A kam frikë të jetoj me anë të besimit?

Oct 11 • Meditimi i ditës

11 tetor 2018 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Gal 3, 1-5; Ps Lk 1, 69-70; Lk 11, 5-13)

 

Prania e Hyjit

“Besoj në një Hyj të vetëm, Atin e gjithëpushtetshëm, krijuesin e qiellit e të tokës.”

Ndërsa e filloj këtë lutje sot, a mund të bashkohem me këtë dëshmi të fuqishme, gati të ekzagjeruar të besimit fetar?

A mund të filloj duke e shpallur besimin tim, fenë time në Hyji tim, krijuesin tim, Atin tim qiellor?

 

Liria

Zoti e njeh lirinë time, ajo për të nuk është e huaj.

Shpirti i Zotit është ai që u jep jetë dëshirave të mia më të thella, të zemrës sime,

që më udhëheq në mënyrën pa rënë në sy drejt të gjitha të mirave.

Lutem për hirin e shenjtë që të lejoj të lirohem nëpërmjet Shpirtit të Zotit.

 

Ndërgjegjësimi

Duke iu kthyer detyrave të mia të përditshme,

ma kujto, o Zot,

se je gjithmonë pranë meje.

Asnjëherë nuk duhet të dëshpërohem.

 

Fjala

E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.


Gal 3, 1-5

1 Po kush, o galatas të pamendë, jua mori mendtë, kurse para syve tuaj Jezu Krishti u përshkrua i kryqëzuar? 2 Vetëm kaq dua të di prej jush: a e morët Shpirtin Shenjt në saje të veprave të Ligjit, apo pse e pranuat fenë? 3 Po a kaq të marrë jeni?! Filluat me Shpirtin Shenjt e të mbaroni me trup?! 4 Po a thua kot i përjetuat të gjitha këto gjëra? Oh të kishin qenë kot! 5 Po a thua Ai që ju jep Shpirtin Shenjt dhe bën ndër ju vepra të mrekullueshme, i bën këto pse ju i kryeni veprat e Ligjit e jo pse e keni dëgjuar Mësimin e fesë?


Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Po kush, o galatas të pamendë, jua mori mendtë?” Pali këtu nuk është edhe aq në nivelin e tij prej diplomati, por a po e kupton nga këta rreshta se sa i frustruar është Pali me Galatasit? – dhe çfarë është ajo që e bën atë aq të zemëruar?
  • Pali është i shqetësuar se këta njerëz janë duke e huq gjënë kryesore. Të tjerë u thonë atyre se besimi dhe liria në Krisht nuk janë të mjaftueshme, se duhet të mbajnë gjithashtu Ligjin hebre për t’u shpëtuar. Njerëzit zakonisht gjejnë strehë te Ligji kur frikësohen të jetojnë me anë të besimit, fesë. Kur e zbaton Ligjin, ti e di ku je, por kur jeton me anë të besimit, fesë mund të jetë paksa rrezik. A e vëren këtë frikë te vetja jote, të cilën e kishin Galatasit, frika për të jetuar me anë të besimit – fesë?
  • Ndërsa e dëgjoj përsëri leximin e Shkrimit Shenjt, mund ta pyes veten nëse këto fjalë mund të më drejtohen mua: a është feja ime një çështje e ndjekjes së rregullave? A është Zoti që kam një rregullator – një mjeshtër detyrash të vështira – apo një Zot i dashur dhe falës? 

 

Bashkëbisedimi

I kërkoj Zotit atë për çka kam nevojë. Ndoshta një besim më të madh, ndoshta guximin për të jetuar me anë të besimit, fesë për të marrë rreziqet që Zoti i kërkon nga unë. Për çfarëdo që kam nevojë, e sjell atë para Zotit tani – në këtë moment.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty. Ti, o Zot, je zemërgjerë dhe i gatshëm për t’iu përgjigjur të gjithanevojave tona, shumë më tepër se prindërit dhe miqtë. Ti i kalon prirjet e natyrshme të një prindi ose një miku. Besofshame të vërtetë se kur lutem, do të më jepet;kur kërkoj do të gjej; dhe kur trokas, dera do të më hapet. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »