Kryqi – Zoti e di se çka po heq

Sep 14 • Meditimi i ditës

14 shtator 2018 – E premte, Lartësimi i Kryqit të Shenjtë (festë), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Nr 21,4-9 ose Fil 2,5-11;  Ps 77; Gjn 3,13-17)

 

Prania e Hyjit

‘Zoti Jezus ia mohoi vetvetes – e përuli vetveten, prandaj edhe Hyji e lartësoi tesve.’

Kur e dëgjoj këtë fjalë, gjatë kohës që hyj në lutje sot, a mund ta sjell vetveten me përvujtëri përpara Atit, ashtu siç bëri Jezusi, dhe ta vendos vetveten plotësisht në duart e tij?

 

Liria

Hyji më do pa kushte,
Dhe më tërheq kahgjithçka që është e mirë,
Duke më sjellë në plotësinë e jetës.
I kërkoj Shpirtit Shenjtë që të ma hapë zemrën time,
Në këtë mënyrë mund t`i përgjigjem lirshëm
lëvizjes së Shpirtit në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

Në këtë moment, o Zot, po i drejtoj mendimet e mia kah Ti.

I lë mënjanë punët dhe preokupimet e mia.

Pushoj dhe rifreskohem në praninë tënde, o Zot.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje, dëgjoje tekstin nga Ungjilli i sotëm
dhe lejoji vëmendjes sate të pushojë nëdisa pjesë të tij.


Fil 2,5-11

 

5 Kini në ju po ato ndjenja që ishin në Krishtin Jezus:

6 i cili, edhe pse me natyrë Hyj,

barazinë e vet me Të

nuk e çmoi si një visar që s’mundet pa të,

7 por ia mohoi vetvetes

e mori natyrën e shërbëtorit

dhe u bë i ngjashëm me njerëz

dhe, për kah pamja e jashtme,

dukej vetëm njeri.

8 E përuli vetveten

duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje,

mu deri në vdekjen në kryq.

9 Prandaj edhe Hyji e lartësoi tesve

dhe i dha emrin që është mbi çdo emër

10 që në Emër të Jezusit

të përkulet çdo gju

i atyre që janë në qiell, në tokë e në nëntokë

11 dhe çdo gjuhë të dëshmojë:

‘Jezu Krishti është Zot!’

Në nder të Hyjit Atë.

 


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Leximi i sotëm transmeton një ndjenjë të fortë të personit të Jezusit dhe frymëzon një dëshirë për t’iu shërbyer të tjerëve në dobi të tyre, ashtu siç bëri Jezusi. Kjo dëshirë ndoshta është tashmë e pranishme në ty, ndoshta tashmë e dukshme të paktën në disa pjesë të jetës tënde. Ku e sheh veten, ndoshta edhe pa dashje, duke iu përgjigjur të tjerëve me brengosje të sinqertë për mirëqenien, të mirën e tyre?
  • Në cilat aspekte të jetës tënde do të dëshiroje që një bujari, që e sheh që është tashmë atje, të rritet? Si, me fjalë të tjera, dëshiron të jesh më shumë si Krishti në qëndrimin tënd ndaj të tjerëve dhe botës rreth teje?
  • Vetëm reflekto, ndërsa e dëgjon përsëri pjesën e Shkrimit shenjtë, ç`u bë me lirinë e Jezusit kur i përgjigjet vullnetit të Hyjit që të frymëzon.

 

Bashkëbisedimi

Ndoshta, tani, mund t’i kërkosh Zotit atë që ke nevojë në mënyrë që bujaria jote të mund ta lirojë veten tënde dhe të tjerët nga vetë-preokupimi i pafrytshëm.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Po të kishin humbur të gjithë ungjijtë, përveç rreshtit “Hyji aq fort e deshi botën sa që dha një të vetmin Birin e vetkështu që, secili që beson në të, të mos birret, por të ketë jetën e pasosur.” (Gjn 3,16), kjo do të ishte e mjaftueshme për t`i dhënë shpresë njerëzimit! Këtu hasim në qendrën e ungjillit – Lajmit të mirë: dashurinë epafund të Hyjit ndaj nesh, e dëshmuar duke dërguar Birin për të na marrë dhe çuar në jetën e amshuar. Pjesa tjetër e Besëlidhjes së Re është komenti i kësaj të vërtete.

I kaloj disa momente duke u ndalur në faktin se pavarësishtdhimbjes, ligësisë dhe mëkatit të çdonjërit, duke më përfshirë edhe mua, Hyji na do përjetësisht. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »