Martesa – ideal i (pa)arritshëm

Oct 7 • Meditimi i ditës

7 tetor 2018 – E diela 27-të gjatë vitit (B) – MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e dites: Zan 2, 18-24; Ps 127; Heb 2, 9-11; Mk 10, 2-16)

 

Prania e Hyjit
Ndaluni e shihni se unë jam Hyji.” (Ps 46,11)
Qetësohu dhe njihe Zotin.

O Zot, fjalëte tua na çojnë në
qetësinë dhe madhështinë e Pranisë sate.

 

Liria

Zot, bëj që kurrë mos ta marrë dhuratën e lirisë
si diçka të vetëkuptueshme.

Ti ma ke dhënë bekimin e madh të lirisë së shpirtit.

Mbushe shpirtin tim me paqenTënde dhe
Gëzimin Tënd.

 

Ndërgjegjësimi
E pyes veten, ç`po ndiej sot në veten time?
A jam ndoshta i/e lodhur, nën stres apo jashtë forme?

Nëse diçka prej kësaj ekziston në mua,
a mund të provoj t`i hedh tej këto brenga që po më shqetësojnë?

 

Fjala
Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj, dëgjoj me vëmendje
dhe vërej fjalinë, shprehjen a ngjarjen që më flet diçka.


Zan 2, 18-24

18 Zoti Hyj tha edhe: “Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm: do t’ia bëj një ndihmë që t’i përngjajë”. 19 Pasi Zoti Hyj i kishte formuar prej dheut të gjitha kafshët e gjalla të fushës dhe të gjithë shpendët e qiellit, i solli te njeriu, për të parë, se si do t’i quajë, sepse secila kafshë e gjallë do të mbante atë emër, me të cilin do ta quante njeriu.

20 Njeriu ia ngjiti emrin përkatës secilës bagëti, secilit shpend të qiellit dhe secilës egërsirë të fushës; por për njeriun nuk gjendej një ndihmës që t’i përngjante atij.

21 Prandaj, Zoti Hyj i lëshoi njeriut një gjumë të rëndë. Pasi e zuri gjumi, ia nxori një brinjë dhe vendin e saj e mbushi me mish.

22 Zoti Hyj e përftoi gruan prej brinjës që ia kishte nxjerrë njeriut dhe e solli te njeriu. 23 Atëherë njeriu klithi:

“Kjo tani është ashti i eshtrave të mi

dhe mishi i mishit tim!

Le të quhet Grua,

sepse kjo u mor nga njeriu”.

24 Për këtë arsye njeriu do ta lërë të atin dhe t’ëmën e vet dhe do të jetojë bashkë me gruan e vet e do të bëhen një trup i vetëm.


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • ‘Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm’. Hyji dëshiron që njeriu të ketë shoqëri dhe tregimi e përshkruan një kërkim të kësaj shoqërie dhe rezultatin e saj. Ndalu një moment për të reflektuar për dëshirën e zjarrtë të Hyjit për Krijimin.
  • Në tregimet e tjera të krijimit theksi është mbi njeriun dhe gruan të krijuar në imazhin dhe përngjasimin e Hyjit, këtu theksi është më shumë te marrëdhënia mes burrit dhe gruas. Ne nuk mund ta përshkruajmë atë në të njëjtën mënyrë tani, por vë re se si po reagon ti ndaj përshkrimit të shoqërimit … mungesës së turpit në praninë e njëri-tjetrit … intimitetit të përshkruar.
  • Si reagon ndaj pjesëve të ndryshme të kësaj historie? Vë re ndjenjat e tua kur dëgjon përsëri për këtë kërkim të shoqërimit dhe zgjidhjen e tij.

    Merr kohë tani për të folur me Hyjin për mënyrën se si i përgjigjesh elementeve të ndryshme të kësaj historie të krijimit. Nëse ke ndjenja të përziera në lidhje me të, bisedo me Zotin për këtë, për atraksionet, hijeshinë, si dhe për sfidat, për atë që të shqetëson.

 

Bashkëbisedimi

O Zot, emrin tim e ke shkruar në pëllëmbët e duarve të tua.
Madje edhe nëse më harrojnë të tjerët, ti këtë nuk do ta bësh kurrë.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që i kalova këto pak momente me ty. Uniteti dhedashuria e një martese të lumtur është dhuratë e Hyjit. Për fat të keq, për arsye të ndryshme, shumë të martuar nukjanë në gjendje ta jetojnë në plotësi këtë dhuratë.

Plani fillestar i Hyjit për martesë është që burri dhe gruaja të bëhen”një trup i vetëm.” Ky mësim fton që çdonjëri ta jetojë thirrjen e vet me gjithë zemër, sa më shumë të jetë e mundur, sepse për shkak të dobësisënjerëzore idealikurrë nuk mund të realizohet plotësisht.

Sot lutem përtë gjitha çiftet e martuara. Mirësia e Krishtit i prektëtë gjithë ata që janë duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë të martesës apo që e kanë përjetuar tashmë. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »