Fatalizëm, paracaktim apo porosi shprese

Sep 28 • Meditimi i ditës

28 shtator 2018 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Ksh 3, 1-11; Ps 143; Lk 9, 18-22)

 

 

Prania e Hyjit

Ky është momenti kur Shpirti Shenjtë, Një me Atin dhe Birin, vjen për të hedhur dritë në zemrat e besimtarëve.

Ndalu një moment, dhe bëhu i/e vetëdijshëm/e për Shpirtin e Shenjtë, të pranishëm këtu, që vjen për të dhënë jetë dhe dritë.

Ndalu një moment, dhe mirëprite atë dritë në jetën tënde.

 


Liria

O Zot, më ke krijuar për të jetuar në liri.

Shpirti Shenjt më udhëheqtë që lirisht të shkoj pas teje.

Mbille në zemrën time dëshirën që çdo ditë

gjithnjë e më shumë të të njoh dhe të të dua.

 

 

Ndërgjegjësimi

Më ndihmo, o Zot, që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm/e për praninë tënde.

Më mëso se si të të dalloj në të tjerët.

Ma mbush zemrën me falënderim për të gjitha ato momente

kur nëpërmjet njerëzve të tjerë e ke treguar kujdesin tënd për mua.

 

 

Fjala
E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.


 

Ksh 3, 1-11

 

1 Gjithçka e ka kohën e vet

edhe secila punë nën qiell e ka momentin e vet:

2 kohë për të lindur e kohë për të vdekur,

kohë për të mbjellë e kohë për shkulur çka u mboll,

3 kohë për të vrarë e kohë për të shëruar,

kohë për të ndërtuar e kohë për të shkatërruar,

4 kohë për të qarë e kohë për të qeshur,

kohë për të bërë gjëmë e kohë për të kërcyer,

5 kohë për të shpërndarë gurë e kohë për t’i mbledhur,

kohë për t’u përqafuar e kohë për të mos u përqafuar,

6 kohë për të kërkuar e kohë për të humbur,

kohë për të ruajtur e kohë për të flakur tej,

7 kohë për të qepur e kohë për të shqepur,

kohë për të heshtuar e kohë për të folur,

8 kohë për të dashur e kohë për të urryer,

kohë për të luftuar e kohë e paqes.

9 Ç’fitim ka ai që punon prej mundit të vet?

10 E shqyrtoj punën që Hyji ua ka dhënë bijve të njerëzve për ta kryer. 11 Gjithçka ai bën është e mirë në kohën e vet; por megjithëse ia ka dhënë mundësinë që njeriu ta ketë parasysh gjatësinë e gjërave të krijuara, megjithatë njeriu s’do të mund ta kuptojë veprën që Hyji e bën prej fillimit e deri në mbarim.


 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Ka një ndjenjë të mençurisë së vjetër në këto fjalë të famshme, si të një burri apo gruaje të vjetër – ose në të vërtetë ashtu si vetë Hyji – i cili i ka parë të gjitha këto, i ka parë stinët dhe vitet dhe gjeneratat që vijnë dhe shkojnë. A je dakord me këtë fjalë? Nga përvoja jote, a mund ta kujtosh ndonjë periudhë në jetën tënde kur ke qenë duke u përpjekur të bësh diçka, dhe gjithçka ka shkuar gabim se thjesht nuk ishte koha e duhur? – ose kur diçka papritur është harmonizuar, bashkuar, vetëm për shkak se kishte ardhur koha e duhur?
  • Ai u ka dhënë njerëzve kujtimin për kohët e shkuara, po gjithashtu kujtimin për gjërat që do të vijnë. Zoti i ka dhënë njeriut një ndjenjë për të kaluarën dhe të ardhmen, na thotë leximi. Cila është ndjenja jote për të kaluarën tënde dhe të ardhmen tënde? – prej nga ke ardhur? – në ç`drejtim je duke shkuar tani?

Ndërsa e dëgjon leximin përsëri, vë re se si e dëgjon? – A të duket ajo si fatalizëm, dmth. besim i verbër te fati – gjithçka që ndodh në natyrë, në shoqëri e në jetën e njeriut është e paracaktuar nga një fuqi e panjohur a e mbinatyrshme, që nuk mund të shmanget e nuk mund të mposhtet nga njeriu? (nuk mund të bësh asgjë, stinët shkojnë e vijnë sipas ritmit të tyre)? – apo si një mesazh shprese? (ji i/e durueshëm/e, koha jote do të vijë).

 

Bashkëbisedimi

Bisedo me Hyjin për këto fjalë që po i mediton.

Pyete Zotin, ndoshta, për çfarë është koha e volitshme tani?

Për cilat ëndrra apo dëshira apo aspirata të tua mund të ketë ardhur koha tani?

 

Përmbyllje
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ti je luturpara çdo momenti apo ngjarjeje të rëndësishme në misionin tënd. A të ka ngushëlluar fakti që dishepujt, nxënësit e tu, o Zot, të patën pranuar si Mesi? Ti ua ke zbuluar veten tënde atyre gradualisht. Ndoshta e ke pyetur veten nëse ke gabuar që nuk ua zbulove tërë veten ashtu si je. Por, çfarë do të thoshin pastaj nxënësit? Si do ta shikonin zbulimin e pësimit, mundimeve të tua?

Ti, o Zot, më pyet edhe në këtë lutje: “Po ti, ç`thua, kush jam unë?” Ç` të them? Dua të besoj se ti, o Jezus, Mesia i mistershëm i Hyjitdo të jesh me mua,edhe në qoftë se, si ti, më duhet të vuaj. Dua të besoj se në një kohë të caktuar do të më ngjallësh prej së vdekuri?

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash E përgjithmonë e jetës. Amen.

Comments are closed.

« »