A lejoj të mësoj nga Jezusi?

Aug 18 • Meditimi i ditës

18 gusht 2018 – E shtune, Shën Flori e Lauri, MOMENT I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Ez 18,1-10.13.30-32; Ps 50; Mt 19,13-15)

 

Prania e Hyjit

Të gjithë kemi nevojë që të pushojmë pak prej ngjarjeve të përditshme.

Dhe e dimë që trupi ynë ka nevojë për pushim.

Kur të afrohemi ty, o Zot, zemra dhe mendja jonë gjejnë freskim,

shpirti ynë sërish lartësohet.

 

Liria

O Zot, ma ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Ma jep hirin që të mund të jem i/e lirë nga çdo formë urrejtjeje dhe padurimi.

Ma kujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.

 

Ndërgjegjësimi

Më ndihmo, o Zot, që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm/e për praninë tënde.

Më mëso se si të të shoh në të tjerët.

Ma mbush zemrën me falënderim për të gjitha ato momente

kur nëpërmjet njerëzve të tjerë e ke treguar kujdesin tënd për mua.

 

Fjala

Në gjendjen momentale të shpirtit koncentrohu në tekstin e sotshëm me mirëbesim.

Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm

dhe që ai mundet të të frymëzojë për ta zbuluar çfarë po të flet ky tekst i sotshëm.

Lexo me vëmendje dhe me të marrit vesh; përgjo çfarë po ndodhë në zemrën tënde.

 

Mt 19, 13-15

 

13 Atëherë i sollën disa fëmijë të vegjël që t’i bekonte e të lutej mbi ta; porse nxënësit u bërtisnin. 14 Atëherë Jezusi u tha:

“Lërini fëmijët e mos ua ndaloni të vijnë tek unë! Sepse atyre që janë si këta u përket Mbretëria e qiellit.”

15 E, pasi i bekoi, u largua prej andej. 

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi është një njeri me zemër të ngrohtë që dëshiron t`i përqafojë fëmijët e vegjël dhe është i frymëzuar nga gjestet spontane të prindërve që i sjellin fëmijët e tyre për të marrë bekimin.
  • Përsëri, dishepujt, nxënësit e Jezusit sillen gabimisht. Gjestet e prindërve i shohin si problematike; i konsiderojnë të panevojshme, të tepërta. Duket se nxënësit janë bërë si ata që ne do t`i quanim “industria e sigurisë”, që e ngritnin ndjenjën e tyre të rëndësisë dhe i mbronin idetë e veta; mënyra e tyre e të menduarit dhe mënyra e Jezusit nuk përputheshin.
  • A bëj pjesë edhe unë te dishepuj e Jezusit që nuk i kuptojnë vërtet gjestet e Jezusit? A lejoj të mësoj nga Jezusi?
  • Ndoshta do të duhej të isha më i/e kujdesshëm para se t`i them Jezusit se çfarë është e rëndësishme, ose mund t`i vë re njerëzit të cilët janë familjarizua me zemrën e Jezusit.

Kur i lejoj Fjalës së Hyjit që të endet përmbi preokupimet e mia, atëherë mund të ndodhë gjithçka, sepse ai është Hyj që befason. Me rëndësi është që mos ta fshehë kaosin tim të brendshëm nga Fjala e Hyjit dhe nga vetvetja.

E lexoj, e dëgjoj pjesën e Ungjillit edhe një herë, nëse duhet disa herë. Ndalem në pjesë të tekstit që më lënë më shumë përshtypje. I lëshohem fuqisë së fjalëve.

 

Bashkëbisedimi

Jezus, gjatë qëndrimi tënd në tokë gjithmonë me gëzim i ke pranuar fëmijët e vegjël.

Më mëso që të kem mirëbesim, mbështetje fëmijërore në ty.

Që të jetoj me vetëdije se kurrë nuk do të më braktisësh.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ati yne… 
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »