A e mirëpres mirësinë e pranishme te njerëzit e papëlqyeshëm?

Oct 1 • Meditimi i ditës

1 tetor 2018 – E hënë, Sh. Tereza e Jezusit Fëmijë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Jb 1, 6-22; Ps 16; Lk 9, 46-50)

 

 

Prania e Hyjit

Shpëtimtari i shpirtit tim, këtë ditë më mbaj të plotë.

A mund t`i bashkohem kësaj lutje në këtë moment?

A mund t’ia paraqes veten tani Atij që i fal të gjitha dështimet dhe të metat e mia, që e ka dhënë veten e tij lirisht për hir timin dhe t`ia besoj plotësisht veten time mëshirës së tij?

 

Liria

Nuk ka situatë prej së cilës s`do të mund të dilja më i/e pasur me dashuri dhe jetë.

Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha ato duhet qenë të plotësuara.

E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time

t`i bëjë dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të një dashurie plot harmoni.

 

Ndërgjegjësimi

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e

për të gjitha bamirësitë që mi ke dhënë.

Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala

E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.


 

Lk 9, 46-50

 

46 Ndër ta lindi kjo çështje: cili prej tyre do të ishte më i madhi. 47 Jezusi, duke e ditur ç’mendime u vlonin në zemër, e mori një fëmijë, e afroi pranë vetes, 48 dhe u tha:

“Kush e pranon këtë fëmijë në emrin tim, më pranon mua, e kush më pranon mua, pranon atë që më dërgoi mua. Përnjëmend, kush është ndër ju më i vogli, ai është vërtet i madh.”

49 Atëherë Gjoni mori fjalën dhe i tha:

“Mësues, pamë një njeri që dëbonte djajtë në Emrin tënd. Ne ia ndaluam, sepse nuk vjen pas teje me ne.”

50 Jezusi iu përgjigj:

“Mos ia ndaloni, sepse, kush nuk është kundër jush, është me ju.”


 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Luka na thotë se, kur nxënësit e tij fillojnë të grinden këtu, Jezusi e di se cilat mendime po kalonin në mendjet e tyre. Ne nuk i dimë mendimet në mendjet e tyre, por ndoshta mund ta imagjinojmë. Cilat mund të jenë idetë e rreme të tyre që Jezusi dëshiron t`i ndryshojë?
  • “Kush nuk është kundër jush është me ju.” Jezusi e vë theksin te mirëpritja e mirësisë që është e pranishme te njerëzit më të papëlqyeshëm dhe në vendet nga më të pamundurat. A mund të më kujtohet ndonjë kohë kur preokupimi me statusin tim, më ka bërë më pak të vetëdijshëm për të mirën në njerëzit e tjerë?
  • Ndërsa e dëgjoj leximin përsëri, a mund ta mendoj ditën e ardhshme dhe të pyes veten se ku mund të kem mundësinë të mirëpres të mirën në një mënyrë që e njeh dhe i përgjigjet pranisë së Zotit? 

 

Bashkëbisedimi

Ndërsa po i afrohem përmbylljes së kësaj lutjeje, mund të dëshiroj t’i kërkoj Zotit lirinë për të mirëpritur praninë hyjnore, jo vetëm në mundësitë që unë i parashikoj, por në të gjitha rrethanat e ditës së ardhshme.

 

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Edhe një herë Jezus, po përpiqesh t`u japësh zemër nxënësve që të kuptojnë se janë të thirrur për të shërbyer, jo për të sunduar mbi të tjerët. Në Mbretërinë e Hyjit, të gjithë janë të barabartë: nuk ka pozita, pushtete, nuk ka hierarki. Çdo njeri është bir apo bijë e Hyjit që, ti o Zot, e do.

 lutje duhet të luftojmë me këto të vërtetatë jashtëzakonshme, dhe të lejojmë të hyjnë thellë në ne. Në këtë mënyrëme Hyjin mund të dalim nga vetvetja duke pasur respekt për të tjerët. Lutjazgjeron edhe imagjinatën tonë: lutja është e vërtetëkurfillojmë të shohim dhe ta duam botën siç e sheh dhe e do ti, o Zot. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash E përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »