Jezusi bëri gjithçka mirë
Prania e Hyjit
Për të hyrë në praninë e dikujt nevojitet që me sinqeritet t`i afrohem i/e tillë siç jam.
Në këtë moment, Hyji është këtu dhe më pret.
Hyji gjithmonë më afrohet i pari, dëshiron të më njohë më shumë se miku im më i miri.
Ndalem një moment dhe e përshëndes Hyjin që më do.
Liria
Ka pak njerëz që e kuptojnë
ç`do të mund të bënte Hyji me ta
po të dorëzoheshin në duart e tija
dhe t`i lejonin që t`i formojë hiri i tij. (Shën Injaci)
Lutem për hirin e dorëzimit të tërësishëm në dashurinë e Hyjit.
Ndërgjegjësimi
Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie – lidhje me natyrën, me njerëzit, me Zotin.
I vërej këto marrëdhënie dhe falënderoj për jetën që qarkullon përmes tyre.
Disa nga këto marrëdhënie janë deformuar, disa rrënuar, disa ndërprerë:
Ndoshta për këtë arsye ndihem i/e mërzitur, i/e pikëlluar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.
Lus për hirin e pranimit dhe faljes.
Fjala
Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje, dëgjoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë nëdisa pjesë të tij.
Mk 7, 31-37
31 Pastaj [Jezusi] doli prapë nga krahina e Tirit, e nëpër Sidon, erdhi drejt detit të Galilesë në krahinat e Dekapolit.
32 I sollën një shurdhaman që mezi fliste dhe iu lutën ta vërë dorën mbi të. 33 Ai e ndau prej popullit veçmas, ia futi gishtërinjtë e vet në veshë, me pështymë të vet ia preku gjuhën, 34 i drejtoi sytë kah qielli, psherëtiu dhe i tha: “Effatha ‑ që do të thotë: “Çelu!” 35 E menjëherë iu çelën veshët e iu zgjidh pengesa e gjuhës dhe foli rrjedhshëm.
36 Jezusi u urdhëroi të mos i tregojnë askujt. Por, sa më tepër që ai ua ndalonte, ata aq më tepër e shpallnin. 37 Të mrekulluar mbi çdo masë thoshin:
“Gjithçka bëri mirë!”
“Ky po bën të dëgjojnë të shurdhërit e të flasin memecët!”
Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:
- Sot dëgjojmë se si njerëzit ‘iu luten’ Jezusit të vinte duart mbi këtë njeri për shërim. A mund ta kujtosh ndonjë kohë kur e ke ndjerë këtë trazim, dëshirë të madhe që Jezusi ta shëroj dikë, ose ndoshta veten tënde? Le të vijë ajo kohë tani në mendjen tënde. Çfarë ndjenje të kujton ky trazim në ty?
- Ndërsa ai e shëron këtë njeri, Jezusi përdor shprehjen “Effatha”, që do të thotë “Çelu”. A ka ndonjë fushë në jetën tënde ku të duhet t`i lejosh Jezusit të vijë dhe ta çelë, ndoshta sfera që i ke mbyllur kohë më parë?
Bashkëbisedimi
« Jesusi i tha: “Effatha” – që do të thotë: “Çelu!” Ligji i dashurisë e mposht sundimin e ligjit »