Familjaritet me Jezusin

Sep 25 • Meditimi i ditës

25 shtator 2018 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Fu 21, 1-6.10-13; Ps 118; Lk 8,19-20)

 

Prania e Hyjit

Për ta përgatitur veten për këtë kohë të çmueshme, qetësohu dhe bëhu i/e vetëdijshëm/e për ajrin që po e merr, që është duke lëvizur nëpër ty.

Qetësohu, vetëm për një moment të shkurtë.

 

Liria

O Zot, ma ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Ma jep hirin që të mund të jem i/e lirë nga çdo formë urrejtjeje dhe padurimi.

Ma kujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.

 

Ndërgjegjësimi

Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke i reflektuar disa muaj të mëparshëm,
a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.


Lk 8, 19-21

 

19 Nëna e tij dhe vëllezërit erdhën ta shohin por s’mundën të afroheshin tek ai prej popullit. 20 E lajmëruan:

“Nëna jote e vëllezërit e tu, janë jashtë e dëshirojnë të të shohin.”

21 Ai iu përgjigj:

“Nëna ime e vëllezërit e mi ‑ janë këta ‑ që e dëgjojnë dhe e zbatojnë Fjalën e Hyjit.”


Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi mund të jetë themeluesi i një feje të njohur që i çmon “vlerat e familjes”, por nganjëherë ai i thotë disa gjëra çuditërisht negative për familjet. Pse mund të jetë që ai me sa duket me këto fjalë i hedh poshtë kërkesat e familjes së vet?
  • Çfarë është ajo që është më e rëndësishme për Jezusin sesa lidhjet e gjakut dhe besnikëria ndaj familjes?
  • «Nëna ime dhe vëllezërit e mi – janë këta – që e dëgjojnë dhe e zbatojnë fjalën e Hyjit.» Si reagon ti ndaj këtyre fjalëve? A mund ta dëgjosh se kjo ofertë të është bërë ty? Kjo ofertë për t’u bërë një nënë apo një vëlla i Jezusit?
  • Të thoshte kështu Jezusi, ishte një gjë shumë tronditëse. Pra, kur ta dëgjosh leximin përsëri, imagjinoje skenën, turmën e njerëzve që mblidhen përreth, nënën dhe vëllezërit e Jezusit: shikimin në fytyrat e tyre ndërsa përpiqen t’i afrohen atij, pamjen në fytyrë ndërsa i thotë këto fjalë, reagimin e tyre dhe reagimin e turmës.

Bashkëbisedimi

Si dëshiron t’i përgjigjesh kësaj oferte për t’u bërë nënë ose vëlla i Jezusit, duke dëgjuar fjalën e Zotit dhe duke e zbatuar atë?

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Njerëzit natyrshëm e nënkuptonin se Jezusi do t`ijapë përparësi familjes së vet. Por, me një fjali të vetmeai zbulon se çdo njerimund të bëhet anëtar i familjes së tij. Familjariteti me Jezusin nuk varet nga statusi social apo arritjet akademike, apo nga begatia. Ai varet nga “dëgjimi dhe zbatimi i fjalës”.

Por çfarë është “fjala” dhe si “ta zbatojmë atë”? Fjala e parë që na ka shqiptuar Jezusi është se dashuria e Atit ndaj nesh është e pafund. Ne duhet ta besojmë këtë dhe të jetojmë nga kjo.

Po ta dinim se sa të dashur jemi dhe sa të dashur janë të afërmit tanë, sjellja jonë ndaj të tjerëve do të ndryshonte, dhe bota do të bëhej një vend më i mirë. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »