Gjithçka (nuk) është kotësi!

Sep 27 • Meditimi i ditës

27 shtator 2018 – E enjte, Shën Vinçenci de Paul, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Ksh 1, 2-11; Ps 89; Lk 9, 7-9)

 

 

Prania e Hyjit

Kur i shikon njerëzit rreth teje në këtë moment, a duken pak të lodhur, pak të lodhur nga jeta e tyre?

Ndoshta vetë ndihesh pak i/e lodhur, edhe tani, ndërsa je duke u përpjekur të lutesh – nuk je në disponim, në humor të mirë – shumë i/e zënë, shumë i/e preokupuar, shumë i/e lodhur.

Por nëse kështu e gjen veten tani, thjesht pranoje atë ndjenjë dhe paraqitja veten, megjithatë, Zotit, ashtu siç je. Dhe Zoti do të të dëgjojë dhe do të të pranojë, ashtu siç je.

 

Liria

Kur e ndiej veten të robëruar dhe kur gjithçka më tendosë, më ngarkon,

madje edhe atëherë kur rrezet e diellit nuk arrijnë në vendin ku ndodhem,

edhe atëherë, në heshtjen e heshtjes, shpirti im është i lirë dhe i papenguar.

Në këtë liri të shpirtit po të drejtohem ty, o Zot.

 

 

Ndërgjegjësimi
Duke e ditur se Hyji më do pa kushte,

Mund t`i lejoj vetes që të jem i/e sinqertë me veten se si jam.

Si po kalon dita? Si po e ndiej veten në këtë moment?

Krejt hapur, do t`i ndaj ndjenjat e mia me Zotin.

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e mbledhur vetenpër të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohetnë zemrën tënde. Mbylli sytë një moment (nëse je në dhomë). Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, dëgjo, lutu.


 

Ksh 1, 2-11

 

2 Kotësi mbi kotësi, thotë Kishtari,

kotësi mbi kotësi e gjithçka është kotësi!

3 Ç’fitesë ka njeriu prej të gjithë punës

që bën nën diell?

4 Një brezni kalon, një tjetër brezni vjen,

kurse toka mbetet gjithmonë e njëjta.

5 Dielli lind, dielli perëndon

e mezi ç’pret të mbërrijë në vendin e vet

nga prapë lind!

6 Era merr drejtimin e mesditës, kthehet në perëndim,

fryn duke u endur gjithkah në lëvizje

dhe kthehet në vorbullat e veta.

7 Të gjithë lumenjtë rrjedhin drejt detit e deti nuk mbushet,

dhe, në vendet nga dalin, atje lumenjtë kthehen

në rrjedhën e vet.

8 Gjithçka është e mërzitshme

dhe s’ka njeri që mund t’ia shtjellojë pse-në.

S’ngihet syri me të parë

as s’mbushet veshi me të dëgjuar.

9 Çka qe

është tani e do të jetë pastaj.

Çka ka qenë bërë

është tani e do të bëhet pastaj:

10 s’ka asgjë të re nën diell!

Nëse thuhet për një gjësend: “Ja, kjo është e re!”,

‑ ajo ishte shekuj me radhë para nesh!

11 S’ka kujtim për kohët e shkuara,

po gjithashtu s’do të ketë kujtim

as për gjërat që do të vijnë

tek ata që do të jenë pas tyre.


 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Është ky një tekst klasik për botën e lodhur. Çfarë kujtimesh ke ti, në përvojën tënde të jetës, që e konfirmon ndjenjën e kësaj pjese të leximit se nuk ka asgjë të re në botë dhe “gjithçka është kotësi”?
  • Dhe sipas përvojës sate çka e kundërshton këtë ndjenjë? Çfarë ke has në jetën tënde që e ke konsideruar si vërtetë diçka të re, dhe ndryshe, interesante dhe emocionuese?

Ndërsa e lexon, e dëgjon përsëri, vë re atë që dëgjon nga ky pasazh, kjo pjesë e leximit – të vërtetën? apo vetëm lodhjen? A të tingëllon kjo si goditje e gozhdës në kokë, apo vetëm të ngjallë ndjenja të zymta? Dhe sa prej kësaj i pasqyron ndjenjat e tua?

 

Bashkëbisedimi

Nëse e ndien nevojën për të pasur një ndjenjë të ripërtërirë të zjarrtë dhe një zell të ri për jetën, për një gëzim të ri jete, a mund t`ia kërkosh këtë Zotit tani?

Dhe në qoftë se nuk është kjo ajo se si ndihesh, cilat ndjenja të tjera, çfarë dëshira dëshiron t`ia sjellësh përpara Zotit tani?

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Po e pyes veten, a rritet kurioziteti im kur dëgjoj se ç` thuhet për të vërtetën e jetës, për Ty, o Zot?

Ti troket në derën e secilit prej nesh, në derën e zemrës sonë. Shpesh herë kur e dëgjojmë, kur e shikojmëJezusin, me të vërtetë na vjen mirë. Por, ndodh që e refuzojmëhirin që na ofrohet, sepse dëshira jonë për ndryshim është e pamjaftueshme.

Shpesh herë, o Zot, dëshirojmë që të bësh ndonjë akt argëtues. Interesimi ynë është vetëm që të ndihemi mirë. E kur ti nuk sillesh sipas qejfeve tona, sepse shikon më larg, dhe dëshiron të na japësh të mira që nuk prishen, atëherë heqim dorë – nuk të ndjekim.

O Zot, bëj që të të njoh në momentet e hirit që vijnë në rrugën time. Bëj që të jem i/e hapur ndaj teje, pavarësisht se në çfarë forme më vjen. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »