Vuajtja jote për shpëtimin e botës

Sep 23 • Meditimi i ditës

23 shtator 2018 – E diela 25-të gjatë vitit (B), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Ur 2, 12.17-20; Ps 53; Jak 3, 16-4, 3; Mk 9, 30-37)

 

 

Prania e Hyjit

“Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rënd dhe unë do t`ju çlodh“.

Ja ku jam, o Zot.

Kam ardhur ta kërkoj praninë tënde.

Shumë e dëshiroj fuqinë tënde shëruese.

 

 

Liria

Do ta lus Hyjin që të më ndihmojë

që të lirohem nga pikëllimi dhe brengat e mia,

që t`i hapem nëpërmjet kësaj kohe të lutjes,

në mënyrë që ta dua dhe t`i shërbej edhe më shumë.

 

 

Ndërgjegjësimi

Duke iu kthyer detyrave të mia të përditshme,

ma kujto, o Zot,

se je gjithmonë pranë meje.

Kurrë nuk duhet të dëshpërohem.

 

 

Fjala

Në gjendjen momentale të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me besim.

Beso se Shpirti Shenjt është i pranishëm

dhe që ai mund të të frymëzojë ta zbulosh çka po të flet ky tekst i sotshëm.

Lexo, dëgjo me vëmendje dhe kuptim; përgjo ç`po ndodhë në zemrën tënde.


 

Mk 9, 30-37

 

30 Si u nisën prej andej, kaluan nëpër Galile, por nuk donte ta dinte kush, 31 sepse i mësonte nxënësit e vet.

U thoshte:

“Biri i njeriut do t’u dorëzohet njerëzve e ata do ta vrasin, por kur ta kenë vrarë, ai do të ngjallet pas tri ditësh”

32 Ata nuk e morën vesh këtë fjalë e kishin frikë ta pyesinin.

33 Arritën në Kafarnaum. Si hyri në shtëpi, i pyeti:

“Mbi çka biseduat rrugës?”

34 Ata nuk bënë zë, sepse udhës kishin biseduar kush ishte më i madhi. 35 Jezusi u ul, i thirri rreth vetes të Dymbëdhjetët e u tha:

“Kush dëshiron të jetë i pari, le të bëhet i sprasmi i të gjithëve dhe shërbëtori i të gjithëve.”

36 Pastaj mori një fëmijë të vogël, e vuri në mes të tyre, e përqafoi dhe u tha:

37 “Kush e pranon një vogëlush si ky në Emrin tim, më pranon mua; e kush më pranon mua, nuk më pranon mua, por atë që më dërgoi mua.”


 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Kur e vërteta është shumë e dhimbshme për ta pranuar, për ta absorbuar, nganjëherë thjesht nuk e dëgjon, ose nuk e kap, nuk e kupton, ose e ndërron temën. Për të mos menduar rreth pësimit dhe vdekjes së Krishtit, dishepujt, nxënësit fillojnë të debatojnë rreth “Kush është më i madhi?”, duke zbuluar ambicien e tyre, dëshirën e tyre për statusin dhe fuqinë. Jezusi ndërhyn dhe i trondit. A kanë ende fjalët e tij sot fuqinë për të më dridhur nga vetëkënaqësia ime?
  • Pse Jezusi i mban fëmijët si ikona, shembuj për ne? Fëmijët në shoqërinë e tij nuk llogariteshin si njerëz – si vejushat, të gërbulurit dhe të varfrit që ishin “askushi”. Çfarë mund të mendojë Jezusi kur më fton të bëhem si ata?

Ndërsa e dëgjon këtë pasazh, këtë pjesë të leximit përsëri, imagjinoje veten si një nga dishepujt, jo të gatshëm për të dëgjuar atë që Jezusi ka për të thënë. Paramendoje se si shpërthen shpjegimi dhe pastaj si ndihesh kur Jezusi e vendos këtë fëmijë para teje.

 

 

Bashkëbisedimi

A ka cilësi fëmije – çudi? thjeshtësi? shpresë? – që do të mund t`i përvetësoja më shumë? 

Cilat ambicie dhe agjenda mund të ndodhë që janë duke ma zënë rrugën e drejtë? 

A mund t’i kërkoj Zotit sot që të më ndihmojë të përqafoj ato cilësi fëmije?

 

 Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Jezus, ti kurrë nuk do të më zhgënjesh. Nxënësve, dishepujve të tu u thua të vërtetën për pësimet, vuajtjet e tua. Misteri i Kryqitështë vendosur në mënyrë të qartë. Ti nuk dëshiron që nxënësit të lejojnë të ngashënjehen nga imazhi i një Mesie madhështor, Mesie mrekullibërës. Jezus, ti vepron në një nivel shumë më të thellë: e identifikon veten me të gjitha viktimat epadrejtësisëgjatë gjithë historisë njerëzore. Ti solidarizohesh me ta, madje duke e paguar me jetën tënde. Është kjo dashuria që do t`i thyejë zinxhirët e mëkatit. Ti je me të varfrit dhe ke për t’u dhënë atyre vendin e parë në Mbretërinë tënde. 

O Zot, kur has në vuajtje apo tradhtinë rrugën time, bëj që të mund të t`i kushtoj ato ty. Bëj që të besoj se vuajtja ime, e pranuar me durim dhedashuri, luan një rol të rëndësishëm në shpëtimin e botës. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »