(Sh)ndërrim vizionesh

Sep 16 • Meditimi i ditës

16 shtator 2018 – e diela 24-të gjatë vitit (B), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 50, 5-9a; Ps 114; Jak 2, 14-18; Mk 8, 27-35)

 

Prania e Hyjit

“Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rënd dhe unë do t`ju çlodh“.

Ja ku jam, o Zot.

Kam ardhur ta kërkoj praninë tënde.

Shumë e dëshiroj fuqinë tënde shëruese.

 

Liria

Po të donte Hyji të më thoshte diçka, a do të mund ta dëgjoja?
Po të dëshironte të më jepte zemër dhe të më sfidonte, a do të mund ta vëreja këtë? 
Lus për hirin e çlirimit nga brengat personale
dhe çiltërinë se çka dëshiron Zoti të më komunikojë.

 

Ndërgjegjësimi

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i vetëdijshëm dhe mirënjohës

Për të gjitha bamirësit që m`i ke dhuruar.

Gjithmonë ta ndajë këtë bekim me të tjerët.

 

Fjala

E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik pikë për pikë, fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.


Mk 8, 27-35

 

27 Jezusi u nis me nxënësit e vet drejt fshatrave të Cezaresë së Filipit. Udhës i pyeti nxënësit e vet:

“Çka thonë njerëzit, kush jam unë?”

28 Ata iu përgjigjën:

“Disa thonë se je Gjon Pagëzuesi, disa të tjerë Elia, disa të tjerë prapë se je njëri ndër profetët.”

29 Atëherë i pyeti ata:

“Po ju, kush thoni se jam?”

“Ti je Mesia!” ‑ iu përgjigj Pjetri.

30 Ai u urdhëroi rreptësisht të mos ia tregonin askujt këtë gjë për të.

31 Atëherë filloi t’u shpjegojë se Birit të njeriut i duhet të pësojë shumë; se pleqtë, kryepriftërinjtë e skribët do ta përbuzin; se do të vritet dhe se do të ngjallet pas tri ditësh. 32 Ua tha këto krejt haptas. Atëherë Pjetri e ndau në një anë e zuri ta qortojë. 33 Jezusi u soll, shikoi nxënësit e vet dhe i bërtiti Pjetrit: “M’u hiq sysh, he djall, se nuk ke ndër mend punët e Hyjit, por punët e njerëzve!”

34 Atëherë grishi popullin bashkë me nxënësit e vet dhe u tha:

“Nëse ndokush dëshiron të vijë pas meje, le t’i bjerë mohit vetvetes, ta marrë kryqin e vet e të më ndjekë. 35 Sepse, ai që do ta shpëtojë jetën e vet, do ta bjerrë, përkundrazi, ai që do ta bjerrë jetën e vet për mua e për Ungjill, do ta shpëtojë.


Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Kjo është një skenë e dhimbshmesë pari Pjetri e refuzon Jezusin, pastaj Jezusi e refuzon PjetrinMund të ndajmë së bashku me Pjetrin dhimbjenpër shkak sekush prej nesh do të mund të duronte që miku ynë më i mirë të pësojë dhe vritet? Por Jezusi i thotë Pjetrit se planet e Zotit janë shumë më të mëdha se sa mund t`i merrte ai me mend.
  • Dikush një herë pat thënë se ëndrrat e Hyjit vijnë tek ne  madhësi të mëdha. Merr kohë që ne t`iu përshtatemi atyre. Si qëndron puna me rritjen time të brendshmeA ka ndonjë moment që kam pushuar së rrituri, prandaj Hyji nukmund të veprojë në mënyrë kreativenë mua?
  • O Zot, bëj që të jem i/e hapur ndaj ëndrrave të tuatë pafund, edhe nëse ato përfshijnëndryshime dhe dhimbjedhe në fund, vdekjenKjo është rruga për tgëzimi i përjetshëm.

 

Bashkëbisedimi

A jam duke i vërejtur reagimet e mia gjatë kohës kur lutem në bazë të Shkrimit Shenjt?

A është ajo për mua sfidë, ngushëllim apo më shtynë të largohem?

Ndërsa e paramendoj Jezusin se është ulur apo qëndron pranë meje,

me mirëbesim, si mikut tim më të mirë, i flas për ndjenjat e mia.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Do të kujdesem që në të ardhmen asgjë mos ta pengojë bisedën time me Zotin. Kurrfarë libri, kurrfarë këshille nuk mund t`i përgjigjen pyetjes që ma bën Jezusi: “Po ti ç`thua kush jam unë (për ty)?” Përgjigjen duhet ta jap vetë.

Pyetjes se kush është Zoti për ty do t`i përgjigjem me jetën time; të tjerët shohin çfarë flas dhe bëj. O Zot, bëj që besimi im në ty të jetë i dukshëm në fjalët dhe veprat e mia. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »