Programi i Zojës së Madhe në Letnicë 2018
Po e publikojmë programin e plotë të përgatitjes – nënditëshi dhe treditëshi – dhe festës së Zojës së Letnicës, që Ipeshkvia e jonë e ka përgatitur për sivjet. Duke e parë një përgatitje të bukur dhe të pasur, ju ftojmë të gjithëve të na bashkëngjiteni në këto ditë përgatitjeje dhe në festën e Zojës së Letnicës, në të cilën sivjet do të përkujtohet një simbolikë e madhe e rëndësishme: 90-vjetori i nisjes së Nënë Terezës nga Shkupi drejt Indisë së largët, për të shëruar plaktë e të varfërve ndër më të varfër. Me këtë rast, në Vigjilje të festës do të shtegtojë Drita e Qiriut të Nënë Terezës nga Katedralja Shën Nënë Tereza në Prishtinë për në Letnicë.
Nëntëditëshi në nder e lavd të Zojës së Letnicës
Pasi këtë vit, gjatë muajit tetor 2018, do të mbahet Sinodi i Ipeshkvijve që ka për temë diskutimi dhe shqyrtimi të rinjtë, saktësisht temën: Të rinjtë, feja dhe shqyrtimi i thirrjes, edhe ne si Kishë në Kosovë do ta përcjellim me shumë kujdes këtë aktivitet kishtar, pasi edhe ipeshkvi ynë do të jetë atë sinodal në këtë Sinod. Nisur nga kjo, kemi vendosur që përgatitjen për festën Të Ngjiturit të Shën Marisë Virgjër në Qiell – Zoja e Letnicës, përkatësisht përgatitjen tradicionale nëntëditore ta përqendrojmë tek baritorja e të rinjve, të mbështetur tek dokumentet përgatitore për Sinodin në fjalë.
Meshët gjatë nëntëditëshit do të jenë në ora 19:00
Dita e parë, e hënë, 06. 08. 2017
Tema e homelisë: Sfidat dhe nevojat e të rinjve në botën e sotme.
Kremtuesi: Don Mikel Sopi
Dita e dytë, e martë, 07.08. 2017
Tema e homelia: Edukimi i tërsishëm i të rinjve.
Kremtuesi: Don Kolë Dedaj
Dita e tretë, e mërkurë, 08. 08. 2017
Tema e homelisë: Feja dhe shqyrtimi i thirrjes.
Kremtuesi: Don Albert Demaj
Dita e katërt, e enjte, 09. 08. 2017
Tema e homelisë: Të rinjtë dhe të moshuarit – një raport kujdesi dhe trashëgimie.
Kremtuesi: Don Pal Tunaj
Dita e pestë, e premte, 10. 08. 2017
Tema homilisë: Udhëheqja shpirtërore e të rinjve në Kishë sot.
Kremtuesi: Don Izidor Llukiq
Dita e gjashtë, e shtunë, 11. 08. 2017
Tema homelisë: Gëzimi i ungjillit dhe të rinjtë.
Kremtuesi: Don Lush Gjergji
Dita e shtatë, e diele, 12. 08. 2017
Tema e homelisë: Të rinjtë dhe roli ungjillëzues në bashkësinë e krishterë.
Kremtuesi: Imzot Dodë Gjergji
(Këtë ditë do të jenë pagëzimet e katekumenëve të Ipeshkvisë sonë, prandaj është caktuar ipeshkvi ta kremtojë meshën)
Dita e tetë, e hënë, 13. 08. 2017
Tema homelisë: Familja – vend i privilegjuar për edukimin e të rinjve.
Kremtuesi: Don Izak Dodes
Dita e nëntë, e martë, 14. 08. 2017. Vigjilja e festës. Mesha në ora 19:00.
Kremtuesi: Imzot Dodë Gjergji
Triditëshi në gjuhën kroate
Më 12. 08. 2013, ora 17:00 – Don Mato Palić
Më 13. 08. 2013, ora 17:00 – Don Davor Topić
Më 14. 08. 2013, ora 17:00 – Don Viktor Sopi
Adhurim me të Shenjtërueshmin Sakrament
Gjatë nëntëditëshit do të ketë adhurim për çdo ditë (6 – 13 gusht), nga ora 21:00 – 22:00. Gjatë kësaj kohe do të jetë edhe mundësia për rrëfim. Adhurimin do ta udhëheqin meshtarët në këtë renditje:
Dita e parë, e hënë, 6 gusht: Don Marjan Lorenci
Dita e dytë, e martë, 7 gusht: Don Jeton Thaqi
Dita e tretë, e mërkurë, 8 gusht: Don Kastriot Idrizi
Dita e katërt, e enjte, 9 gusht: Don Viktor Sopi
Dita e pestë, e premte 10 gusht: Don Aleksandër Kola
Dita e gjatë, e shtunë, 11 gusht: Don Daniell Markprekaj
Dita e shtatë, e diele, 12 gusht: Don Lush Gjergji
Dita e tetë, e hënë, 13 gusht: Don Kolë Dedaj & Don Marjan Topalli
Dita e nëntë, e martë, 14 gusht: Don Shtjefën Dodes
Takimi me të rinj
Më 11 gusht, në ora 20:30 do të jetë takimi me të rinj, i udhëhequr nga Don Daniell Markprekaj.
Mesha me të sëmurë
Mesha kushtuar të sëmurëve, do të jetë të shtunën, me 11 gusht, në ora 11:00, të cilën do ta prijë Imzot Zef Gashi. Kjo meshë do të jetë e përgatitur për të sëmurët, për t’iu mundësuar edhe atyre një përkujdesje pastorale që të mund ta përjetojnë festën sa më mirë. Pas meshe do të shtrohet një koktej, për të bashkëndarë edhe momente të lira me ta.
14 gusht – Vigjilja e Festës
Ora 11:00: Mesha e shenjtë në përkujtim të shugurimit të Shenjtërores. Meshës i prinë Don Marjan Lorenci.
Ora 13:30: Në Kishën e Zemrës së Krishtit në Viti bëhet nisja e shtegtimit tradicional këmbë, drejtë Shenjtërores së Letincës. Shtegtimit i prinë Bariu i Kishës Katolike në Kosovë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji. Sivjet, ky shtegtim ka një domethënie të veçantë pasi do të bartet Qiriu i Nënë Terezës nga Prishtina, të cilën ipeshkvi e ka sjellë nga varri i Nënë Terezës në Kalkuta, e që përkon me 90 vjetorin e nisjes së Shën Nënë Terezës nga Shkupi për Indi.
Ora 17:00: Pritja solemne e Ipeshkvit dhe shtegtarëve në Shenjtërore.
Ora 17:30: Mesha në gjuhën kroate, i prinë Don Viktor Sopi.
Ora 19:00: Mesha e Vigjiljes në gjuhën shqipe: i prinë Ipeshkvi i Kosovës SH. T. Imzot Dodë Gjergji. Pas meshe do të jetë procesioni tradicional me truporen e Zojës Lurdit, gjatë së cilit do të bartet Qiriu i Nënë Terezës.
Ora 21:00 – 22:00: Pastoral për shtegtarë të komunitetit Rom (udhëheq nga Don Izidor Llukiq)
Ora 22:00-24:00: Adhurim, lutje dhe meditim (udhëheq Don Shtjefën Dodes).
15 gusht – Dita e Festës
Ora 07:00: Mesha në gjuhën shqipe
Ora 09:00: Mesha në gjuhën kroate, i prinë SH. T. Imzot Zef Gashi
Ora 11:00: Mesha solemne e Festës.
I prinë SH. T. Imzot Dodë Gjergji, ipeshkvi i Kishës sonë.
Pas meshe procesioni tradicional me truporen e Zojës së Letnicës.
16 gusht – Shën Rroku
Ora 09:00: Mesha në Shasharë.
Ora 11:00: Mesha në Letnicë.
Zoje Letnicës – lutu për ne!
« Don Lush Gjergji: Anton Çetta ishte kirurg shpirtëror i shqiptarëve Ku angazhohem dhe harxhoj energjinë time? »