Sa i vendos dhuratat e mia në shërbim të të tjerëve?

Sep 18 • Meditimi i ditës

18 shtator 2018, E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1 Kor 12, 12-14.27-31a; Ps 99; Lk 7, 11-17)

 

Prania e Hyjit

Jezusi pret për të hyrë në zemrën time, në heshtje dhe pa rënë në sy.

Ai vjen me dashuri dhe fuqi të pamasë.

Më përshkoftë gëzimi që jam në afërsinë e tij.

 

Liria

O Zot, dëshiroj që kësaj radhe të përgatitem mirë.

Dëshiroj të jem plotësisht i/e gatshëm/e, i/e ndjeshëm/e dhe i/e vërë në dispozicion për ty.

Të lutem, më ndihmo që t`i sqaroj dhe t`i pastroj qëllimet e mia.

Në mua ekzistojnë aq shumë dëshira kontradiktore.

I lejoj vetes që të ngarkohem me gjëra që nuk janë të vlefshme dhe që prishen.

E di që nëse ta dorëzoj zemrën time, çfarëdo që të bëj, do ta ndjek zemrën time të re.

Dhe gjithçka që kam bërë sot, gjithçka që do të bëj sot,

të gjitha takimet, përsiatjet – madje edhe frustrimet dhe ndjenjat e mia,

veçanërisht në këtë kohë të lutjes, në tërë jetën time, mund t`i dorëzoj në duart e tua.

O Zot, jam i yti/e jotja. Bëj me mua çfarë të duash.

 

Ndërgjegjësimi

Duke iu kthyer detyrave të mia të përditshme,

ma kujto, o Zot,

se je gjithmonë pranë meje.

Kurrë nuk duhet të dëshpërohem.

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e mbledhur vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutjepër të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrëntënde. Nëse je në dhomë, mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllurpërdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o ZotJa ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, dëgjo, lut.

 


1 Kor 12, 12-14.27-31a

12 Dhe njëmend, sikurse një trup i vetëm ka shumë gjymtyrë e të gjitha gjymtyrët e trupit, edhe pse shumë ‑ nuk trajtojnë veçse një trup të vetëm ‑ ashtu edhe Krishti.13 Vërtet, në një të vetmin Shpirt Shenjt të gjithë jemi pagëzuar për të qenë një trup i vetëm, si hebrenjtë ashtu grekët, si robërit ashtu edhe të lirët dhe të gjithë e kemi shuar etjen në të njëjtin Shpirt Shenjt.

14 E trupi nuk është prej një gjymtyre, por prej shumë gjymtyrësh.

27 Tashti, ju jeni trupi i Krishtit dhe, secili prej jush gjymtyrë e tij.

28 Kështu Hyji disa në Kishë i caktoi: më parë apostujt, së dyti profetët, së treti mësuesit; pastaj vjen dhurata e mrekullive, pastaj ajo e shërimeve, e kujdesimit, e drejtimit shpirtëror, dhurata e gjuhëve të ndryshme. 29 A thua të gjithë janë apostuj? Të gjithë profetë? Të gjithë mësues? A thua të gjithë bëjnë mrekulli? 30 A thua të gjithë e kanë dhuratën e shërimeve? A thua të gjithë flasin gjuhët? Të gjithë shpjegojnë?

Dëshironi dhuratat më të shkëlqyeshme!

Dhe ja, po ju dëftoj më të shkëlqyshmen udhë!


Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Të gjithë jemi të bashkuar me Krishtin në një trup. A mund ta kujtosh ndonjë person të veçantë me të cilin je veçanërisht i/e lumtur se je i/e bashkuar me të, në Krishtin? Nëse po, lutu për ata persona.
  • A ka ndonjë person me të cilin nuk je aq i/e lumtur, dikush me të cilin nuk dëshiron të bashkohesh? Lutu edhe për atë person, dhe për veten tënde.
  • Ndërsa e dëgjon leximin përsëri, ndalu një moment për të menduar për trupin tënd dhe se si secila pjesë i shërben pjesëve të tjera.

 

Bashkëbisedimi

A mund t’i kërkosh Zotit tani të të ndihmojë që t’i vendosësh dhuratat e tua në shërbim të të tjerëve?

 

Përmbyllja

Faleminderit, o Zot, për çdo nxitje e frymëzim që më dhe gjatë këtyre momenteve të kaluara me ty. Në meditime dëshiroj të vë re dhe ta njoh atë që bën, o Zot,edhe atëherë kur po e kam të vështirë t`i vë mënjanë nevojat dhe preokupimet e mia. Fjala jote, o Zot kërkon vatë zemrën time dhe më thërret në jetë jetën e përjetshme. Ti, o Zot, na ke treguar se si e do botën: e dërgon Jezusin kështu që unë të mund të jetoj në mënyrë të vërtetëPo lutem për krijesat e tua, për të gjithë njerëzit, që janë trupi i Birit tënd Jezu Krishtit dhe, secili prej nesh është gjymtyrë e tij  të gjithëve ma ripërtërij me Fjalën Tënde. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjtë. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »