Jezusi, bukë me shije

Aug 12 • Meditimi i ditës

12 gusht 2018 – E diela 19 gjatë vitit (B), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet i ditës: 
1 Mbr 19, 4-8; Ps 33; Ef 4, 30-5, 2; Gjn 6, 41-51)

 

Prania e Hyjit
Para se të fillosh tërheqjen tënde shpirtërore, pusho një moment duke i lënë mënjanë shpërqendrimet.

Qetësohu dhe fokusoje mendjen dhe zemrën tënde në praninë e dashur të Zotit,

I cili është me ty ndërsa po nisesh në këtë rrugëtim.

 

Liria
Lehtë është të biesh në grackën e pasurisë së kësaj bote.

Më jep hirin, o Zot, që të mund të jem i/e lirë nga lakmia dhe egoizmi.

Më përkujto se gjërat më të mira në jetë janë falas – gratis.

Dashuria, buzëqeshja, përkujdesja dhe bashkimi.

 

Ndërgjegjësimi
Më ndihmo, o Zot, që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm për praninë tënde.

Më mëso se si të të dalloj në të tjerët.

Ma mbush zemrën me falënderim për të gjitha ato momente

kur përmes njerëzve të tjerë e ke treguar kujdesin për mua.

 

Fjala
Në gjendjen momentale të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me besim.
Beso se Shpirti Shenjt është i pranishëm
dhe që ai mund të të frymëzojë për të zbuluar atë çka po të flet ky tekst i sotshëm.
Lexo, dëgjo me vëmendje dhe me kuptim; përgjo çfarë po ndodhë në zemrën tënde.


Gjn 6, 41-51

41 Judenjtë murmurisnin kundër tij pse tha: “Unë jam buka që zbriti prej qiellit.” 42 Ata thoshin: “Vallë, a nuk është ky Jezusi, biri i Jozefit? Po, a nuk ia njohim babain e nënën? Si mund të thotë tani: ‘Kam zbritur prej qiellit?’“

43 Jezusi iu përgjigj:

“Mos murmurisni me njëri-tjetrin!

44 Askush s’mund të vijë tek unë,

po qe se Ati, që më dërgoi, nuk e tërheq.

Atë unë do ta ringjall në ditën e fundit.

45 Profetët shkruan:

‘Të gjithë do të jenë nxënës të Hyjit.’

Kushdo, pra e dëgjon Atin

dhe e përvetëson mësimin e tij,

vjen tek unë.

46 Kjo s’do të thotë se ndokush e pa Atin,

përveç Atij që është te Hyji;

vetëm Ai e pa Atin!

47 Përnjëmend, përnjëmend po ju them:

ai që beson, ka jetën e pasosur.

48 Unë jam buka e jetës.

49 Etërit tuaj hëngrën manën në shkretëtirë dhe vdiqën.

50 Kjo është buka që zbret nga qielli:

që, kush ta hajë atë,

të mos vdesë askurrë.

51 Unë jam buka e gjallë

që zbriti prej qiellit:

nëse ndokush ha këtë bukë,

do të jetojë për amshim.

E buka që unë do ta jap

është trupi im

‑ për jetën e botës.”


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • “Askush s’mund të vijë tek unë, po qe se Ati, që më dërgoi, nuk e tërheq.”  Nëse Jezusi ka të drejtë, ti vetëm dëgjoje këtë pasazh, sepse Hyji po ta sjell në këtë kohë dhe vend. Si ndihesh kur e dëgjon këtë?
  • Imazhi i bukës është i përditshëm, diçka që ushqen, mbështet dhe na mundëson të rritemi. Për çfarë dhe për kë ke nevojë në jetën tënde, ditë për dite, që të jep forcë për të vazhduar tutje?
  • A të kujtohet ndonjë kohë kur një copë bukë ishte pikërisht ajo që ty të nevojitej? Lejo që ky kujtim të të kthehet përsëri i gjallë tani.

    Dëgjoje pjesën e ungjillit përsëri, dëgjoje Jezusin duke të premtuar jetën e përjetshme.

 

Bashkëbisedimi
Çdo ditë jam i/e ftuar në tryezën eukaristike për të ngrënë Bukën e jetës së amshuar.

A i afrohem kësaj tryeze me apati apome zemër të gëzuar?

Kur janë hapur sytë e miherën e fundit dhe e kam njohur Krishtin nëthyerjen e bukës?

Merre një moment për të falënderuar Hyjin tani, sepse çdo gjë që mund të ndodhë sot, do të të ndihmojë të jesh plotësisht i gjallë.

 

Përmbyllja
O Zot, e di që fjalët nuk janë të nevojshme kur të drejtohem ty.

Ti shikon në thellësinë e zemrës sime.

I njeh dëshirat dhe nevojat e mia.

Po lëshohem në duart e tua.

Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »