Autoriteti, përvujtëria apo besimi?

Sep 17 • Meditimi i ditës

17 shtator 2018 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1 Kor 11, 17-26.33; Ps 39; Lk 7, 1-10)

 

Prania e Hyjit

E pranishme për mua është ajo që ndikon në ekzistencën time.

E kundroj praninë e Hyjit që gjithmonë është pranë meje me dashuri,

në mesin e shumë gjërave që po ashtu ndikojnë në mua.

Ndalem dhe lutem që t`i lejoj

që të ndikoj në ekzistimin tim, në jetën time, në këtë moment.

 

Liria

Lutem për hirin e fesë, të besoj

në gjithë atë çfarë do të mund të bëhesha dhe të bëja

vetëm po t`i dorëzohesha Hyjit, atij që krijon gjithçka nga dashuria,

që të vazhdojë të më krijojë, udhëheqë dhe formojë.

 

Ndërgjegjësimi

O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe fjetje.

Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.

Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet ashtu ta dëgjoj në mënyrë që ta ndjej çfarë dëshiron të më thotë.

E lexoj, e dëgjoj tekstin, pastaj vërej ç`po ngjan në zemrën time…


Lk 7, 1-10

 

1 Pasi i kreu të gjitha këto fjalë të drejtuara popullit, hyri në Kafarnaum. 2 Një centurion e kishte shërbëtorin të sëmurë në fill të vdekjes. Shërbëtorin e kishte fort për zemër. 3 Centurioni, kur dëgjoi për Jezusin, dërgoi disa kryepleq judenj që ta lusin të vijë e t’ia shërojë shërbëtorin. 4 Ata, kur arritën te Jezusi, zunë t’i luten e t’i përluten:

“Meriton t’ia kryesh këtë nder 5 sepse e do popullin tonë. Ai na e ndërtoi edhe sinagogën.”

6 Jezusi shkoi me ta. E kur ishte jo fort larg shtëpisë, centurioni dërgoi miqtë e vet për t’i thënë:

“Zotëri, mos u mundo më tepër se nuk jam i denjë të hysh nën pullazin tim 7 ‑ prandaj edhe nuk e çmova veten të denjë të të dal përpara, por vetëm jep urdhër me një fjalë dhe shërbëtori im do të shërohet. 8Sepse edhe unë, ndonëse jam vetëm njeri që varem prej tjetërkujt, prapë kam nën urdhër ushtarë dhe i them njërit: ‘Shko!’ ‑ dhe ai shkon, një tjetri: ‘Eja!’ ‑ dhe ai vjen; shërbëtorit tim: ‘Bëje këtë!’ ‑ dhe ai e bën.”

9 Jezusi, kur i dëgjoi këto fjalë, u mrekullua, u kthye kah populli që po e ndiqte dhe i tha: “Po ju them: as në Izrael nuk e gjeta një fe kaq të madhe.”

10 Kur të dërguarit u kthyen në shtëpi, e gjetën shërbëtorin shëndoshë e mirë.


Ç` dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Centurioni ishte një njeri me autoritet, por një person i përvuajtur dhe një person me besim. Cilën nga këto – autoriteti, përvujtëria apo besimi – e vlerëson më shumë dhe e do më së shumti?
    Kryepleqtë hebrenj besuan në fuqinë e Jezusit për të shëruar, kështu bëri Centurioni. Çfarë beson kur është në pyetje fuqia e Jezusit për të të shëruar ty? Çfarë shërimi do prej tij?
  • Kryepleqtë e quajtën Centurionin “të denjë” – e meritonte. Sa i denjë ndihesh të kërkosh dhe të marrësh ndonjë favor nga Jezusi?
  • Dëgjoje sërish leximin, dhe këtë herë, kushtoji më shumë vëmendje Centurionit. Vë re se si ai do dhe vepron nga dashuria.

 

Bashkëbisedimi

Çfarë dëshiron, pikërisht në këtë moment, të kërkosh nga Jezusi?

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty. A s`ështëhabitëse të vëzhgosh centurionin, këtë “të huaj” që është me një mendje me Krishtin dhe aq i shqetësuar përshërbëtorin e vet? A po më lë Jezus ta kuptoj se unë duhet vetëmtë të pyes dhe se ti do të më ndihmosh?

Edhe pse shikojmë vetëm përmes xhamit të errësuar, ne e dimë se ti, o Jezus, je disi i ndjeshëm dhe i vëmendshëm ndaj çdo fëmije të shpërndarë të Hyjit. Statusi i kësaj bote s`do të thotë për ty asgjëNë këtë histori, që e meditova, unë mund të jem ai shërbëtori që po vdes, që dëshpërimisht ka nevojë për ndihmë. Ose mund të jecenturioniqë ndërmjetëson me lutje për tjetrin.Pa marrë para sysh se në çfarë mënyre lutem mbi këtë skenë,rezultati befasues i lutjes mos qoftë i humbur për mua. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »