Lidhja shpirtërore e tejkalon edhe lidhjen tonë biologjike

Oct 13 • Meditimi i ditës

13 tetor 2018 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Gal 3, 22-29; Ps 104; Lk 11, 27-28)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një moment
dhe mendoj për dashurinë dhe hirin që Zoti e ndikon mbi mua,

se si më krijon në shëmbëlltyrën dhe përngjasimin e vet, se si më bën tempull të tij…

 

 

Liria

Vdekja jote në kryq më ka liruar, o Zot.

Mund të lejoj, të jetoj lirshëm dhe gëzueshëm, pa frikë nga vdekja.

Mëshira jote nuk njeh kufi.

 

 

Ndërgjegjësimi

E di që Zoti më do pa kushte.

Për këtë arsye me sinqeritet e vëzhgoj ditën që po kalon, ngjarjet dhe përjetimet.

A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të them: faleminderit.

Diçka që ndjehem fajtor? Atëherë do të kërkoj falje.

 

Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet ashtu ta dëgjoj në mënyrë që ta ndjej çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj, dëgjoj tekstin e Shkrimit shenjt me vëmendje e kuptim, pastaj do të përgjoj ç`po ndodh në zemrën time.


 

Lk 11,27-28

 

27 Ndërsa ai po fliste për këtë gjë, një grua në mes të turmës e çoi zërin e i tha:

“Lum kraharori që të mbarti e gjinjtë që thithe!”

28 Ai u përgjigj:

“Madje, të lumët ata që e dëgjojnë fjalën e Hyjit dhe e zbatojnë!”


 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

• Sa e afërt është lidhja shpirtërore mes Jezusit dhe dishepujve, nxënësve të tij, kur ajo e tejkalon madje edhe lidhjen natyrore, biologjike, mes tij dhe nënës së vet! Çfarë dinjiteti të madh dhe të mrekullueshëm kemi ne si të krishterë!
• Një përgjigje aq e natyrshme dhe aq e bukur që mori Jezusi nga një grua në turmë! Ajo i shprehu ndjenjat e saja të zgjuara nga perspektiva e një femre dhe nëne. A është Jezusi për mua aqreal dhe i freskët sa që nganjëherë të mund t`i përgjigjem në mënyrë vërtet spontane dhe personale?
 

E lexoj, e dëgjoj edhe një herë tekstin e Shkrimit Shenjt, nëse duhet disa herë, dhe bëhem pjesë e skenës, historisë që e dëgjoj… bëhem një prej pjesëmarrësve të ngjarjes duke e ndërlidhur atë me jetën time. Vërej se çka po ndodh në zemrën time.

 

Bashkëbisedimi

A jam duke i vërejtur reagimet e mia gjatë kohës kur lutem në bazë të Shkrimit Shenjt?

A është ajo për mua sfidë, ngushëllim apo më shtynë të largohem?

Ndërsa e paramendoj Jezusin se është ulur apo qëndron pranë meje,

Me mirëbesim, si mikut tim më të mirë, i flas për ndjenjat e mia.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty. Njerëzit shpesh herë kanë shprehur me zë ndjenja lavdërimi për ty, Jezus: kur predikoje apo shëroje njerëzit. Gruaja për të cilën flet Ungjilli i sotëm ishte aq e rrëmbyer sa që e lavdëroi nënën tënde, Jezus. Ti duke iu përgjigjur i the çka të pëlqen më së shumti: ai/ajo që jeton sipas fjalës së Hyjit dhe fjalët i zbaton. Në këtë mënyrë fjala bëhet njeri çdo ditë në mes nesh. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »