Takimi zemërhapur shpërblehet

Sep 29 • Meditimi i ditës

29 shtator 2018 – E shtunë, Mëhilli, Gabrieli, Rafaeli, Kryeengjëj (festë), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Dan 7, 9-10.13-14 ose Zb 12, 7-12a; Ps 137; Gjn 1, 47-51)

 

 

Prania e Hyjit

Mendoj një moment për praninë e Hyjit rreth meje dhe në mua.
Krijuesi i gjithësisë, diellit dhe hënës, tokës,
i çdo molekule dhe atomi, i të gjitha gjërave që ekzistojnë, çdo gjëje që është:
Hyji është në çdo rrahje të zemrës sime. Ai është në mua, tani.

 

 

Liria

Vdekja jote në kryq më ka liruar.

Mund të jetoj lirshëm dhe gëzueshëm, pa frikë prej vdekjes.

Mëshira jote nuk njeh kufi

 

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Krijuesit që më do,
me sinqeritet i vështroj përjetimet e ditës së kaluar,
ngritjet në maja dhe uljet poshtë si dhe rutinën, atë klimën mesatare të së përditshmes.
A mundem ta shoh ku ka qenë Hyji i pranishëm në të gjitha këto?

 

 

Fjala

E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.


 

Gjn 1, 47-51

 

47 Kur Jezusi e pa Natanaelin duke u afruar, tha për të:

“Ja një izraelit i vërtetë në të cilin nuk ka dredhi!”

48 “Nga më njeh?” ‑ i tha Natanaeli.

Jezusi iu përgjigj:

“Para se të të thërriste Filipi, të pashë nën fik!”

49 Atëherë Natanaeli i tha:

“Rabbi, ti je Biri i Hyjit! Ti je mbreti i Izraelit!”

50 Jezusi iu përgjigj:

“Pse të thashë: ‘Të pashë nën fik’, po beson. Do të shohësh më shumë se kaq!”

51 Dhe shtoi:

“Për të vërtetë, për të vërtetë po ju them: do ta shihni qiellin e hapur dhe engjëjt e Hyjit duke u ngjitur e duke zbritur mbi Birin e njeriut.”


 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Një qasje paksa ndryshe, një format ndryshe për meditim sot: do ta kalojmë tërë kohën e lutjes duke hyrë në këtë skenë, ose duke u përpjekur të hyjmë në të, dhe duke përdorur imagjinatën për të lejuar skenën të shpaloset. Natanaeli e takon drejtpërdrejt Jezusin në këtë skenë dhe bisedon me të. Ideja është që të zësh vendin e Natanielit dhe të bësh të njëjtën gjë, të paramendosh veten tënde si Natanieli në këtë pasazh nga ungjilli i Gjonit dhe në një frymë lutëse, të shohësh se ku të çon, çfarë ndodh, cilat fjalë shkëmbehen … Kjo do të thotë të kalosh pak kohë duke u përgatitur, duke e paraqitur skenën në mendjen tënde dhe pastaj duke dëgjuar përsëri dhe përsëri fragmentin.
  • Pra, për fillim, imagjinoje se ku ndodh ky takim. Ungjilli nuk na tregon vendin e saktë ku Nataniel ecën drejt Jezusit dhe cilat fjalë u folën. Pra, imagjinoje atë për veten tënde. A është në fshatin apo qytetin tënd? në një rrugë të vendit ku jeton, në një rrugë të zënë apo në një vend të qetë dhe të braktisur? A është në ambiente të mbyllura apo jashtë? Zgjedhe një vend, dhe imagjinoje atë, Jezusin atje, duke të pritur ty. Çka po mund të shohësh? Çka po mund të dëgjosh? Çfarë arome ka vendi? Imagjinoje ndjenjën e tokës nën këmbët e tua ndërsa ec drejt Jezusit.
  • Ndërsa ec drejt Jezusit, çfarë po dëgjon se po thotë për ty?
  • Pyete Jezusin se si të ka njohur. Çfarë thotë ai?
  • Çka i thua ti Jezusit këtu?
  • Këto janë premtimet që ia bën Natanailit. Por çfarë premtimesh të bën ai ty tani?
  • Së fundi, si i përgjigjesh këtyre fjalëve të Zotit?

Gjatë kohës që e lexon, e dëgjon edhe një herë pjesën e leximit të Shkrimit shenjt, vë re se çka po ndodh në zemrën tënde?

 

 

Bashkëbisedimi

Lute Zotin që të të ndihmojë të jesh si Natanaeli në zemrën e të cilin nuk kishte vend për dredhi.

Kërkoji Zotit që çdo ditë edhe më shumë ta kërkosh,
që të ta mbushë zemrën me dashuri ndaj tij.

 

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Natanaeli ishte i ndershëm, i sinqertë: i bën Jezusit një pyetje të drejtpërdrejtë duke e shoqëruar me një deklaratë të fortë të besimit të tij, që duhet t`i ketë pëlqyer Jezusit.

Jezus, ti e ke shpërblyer Natanaelin duke dhënë shenja të një niveli të ri të zbulesës dhe intimitetit mes teje dhe tij. Të lutem, jii durueshëm me mua dhe “bëj që të mund të të shoh më qartë, të të dua më shumë dhe të të ndjek më nga afër”, siç thotë një lutje e lashtë. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »