Zoti kurrë nuk është larg

Sep 8 • Meditimi i ditës

8 shtator 2018 – E shtunë, Ditëlindja e Shën Marisë Virgjër, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: Mik 5, 1-4 ose Rom 8, 28-30; Ps 12, Mt 1, 1-16.18-23)

 

Prania e Hyjit
Zot i dashur, më ndihmo që të hapem krejtësisht me ty,
sepse tani po i lë anash të gjitha brengat e mia.
Mbushi mendimet e mia me paqe, me dashurinë tënde.

 

Liria
Duhet të shkëputem nga zhurma; të ngrihem mbi zhurmën;
zhurmën që e ndërpret marrëdhënien e vendosur, zhurmën që shkakton ndasi.
Duhet t`i kthehem dëgjimit të Hyjit.

 

Ndërgjegjësimi
Të jesh i/e vetëdijshëm/e për diçka do të thotë këtë edhe ta vëresh.
O Zot, më ndihmo që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e se ma ke dhuruar jetën;
Faleminderit për këtë dhuratë të jetës.
Më mëso se si të koncentrohem dhe të jem i/e qetë dhe të kënaqem në sendet që i ke krijuar për mua.
Ta vërej bukurinë që më rrethon,
mrekullitë e majave të maleve, qetësinë e liqenit, thyeshmërinë e gjethes së lules…
Gjithmonë duhet qenë i/e vetëdijshëm/e se të gjitha këto vijnë prej teje.

 

Fjala
Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj, ta dëgjoj Fjalën e Zotit me vëmendje,
dhe do të ndalem aty, në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më rrëmben, që më flet personalisht.

 

Mt 1,1-6.18-23

 

1 Breznitë e Jezu Krishtit, të birit të Davidit,

të birit të Abrahamit.

2 Abrahamit i lindi Izaku.

Izakut i lindi Jakobi.

Jakobit i lindi Juda dhe vëllezërit e tij.

Judës i lindi prej Tamarës Faresi dhe Zara.

Faresit i lindi Esromi.

Esromit i lindi Arami.

4 Aramit i lindi Aminadabi.

Aminadabit i lindi Naasoni.

Naasonit i lindi Salmoni.

5 Salmonit i lindi prej Rahabës Boozi.

Boozit i lindi prej Rutës Jobedi.

Jobedit i lindi Jeseu.

6 Jeseut i lindi Davidi mbret.

Davidit i lindi prej ish‑gruas së Urisë Salomoni.

18 Lindja e Jezu Krishtit ndodhi kështu:

Maria, nëna e tij, pasi u fejua me Jozefin, para se të banonin së bashku, u gjend shtatzënë për virtyt të Shpirtit Shenjt.

19 Tashti Jozefi, i fejuari i saj, pasi ishte njeri i drejtë e nuk donte ta çnderonte botërisht, mendoi ta linte fshehtazi. 20 Posa në mendjen e vet vendosi të bëjë kështu, ja, iu duk në ëndërr engjëlli i Zotit dhe i tha: “Jozef, biri i Davidit, mos ki frikë ta marrësh Marinë, të fejuarën tënde, sepse foshnja që është zënë në të, u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt. 21 Ajo do të lindë djalë e ti ngjitja emrin Jezus, sepse Ai do ta shëlbojë popullin e vet prej mëkateve të tij.” 22 E gjithë kjo ndodhi që të shkonte në vend fjala e Zotit e thënë nëpërmjet profetit:

23 “Ja, Virgjëra do të mbesë shtatzënë e do të lindë një djalë,

të cilit do t’ia ngjesin emrin Emanuel ‑

që do të thotë: Hyji me ne!


 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Emanuel do të thotë “Hyji me ne”. Kjo është deklarata nga më ngushëllueset që kam dëgjuarndonjëherë. Shpesh herë jam i/e vetmuardhe përmallohem për shoqëri. Mund të ndihem sikur nuk është askush rreth meje.Kjo veçanërisht ndodh kur njeriu bëhet i moshuar dhe ndihet sikur është i vetëm në këtë pjesë të udhëtimit të jetës. Por ja ku e kemi Lajmin e mirë: Hyji është me mua! Në këtë është shpëtimi: Hyji kurrë nuk është larg.
Ky mesazh përsëritet vazhdimisht në Shkrimin Shenjt, prandaj do ta marr seriozisht, ashtu siç bënë Maria dhe shumë të tjerë. Në vend që të ik nga vetmia, kur vjen ajo do ta kuptoj atë si një rast, mundësi për të qenë me Hyjin. Hyji është me mua– dhe unë do të jem me Hyjin!
 
E falënderoj Hyjin për “Momentin e Shenjtë”që ma mundëson çdo ditë që Hyji dhe unë të takohemi.

 

Bashkëbisedimi
Zot, ti më njeh më mirë se unë e njoh veten time. 
Shpirti yt e përshkon çdo moment të jetës sime.
Faleminderit për hirin dhe dashurinë që e ndikon mbi mua.
Faleminderit për ftesën tënde të vazhdueshme, të butë për të lejuar të hysh në jetën time.
Më fal për momentet kur e kamrefuzuar atë ftesë, dhe e kam mbyllur veten para teje. 
Më ndihmo që gjatë ditës të vij, ta njoh praninë tënde në jetën time, të ta çelzemrën, që të lejoj të veprosh në mua, për lavdinë tënde më të madhe.

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. O Zot,në nivelin personal dhe në historinë tonë njerëzore, ballafaqohem me stuhi të llojeve të ndryshme të cilat arrijnë tek unë. Në mesin e skenarëvetë tillë pasiguria e ankthi më jep sy për të parë ty. Zgjo në mua besimin në praninë tënde besnike, në ty që je Zoti-me-ne. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Shpërndaje

Comments are closed.

« »