

 

Liria

Zoti e njeh lirinë time, ajo për të nuk është e huaj.

Shpirti i Zotit është ai që u jep jetë dëshirave më të thella të zemrës sime,

që më udhëheq pa rënë në sy drejt të gjitha të mirave.

Lutem për hirin e shenjtë që të lejoj të çlirohem nëpërmjet Shpirtit të Zotit.

 

Ndërgjegjësimi

O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe fjetje.

Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.

Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë o ngjarje që më prek, që më flet pikërisht për mua.


Mt 25, 1-13


1”Atëherë Mbretëria e qiellit do t’u përngjajë dhjetë virgjërave, të cilat i morën dritëzat e veta e i dolën para dhëndrit. 2 Pesë prej tyre ishin marroqe e pesë të mençura. 3 Tashti, këto marroqet, morën me vete dritëzat, por nuk morën vajin. 4 Ndërsa ato të mençurat, morën me vete bashkë me dritëzat e veta edhe vaj në enë.

5 Pasi dhëndri u vonua, u kotën të gjitha dhe i zuri gjumi. 6 Rreth mesnatës u dha lajmi: ‘Ja, dhëndri! Dilini përpara!’ 7 Atëherë të gjitha virgjërat u çuan dhe i rregulluan dritëzat e veta. 8 Atëherë marroqet u thanë të urtave: ‘Na jepni prej vajit tuaj se po na ndalen dritëzat.’ 9 Të mençurat u përgjigjën: ‘ Assesi! Që të mos na mungojnë neve dhe juve, më mirë shkoni te tregtarët e bleni për vete!’

10 Kur ato shkuan të blejnë, erdhi dhëndri e ato që ishin gati, hynë bashkë me të në dasmë dhe u mbyll dera. 11 Më vonë ia behën edhe virgjërat e tjera e thanë: ‘Zotëri, o zotëri, na e çel derën!’ 12 Por ai iu përgjigj: ‘Përnjëmend po ju them: nuk ju njoh!’

13 Prandaj: rrini zgjuar se nuk e dini ditën as orën!”


Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Shën Edith Stein është një figurë e shpresës në botën e sotme kur jemi në kërkim të kuptimit shpirtëror. E lindur hebraike, ajo kaloi nëpër një periudhë ateizmi, pastaj u bë filozofe. Kaloi në katolicizëm dhe u bë zëri kryesor i grave të krishtera në Gjermaninë e Hitlerit. Pastaj u bë murgeshë Karmelitane. Kur u rrethua me motrën e saj nga nazistët, ajo tha: “Eja, Rosa, shkojmë për popullin tonë.”
  • Edith Stein vdiq si një martire. Fjalët e saja të fundit, përpara se të dërgohet në dhomat e gazit të Aushvicit në vitin 1942, ishin: “Në qoftë se do ta ndjekësh Shpëtimtarin me pastërtinë e zemrës, zemra jote duhet të jetë e lirë nga çdo dëshirë tokësore. Jezusi, i kryqëzuar, dëshiron jetën tënde në mënyrë që të ta japë të tijën.” Koha e saj e tmerrshme e formoi madhështinë e saj. Marrshim zemër nga një jetë e tillë.
  • Duhet të jemi të përgatitur pa marrë parasysh se çfarë mund të ndodhë në jetë. A jam i/e mençur? A e mbaj shtëpinë time të pastër dhedritëzën ndezur për kthimin e Zotërisë? O Zot, na jep dhuratën e madhe të mençurisë që të përgatitemi mirë për ardhjen tënde. Na mëso që të marrim hapa të vegjël që do të na forcojnë në dobësinë tonë. Na jep vizion që do të na ndihmojë t`i mbajmë sytë tanë të përqendruar në ty, thesarintonë të jetës.  

 

Bashkëbisedimi

“Rrini zgjuar – mos flini.“
Janë fjalët e tua drejtuar nxënësve para mundimit dhe vdekjes.
E di, o Zot, se do të qëndrosh pranë meje
dhe do të vigjilosh të gjitha ditët e jetës sime.

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »