Ta duash armikun – pse unë?

Sep 13 • Meditimi i ditës

13 shtator 2018 – E enjte, Shën Gjon Gojarti, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1 Kor 8, 1b-7.11-13; Ps 138; Lk 6, 27-38 )

 

Prania e Hyjit
Zoti është Shpirt; Shpirti jep jetë.

Hyji është burimi i gjithë jetës, ai në të cilin jetojmë, lëvizim dhe ekzistojmë.

Ndërsa shikoj përreth meje tani, tek njerëzit rreth meje, a mund ta ndiej praninë e Hyjit?

A mund ta ndiej Shpirtin e Shenjtë të Hyjit këtu? Në këta njerëz? Tek unë?

 

Liria

Në realizimin e lirisë së brendshme më së shpeshti më bllokon prirja ime

që lejoj të robërohem nga frika dhe duke pritur atë se çka do të nevojitej apo duhej të isha.

Reagimet e mia të zakonshme më pengojnë që t`i kërkoj fusha të ndryshme të zhvillimit dhe rritjes sime.

Lutem për një ndjenjë më të madhe të lirisë së brendshme

dhe që të mund të arrij diçka të re nga ajo çka Hyji kërkon prej meje.

 

Ndërgjegjësimi
Në praninë e Hyjit që më njeh në mënyrë intime,
Dhe më pranon krejtësishtashtu si jam,
Mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertënë lidhje me mënyrën se si jam duke e ndier veten.
Si ishte dita e djeshme?
Si po e ndiej veten në lidhje me atë që kam përjetuar,
Dhe se si jam përgjigjur?
I ndaj ndjenjat e mia haptazi me Zotin.

 

Fjala

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.


 

Lk 6, 27-38

 

Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet:

27 “Por po ju them juve që më dëgjoni:

‘Duajini armiqtë tuaj,

bëjuni mirë atyre që ju urrejnë,

28 bekojini ata që ju mallkojnë, lutuni për ata që dijekeqas ju mundojnë’.

29 Atij që të bie njërës faqe, ktheja edhe tjetrën! Atij që ta rrëmben pallton, mos ia ndal as këmishën! 30 Secilit që lyp prej teje, jepi, e atij që merr gjënë tënde, mos i kërko ta kthejë!

31 Si dëshironi t’ju bëjnë juve njerëzit, ashtu bëjuni edhe ju atyre!

32 Nëse i doni vetëm ata që ju duan, çfarë merite të veçantë pritni? Sepse edhe mëkatarët i duan dashamirët e vet. 33 Edhe nëse, [pra] u bëni mirë vetëm atyre që ju bëjnë mirë, çfarë merite të veçantë pritni? Aq bëjnë edhe mëkatarët. 34 E në qoftë se u huazoni vetëm atyre, prej të cilëve shpresoni se do t’ju kthejnë, ç’shpërblim do të keni? Edhe mëkatarët u huajojnë mëkatarëve, por që t’u kthehet aq sa dhanë.

35 Por ju duajini armiqtë tuaj, bëni mirë e huazoni pa pritur se do t’ju kthejnë gjë. Kështu do të jetë i madh shpërblimi juaj dhe do të jeni bijtë e të Tejetlartit Zot, sepse ai ua do të mirën edhe mosmirënjohësve e të këqijve.

36 Bëhuni edhe ju të mëshirshëm sikurse (edhe) Ati juaj është i mëshirshëm.”

37 “Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni! Mos dënoni e nuk do të dënoheni! Falni e do të gjeni falje! 38 Jepni e do t’ju jepet: masë e mirë, e dendur, e tundur, me grumbull do t’ju jepet

nën sqetullën tuaj: sepse me atë masë që të matni, do t’ju matet edhe juve në kthim.”


 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi po kërkon shumë këtu. ‘Duaji armiqtë e tu’ është e lehtë të thuhet, por shumë e vështirë të bëhet. Mund ta përfytyrosh auditorin e tij duke dëgjuar dhe duke menduar: “Lëre tani, askush nuk i do armiqtë e vet”. Megjithatë ekziston një e vërtetë e pamohueshme – çdokush mund t’i dojë njerëzit që ua kthejnë dashurinë; çdokush mund të ‘jetë i mirë’ për njerëzit që janë të këndshëm ndaj tyre. Kjo vjen natyrshëm. Por a mund të bëj ndonjë gjë më mirë se ajo që vjen natyrshëm? A mund ta ndiej Zotin duke më kërkuar më shumë se kjo?
  • Dhe Jezusi prek një tjetër të vërtetë këtu: nëse jep dashuri, tregon kujdes ose mirësjellje vetëm kur mund të jesh i/e sigurt se ajo ka për t`u kthyer, kjo nuk është mirësjellje e vërtetë, nuk është kujdes i vërtetë, nuk është dashuri e vërtetë që je duke dhënë. Dashuria e vërtetë nuk është një punë, një transaksion. Dashuria e vërtetë jepet lirisht. Ku në jetën time e shoh që Hyji më fton të dua më shumë – siç më thotë ungjilli?

Gjatë kohës që e lexon këtë fragment përsëri, imagjinoje Jezusin duke të të shikuar në sy, duke të vështruar me dashuri dhe duke t`i thënë këto fjalë.

 

Bashkëbisedimi

Jezusi është i pranishëm këtu tani, kështu që bashkëbisedo me të për atë se si ajo çka ai thotë ndërlidhet me jetën tënde – me mënyrën se si ti jeton dhe me mënyrën si ti dashuron.

 

 

Përmbyllje

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Jezus, ti sërish e rrotullon të menduarit tonë. Dashuriandaj armiqveështë në kundërshtim me natyrën e njeriut, por kjo është pikërisht ajo që ti kërkon prej nesh.

O Zot, unë jam, siçthua ti, “mëkatar”, – kur të tjerët më lëndojnë e mbyll zemrën time para tyre dhe i ndëshkoj siç di më së miri. Tani po kërkon prej meje t`i pranoj armiqtë në zemrën time dhe të kem mëshirë për ta.

O Zot, po të lus, ma ndrysho zemrën ose kurrë nuk do të bëhem “bir i Tejetlartit.” Bëj që ta kaloj kohën duke menduar se sa i mëshirshëm je ndaj mejeedhe kur jam “mosmirënjohës dhe i mbrapshtë.” Kjodo të më ndalë para se të filloj t`i gjykoj dhe dënoj “armiqtë” e mi. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »