Besimi në drejtësi, paanësi dhe të vërtetën

Aug 28 • Meditimi i ditës

28 gusht 2018 – E martë, Shën Augustini, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2 Sel 2,1-3.14-17; Ps 95; Mt 23, 23-26)

 

Prania e Hyjit
Kur jam i grishur të rri me mikun,

mezi pres të takohem me të dhe e ndiej veten se më bëhet nder.

Kur më grish Hyji që ta kaloj një moment në afërsinë e tij,

Ai dëshiron që ta njoh dhe ta ndiej dashurinë e tij.

Me fe dhe shpresë e hapi mendjen dhe zemrën para Hyjit,

Dhe e lus që të më ndihmojë që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm/e për dashurinë dhe praninë e tij.

 

Liria
Duhet të shkëputem nga zhurma; të ngrihem mbi zhurmën;

zhurmën që ndërpret marrëdhënien e lidhur, që krijon ndasi.

Duhet t`i kthehem dëgjimit të Hyjit.

 

Ndërgjegjësimi
Jetoj në një rrjetë të ndërthurur me marrëdhënie – me lidhje të shumta me natyrën, me njerëz, me Hyjin.

I vërej këto marrëdhënie dhe falënderoj për jetën që rrjedhë përmes tyre.

Disa prej këtyre marrëdhënieve janë dëmtuar, disa janë rënduar, disa janë prishur:

Ndoshta për shkak kësaj ndihem i/e mërzitur, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.

Lutem për hirin e pranimit dhe faljes.

 

Fjala
Kujtohu çka je duke bërë para se ta dëgjosh Fjalën e Zotit dhe çka dëshiron nga ky takim.

Hyji është i pranishëm dhe për shkak se Hyji është I Pranishmi mbështetesh në Hyjin.

Lexoje, dëgjoje leximin e sotëm nga Shkrimi Shenjt
dhe lejoji vëmendjes sate të pushojë nëdisa pjesë të tij.


Ps 96(95),10-13

 

10 Shpallni ndër paganë: “Mbret është Zoti”!

Ai e mban botën që të mos shkatërrohet;

i gjykon popujt me drejtësi.

11 Galdo, o qiell! Gëzo, o tokë!

Le të buçasë deti me ç’ka në të,

12 le të gëzojë fusha me ç’gjendet në të,

le të gërthasin me hare lëndët e pyjeve,

13 para fytyrës së Zotit, sepse Ai po vjen,

sepse po vjen për të gjykuar tokën!

Do ta gjykojë botën me drejtësi,

do t’i gjykojë popujt me të vërtetën e tij.


Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pjesë e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

 “Shpallni ndër paganë: Mbret është Zoti!” Disa njerëz sot e shohin këtë lloj imazhi – këtë lloj gjuhe – pak si të modës së vjetër ose kohës ‘patriarkale’. Të tjerë do të thoshin se është mirë, sepse i vë politikanët në vendin e tyre dhe tregon se kush është në të vërtetë në krye të botës. Por si ndihesh ti përballë këtij imazhi të Hyjit si ‘mbret’? A e sheh ti kështu Hyjin?

  • Ky psalm shpesh herë e përsërit premtimin se Hyji do të vijë për të sjellë drejtësi, paanësi dhe të vërtetën. Si të flet kjo profeci ty? A është kjo edhe shpresa jote – besimi yt? Cilat situata, cilat vende, cilët njerëz i njeh që janë duke klithur te Hyji që të vijë dhe t’i vendosë gjërat drejtë?Ndërsa e lexon, e dëgjon psalmin përsëri, shiko nëse mund ta imagjinosh, ta paramendosh atë që psalmi e përshkruan – mënyrën se si i gjithë krijimi gëzohet me ardhjen e Hyjit.\

Bashkëbisedimi

Çfarë dëshiron t`i thuash tani Zotit – Mbretit, sjellësit të drejtësisë dhe të së vërtetës, Krijuesit? Tregoji këtij Hyji çfarë mendimesh dhe ndjenjash ka nxitur në ty kjo kohë lutjeje.

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »