Sa e njoh dhe vlerësoj mençurinë e vërtetë?

Oct 15 • Meditimi i ditës

15 tetor 2018 – E hënë, Shën Tereza e Jezusit, virgj. e mës. e K., MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Gal 4, 22-24.26-27.31 – 5, 1; Ps 112; Lk 11, 29-32)

 

Prania e Hyjit

“Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rënd dhe unë do t`ju çlodh“.

Ja ku jam, o Zot.

Kam ardhur ta kërkoj praninë tënde.

Shumë e dëshiroj fuqinë tënde shëruese.

 

Liria

I kërkoj Zotit t`i hap sytë e mi të shoh atë që ai dëshiron që unë të shoh.

E lus Zotin ta ndriçojë jetën time.

O Zot, ma jep hirin që të jem i/e lirë nga ekseset dhe teprimi.

Mos lejo që të më robërojnë dëshira për posedim dhe pasuri.

Ma ruaj mendjen dhe zemrën të lira që të dua dhe të shërbej ty.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Atij që
pranon, shëron dhe ripërtërin
mund të jem i/e sinqertë në lidhje me mënyrat sesi kam arritur

ta përjetoj dashurinë.

Si kaloi dita e djeshme?
Si po e ndiej veten në lidhje me mënyrën se si jam përgjigjur,
sesi kam ndërvepruar, sesi e kam hapur zemrën?
I ndaj ndjenjat e mia me Zotin.

 

Fjala

Tani e lexoj, e dëgjoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Dëgjoj me vëmendje e kuptim,

dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më lë përshtypje.


 

Lk 11, 29-32

 

29 Pasi populli shkonte gjithnjë duke u bashkuar [Jezusi] filloi të flasë:

“Kjo brezni është brezni e keqe: po kërkon një shenjë! Porse nuk do t’i jepet shenjë tjetër, përveç shenjës së Jonës. 30 Sikurse Jona u bë shenjë për ninivitët, ashtu edhe Biri i njeriut do të jetë shenjë për këtë brezni.

31 Mbretëresha e Jugut ditën e Gjyqit do të ngrihet bashkë me njerëzit e kësaj breznie dhe do t’i dënojë, sepse ajo erdhi nga skaji i dheut për të dëgjuar urtinë e Salomonit. Dhe, ja, këtu është Dikush më i madh se Salomoni!32 Njerëzit e Ninivës, ditën e Gjyqit, do të ngrihen bashkë me këtë brezni dhe do ta dënojnë, sepse u kthyen me predikimin e Jonës, dhe, ja, këtu Dikush më i madh se Jona!”


 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi i referohet këtu Jonës Profet, i cili shkoi në Ninivë për t’i treguar popullit rrugët e tyre të liga: dhe, për habinë e tij të madhe, ata e njohën të vërtetën e fjalëve të tij dhe u penduan. Mbretëresha e Sabës – Mbretëresha e Jugut – udhëtoi shumë larg për të dëgjuar fjalët e Salomonit, sepse ajo e njohu mençurinë e tij. Por Jezusi i kritikon njerëzit e kohës së tij. Ata donin “një shenjë”, por çfarë dështuan të shihnin?
  • Duke u kthyer prapa, duke e shikuar muajin e kaluar apo disa prej tyre, a mund ta kujtosh se a ke dëgjuar ose ke parë diçka që të ka sfiduar për t`i rishqyrtuar idetë, besimet, bindjet e tua? Diçka që ti e konsideron të mençur; Diçka që të ka bërë ta shohësh botën ndryshe nga mënyra se si zakonisht e shikon?

Ndërsa e dëgjon përsëri leximin, për njerëzit e kohës së Jonës dhe për kohën e Solomonit dhe për kohën e Jezusit, mendon për brezin e shekullit 21: a jemi të mirë në njohjen dhe vlerësimin e së vërtetës dhe mençurisë së vërtetë? 

 

Bashkëbisedimi

Tani bisedo me Jezusin. Mund të dëshirosh të kërkosh dhuratën e urtisë, mençurisë dhe të kuptimit të së vërtetës. Bisedo me Zotin se ku ke më shumë nevojë për mençuri në jetën tënde.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Mbretëresha e jugut e ka kërkuar Salomonin për shkak të urtisë së tij të madhe, kurse populli i Ninivës e ka dëgjuar me vëmendje Jonën, janë kthyer dhe kanë bërë pendesë. Ti, o Jezus, e tejkalon jashtë mase Salomonin dhe Jonën, por dëgjuesit e tu ende kërkojnë “shenja” në vend që të dëgjojnë se ç`ishe dukethënë. Po e pyes veten:A kam besim  mjaftueshëm për të të pranuar ty, o Jezus, jo vetëm si njëprofet të madh, por si Bir të Hyjit, dhe fjalën tënde si urti të Zotit?

Fjala jote, o Zot, mund të na transformojë, të na shndërrojë. Po më bie ndër mend se si Gjoni predikontefjalën e Zotit, dhe njerëzit ktheheshin dhe bënin pendesë. Shën Tereza e Avilës, një mistike dhe reformatore e madhe e kongregatës karmelitan, merrte frymëzimin e saj nga pasuritë e Shkrimit Shenjt. Ma jep hirin, o Zot, që të lejoj që të më shndërrojnë Ungjijtë? Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »