DEKLARATË E IPESHKVISË: Alarm i rrejshëm për tentim vetëvrasje në Këmbanaren e Katedrales

Oct 12 • Kisha në Kosovë

Deklaratë publike e Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë

 

Informojmë të gjithë qytetarët se, lajmi kinse një person ka kërcënuar se do të shkojë në këmbanarën e Katedrales për të bërë vetëvrasje, është i rremë.

Ka qenë një alarm i ekzagjeruar dhe i panevojshëm i institucioneve publike që shkaktuan shqetësim te qytetarët, pa e verifikuar përpara vërtetësinë dhe burimin.

Një akt i tillë ka shumë pak gjasa të ndodh te Katedralja, pasi gjithnjë aty janë personat përgjegjës dhe vendi është nën vëzhgim të përhershëm.

Prishtinë, 12 tetor 2018.

Don Fatmir Koliqi

Zëdhëndës i Ipeshkvisë

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »