Si dëshironi të të shohin të tjerët?

Oct 16 • Meditimi i ditës

16 tetor 2018 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Gal 5, 1-6; Ps 118; Lk 11, 37-41)

 

Prania e Hyjit

Jezus i dashur, po vij sot tek ti, kam nevojë për afërsinë tënde.

Dëshiroj të dua ty sikurse ti më do mua.

Kurrë mos më ndaftë asgjë prej teje.

 

Liria

Një zemër e pastër është një zemër e hapur për Hyjin, që nuk e kërkon përparësinë e vet, por dëshiron çdo gjë që Hyji dëshiron.

Ndërsa hyj në lutje sot, kërkoj çiltërsinë, hapjen e zemrës.

I kërkoj Zotit ta drejtojë zemrën time tek ai, që të më udhëzojë në mënyrën siç dëshiron ai.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më do

I vështroj të gjitha gjërat që më ka ndodhur ditën e kaluar,

Nga momenti i tashëm në mënyrë retrospektive, hap pas hapi.

E sjell në mend gjithë atë çka ka qenë e mirë dhe e bukur, dhe falënderoj për këtë.

I vërej edhe hijet/anët e dobëta dhe e pyes veten çfarë më flasin; lus për shërim, përforcim, falje.

 

Fjala

E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.


Lk 11, 37-41
37 Ndërsa [Jezusi] ende po fliste, një farise iu lut të shkonte tek ai për drekë. Ai hyri dhe u ul në tryezë. 38 Fariseu, kur pa se Jezusi nuk u la para buke, u çudit. 39Zotëria i tha:

“Po! Ju farisenjtë lani përjashta gotën dhe kupëzën, ndërsa brendinë tuaj e keni plot rrëmbime e prapësi. 40 Të marrë! A thua se ai që përftoi përjashtësinë, nuk e përftoi edhe brendësinë? 41 Jepni, pra, për lëmoshë ç’është brenda gotës e kupës e do të jetë gjithçka e pastër për ju.


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Të gjithëve na pëlqen për t`u paraqitur me një fytyrë të mirë dhe të na shohin të tjerët se jemi duke bërë gjënë e duhur. Mendo një çast, çfarë është “jashtë gotës sate” – si përpiqesh të paraqitesh te të tjerët? Si dëshiron të të shohin? Çfarë lloj personi do që njerëzit të mendojnë se je?
  • Dhe çfarë është “brenda gotës sate” – cilat janë dëshirat dhe veprat që përpiqesh t`i mbash të fshehura nga të tjerët?

    Ndërsa e dëgjon leximin përsëri, dëgjoji me kujdes rreshtat e fundit, ku Jezusi duket se sugjeron që nëse e zhvillojmë një zemër bujare, nëse e rregullojmë “brendësinë”, atëherë lakmia dhe ligësia do të shkrihen.

 

Bashkëbisedimi

Bisedo me Jezusin me fjalë tua për ndonjë fushë të ‘lakmisë dhe ligësisë’ që ai dëshiron ta heqë nga zemra jote. Kërkoji atë që dëshiron.

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që munda t`i kaloj këto pak minuta me ty. Ti përqendrohesh në atë që është brenda personit,në zemrën e njeriut. Fariseu në kontrast të theksuar para së gjithash është i shqetësuar për respektimin e jashtëm të rregullave siç është zakoni i larjes së duarve përpara se të ushqehesh. Po e pyes veten: në çka jam unë i/e fokusuar, i/e përqendruar?

Pastërtia e zemrës sime është shumëmë e rëndësishme sesa pastërtia e jashtme. Dhënia e lëmoshësnë frymë të sinqertë për të ndarë me nevojtarët është shenjë autentike e mirësisë dhe integritetit të brendshëm. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »