Si sillem me vuajtjet e mia të pamerituara?

Oct 3 • Meditimi i ditës

3 tetor 2018 – E Mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e dites: Jb 9, 1-12.14-16; Ps 87; Lk 9,57-62)

 

Prania e Hyjit

Ku ka bamirësi dhe dashuri, Zoti është aty.

Shikoji njerëzit rreth teje. Shikoji në fytyrat e tyre. Mendo për jetët e tyre, si jetojnë, kur zbresin nga ky autobus apo nga ky tren, puna e tyre, shqetësimet e tyre, pasionet e tyre, dashuritë e tyre.

Zoti është i pranishëm këtu: Zoti që është dashuri.

Është i pranishëm, duke jetuar, banuar në secilin prej këtyre njerëzve dhe në ty.

 

Liria

Zoti e njeh lirinë time – për të ajo s`ështëe huaj.
Shpirti i Tij u jep frymën e jetësdëshirave të mia më intime,
butësisht duke më nxitur drejt gjithë asaj që është e mirë.
Kërkoj hirin t`i lejoj vetes të ndikohem nga Shpirti Shenjt.

 

Ndërgjegjësimi

Vetëdijesohem se jam në praninë e Hyjit.

Do të gjej mburojë në zemrën e tij që dashuron.

Ai është fuqia ime në momentet e dobësisë,

ngushëllues në momentet e trishtimit.

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e mbledhur vetenpër të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohetnë zemrën tënde.Mbylli sytë një moment (nëse je në dhomë). Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.


Jb 9, 1-12.14-16

 

1 Jobi mori fjalën e tha:

2 “Vërtet e di se ashtu është:

para Hyjit kush mund të ketë të drejtë?

3 Nëse me Të do të bëjë rragatje

një në një mijë s’mund t’i përgjigjë!

4 Në mend i kthjellët e në fuqi i fortë,

e luftoi kush e fitues doli?

5 I shkul malet e ato s’e dinë,

këndej‑andej me furi i sjell!

6 çrregull tokën nga vendi e luan,

tranden të gjithë shtyllakët e saj.

7 I urdhëron diellit e ai nuk lind,

nën vulë të vet yjet i ndryen.

8 Pa ndihmë të kujt ai e shtrin qiellin,

lirisht ecën mbi valë të detit!

9 Ai krijoi Arushë e Orion,

Shenjëzat dhe Yjet e Jugut.

10 Bën punë të mëdha e të pashqyertueshme,

mrekulli që s’mund të numërohen!

11 Vjen tek unë e nuk e shoh,

Më bie përbri e s’e hetoj.

12 Nëse rrëmben, kush e pengon?

Kush t’i thotë: ‘Ç’po bën?’ guxon?

14 Kush jam unë që t’i përgjigjem

e me ç’fjalë t’i kundërshtoj?

15 Edhe në të drejtën sikur të isha,

s’do të përgjigjja…

do ta lutja Gjykatësin tim.

16 Po edhe lutjen të ma dëgjonte,

s’do të besoja se më ka vështruar!


Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt: 

  • Jobi ishte një figurë që, pavarësisht vuajtjeve të mëdha dhe të pamerituara – ndodhej përballë fatkeqësisë pas katastrofës në të cilën humbi gjithçka që ai e kishte të dashur dhe e mallkoi ditën kur u lind – disi ende arriti të mbajë besimin e tij në madhështinë e Hyjit. A ka pasur kohë në jetën tënde kur besimi yt është sprovuar, gjegjësisht testuar në këtë mënyrë, kur e kishe përshtypjen sikur Hyji po të ndëshkon padrejtësisht, kur e ke pasur vështirë të besosh se Hyji ishte në anën tënde?
  • Nëse mund ta kujtosh një kohë të tillë në jetën tënde, a mund ta mbash mend se si ecën gjërat? A kaloi vuajtja? A u përmirësuan gjërat? Apo ke ardhur në një kuptim tjetër të asaj që po ndodhte? – ndoshta në një marrëdhënie tjetër me Hyjin?
  • Duke e kujtuar përsëri atë kohë sprove, gjegjësisht testimi në jetën tënde dhe ndjesinë që kishe, dëgjoje përsëri këtë lexim. Si të duken fjalët e Jobit në kontekstin tënd? Si të flasin ato kur e krahason situatën tënde me atë të asaj kohe?

 

Bashkëbisedimi

Po edhe lutjen të ma dëgjonte, s’do të besoja se më ka vështruar!` Epo, mund të besosh. Zoti është i pranishëm këtu tani, gati për të të dëgjuar. Bisedo me të për ndonjë gjë që të ka nxitur gjatë këtij meditimi, për kohët e vështira që ndoshta i ke kaluar përpara, për vështirësitë që nganjëherë i ke pasur lidhur me fenë, besimin. Bisedo me të ndershëm, si një mik që i flet një mikut të vet.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Ti dëshiron të na ndihmosh që ta njohim vetveten, prandaj na bën pyetje, duke na çuar në një njohuri më të thellë të vetes sonë. Edhe justifikimet tona janë një mundësi për të njohur atë që me të vërtetë na tërheq dhe për t`i sjellëtë gjitha ato te ti, o Zot.

 pagëzimkemi thënë ‘po’. Kemi nevojë të kujdesemi që mos ta dëmtojmë veten duke u fokusuar në padenjësinë tonë. Në vend të kësaj, duhet takujtojmë se kush na thërret në dashuri. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Comments are closed.

« »