Zoti është i durueshëm me rritjen tonë

Sep 22 • Meditimi i ditës

22 shtator 2018 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1 Kor 15, 35-37.42-49; Ps 55; Lk 8,4-15)

 


Prania e Hyjit

Gjëja që përpiqem të bëj këtu është që kohën ta lë më një anë

dhe të përqendrohem në jetën time, atë fizike – në kohë, dhe atë shpirtërore.

Mundohem ta paramendoj Jezusin si është ulur pranë meje

dhe bisedoj me të mbi të gjitha çka është duke më ndodhur në jetë.

Përpiqem ta kuptoj që në mundësi të panumërta

Jezusi hyn në rrethanat e përditshme të jetës sime.

E pra, jeta kalon shpejt dhe shumë gjëra ndodhin.

Ngarkesa dhe obligime të ndryshme shpesh herë e shmangin këtë vetëdije për praninë e Hyjit në jetën time të përditshme. Jam i/e vetëdijshëm/e për këtë, dhe dëshiroj të bëj diçka.

Sa për tash, provoj të qëndroj i/e qetë dhe i/e hapur ndaj asaj se çka dëshiron të më thotë prania e Tij.

 

 

Liria

Do të mundohem që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet

që ndoshta më mundojnë në këtë moment.

Të gjitha shqetësimet e mia i vendosi në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.

 

 

Ndërgjegjësimi
Më ndihmo, o Zot, që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm/e për praninë tënde.

Më mëso se si të të dalloj në të tjerët.

Ma mbush zemrën me falënderim për të gjitha ato momente

kur nëpërmjet njerëzve të tjerë e ke treguar kujdesin tënd ndaj meje.

 

 

Fjala

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.


 

Lk 8, 4-15

 

4 Si u tubua turmë e madhe e popullit, që erdhën nga qytete të ndryshme tek ai, Jezusi foli në shëmbëlltyrë:

5 “Doli mbjellësi për të hedhur farën. E, ndërsa po hidhte farën, disa kokrra ranë pranë udhës: u shkelën dhe i hëngrën zogjtë e qiellit. 6 Disa të tjera ranë në gurishte; mbinë, por u thanë, sepse nuk kishte lagështinë. 7 Disa ranë në ferra; ferrat, duke u rritur bashkë me to, ua morën frymën. 8 Kurse disa të tjera ranë në tokë të mirë; mbinë e dhanë fryt njëqind fish.”

Kur i tha këto fjalë, theksoi:

“Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!”

9 Nxënësit e tij e pyetën çka do të thotë ajo shëmbëlltyrë. 10 Ai iu përgjigj:

“Ju e keni dhuratë dijen e mistereve të Mbretërisë së Hyjit, kurse të tjerëve u paraqitet vetëm në shëmbëlltyra, që:

‘Të shikojnë e të mos shohin,

të dëgjojnë e të mos kuptojnë. ’

11 “Ky është vështrimi i shëmbëlltyrës së mbjellësit:

Fara është fjala e Hyjit. 12 Ato ‘pranë udhës’, janë ata që e dëgjojnë fjalën, por pastaj u vjen djalli dhe ua nxjerr nga zemra fjalën, që të mos besojnë e të mos shëlbohen. 13 Ato ‘në gurishte’, janë ata që, kur e dëgjojnë Fjalën e pranojnë me gëzim, porse nuk kanë rrënjë: për disa kohë besojnë, por kur vjen koha e tundimit, e lënë fenë. 14 Ato ‘në ferra’, janë ata që e dëgjuan, por ende në udhë, ua zënë frymën kujdeset tokësore, pasuritë dhe kënaqësitë e jetës e nuk japin fryte të pjekura. 15 Ato ‘në tokë të mirë’, janë ata që e dëgjojnë Fjalën dhe e ruajnë në zemër të mirë e bujare dhe japin fryt me qëndrueshmëri.”


 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Zemra e njeriut është si një tokë e cila në kohëra të ndryshme mund të jetë e hapur apo e mbyllur. Fjala e Hyjit na vjen atje ku jemi, në gabimet dhe rrëzimet, dhuratat dhe talentet tona. Çdonjëri prej nesh sjell fryt në kohën e vet. Nganjëherë fryti që japim është i madh – njëqindfish, nganjëherë i vogël. Në lutje zemrat tona ia paraqesim Hyjit dhe me ndihmën e Hyjit sjellim fryte.

Gjatë kohës që e dëgjon përsëri pjesën e ungjillit vë re se si Fjala e Hyjit është mbjellë në ne, madje në mënyrë të mrekullueshme, edhe Hyji është ai që bën që ajo të rritet.

 

Bashkëbisedimi

Zot, ti më njeh më mirë se që unë e njoh veten time. 

Shpirti yt e përshkonçdo moment të jetës sime. 

Faleminderit për hirindhe dashurinë që e ndikon mbi mua. 

Faleminderit për ftesën tënde të vazhdueshme, të butë për të lejuar të hysh në jetën time. 

Më fal për momentet kur e kam refuzuar atëftesë, dhe e kam mbyllurveten para teje. 

Më ndihmo që gjatëditës të vij, ta njoh praninë tënde në jetën time, të ta çeli zemrën, që të lejoj të veprosh në mua, për lavdinë tënde më të madhe.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Jezus, ti përdor parabola (shëmbëlltyra) për të ndryshuar mënyrën tonë sesi i shohim gjërat, si e kuptojmë realitetin. Frytëzimi i farës është i përcaktuar nga cilësia e tokës në të cilën ajo bie. Në mënyrë të ngjashme, frytëzimi i Fjalës së Zotit është i përcaktuar nga hapja e zemrës sime që e pranon atë. Ne e kemi ritmin tonë të rritjes. Zoti është i durueshëm me këtë rritje tonë.

O Zot, ma dhuro një zemër prej mishi që ta pranoj fjalën tënde të shenjtë – me mirëbesim fëmije. Bëj që çdo ditë të mund ta kaloj duke dëgjuar këngën e farës që e ke mbjellënë zemrën time. Le të më transformojë edhe më shumë nëimazhin, shëmbëlltyrën e Birit tënd. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »