EKSKLUZIVE: Shtegtimi i Dritës së Nënë Terezës në Letnicë

Aug 13 • Kisha në Kosovë

Shumë të nderuar besimtarë,

miq dhe njerëz vullnetmirë!

 

Nesër, më 14 gusht 2018, do të festojmë 90-vjetorin e shkuarjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës në Kalkuta.

Për të shënuar këtë jubile të rëndësishëm të jetës së Shën Nënë Terezës, Kisha Katolike në Kosovë, e prirë nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, organizon shtegtimin e Dritës së Qiriut të saj nga Katedralja Shën Nënë Tereza në  Shenjtëroren e Letnicës.

 

Programi i shtegtimit të Dritës:

Ora 13:30: Nisja e shtegtimit të Dritës nga Kisha e Zemrës së Krishtit në Viti drejt Shenjtërores së Letnicës. Shtegtimit në këmbë (rreth 11 km) i prinë Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës, i shoqëruar nga meshtarë, rregulltarë e besimtarë.

Ora 16:30 – 17:00: Arritja në Shenjtëroren e Letnicës dhe pritja nga Rektori i Shenjtërores me besimtarë. Vendosja e Dritës në Shenjtërore dhe lutja.

Ora 19:00: Mesha e Vigjiljes së Festës së Zojës.

Ora 20:00: Procesioni i Dritës rreth objekteve të Shenjtërores së Letnicës (rreth 30 min.)

 

Duke e parë domethënien dhe kuptimin e shtegtimi të Dritës në këtë Jubile të jetës së Nënë Terezës, Ju ftojmë të gjithëve të na bashkëngjiteni në këtë ngjarje të rëndësishme për Kishën dhe popullin tonë./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »