Të udhëhiqemi nën drejtimin e Shpirtit Shenjt

Oct 17 • Meditimi i ditës

17 tetor 2018 – E mërkurë, Shën Injaci i Antiokisë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Gal 5, 18-25; Ps 1; Lk 11, 42-46)

 

 

Prania e Hyjit

Po bëhem i/e vetëdijshëm/e, o Zot, për praninë tënde.

Po mbështetem në zemrën tënde të butë.

Në momentet e dobësisë ti je fuqia ime.

Në momentet e mërzisë ngushëlluesi im.

 

 

Liria

Do të provoj që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet

që ndoshta më mundojnë në këtë moment.

Të gjitha brengat vetjake i vendosI në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë ky meditim.

 

 

Ndërgjegjësimi
Në praninë e Krijuesit që më do,

me sinqeritet i vështroj përjetimet e ditës së kaluar,

ngritjet në maja e uljet poshtë si dhe rutinën, atë klimën mesatare të së përditshmes.

A mundem ta shoh ku ka qenë Hyji i pranishëm në të gjitha këto?

 

 

Fjala

E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.


 

Gal 5, 18-25

 

18 E nëse ju prin Shpirti, nuk jeni të nënshtruar Ligjit.

19 Tashti, veprat e mishit e të gjakut janë të njohura. Ato janë: fëlligështia, papastërtia, shfrenia, 20 idhujtaria, magjia, armiqësitë, grindjet, smira, hidhërimi, ngacmimet, dasitë, mospërkimet, 21 zilitë, zdërhalljet, ndejat me pije e qejfe e të tjera si këto. Lidhur me këto po ju vë në dijeni që tani, siç jua thashë më parë: kush i bën këto, nuk do ta trashëgojë Mbretërinë e Hyjit.

22 Kurse fryti i shpirtit është: dashuria, hareja, paqja, duresa, dashamirësia, mirësia, besnikëria, 23 butësia, përkormëria. Kundër këtyre nuk ka ligj.

24 Ata që janë të Krishtit [Jezus] e kryqëzuan trupin e vet bashkë me prirjet dhe dëshirat e ulëta.

25 Nëse jetojmë nën ndikimin e Shpirtit Shenjt, edhe të udhëheqemi nën drejtimin e Shpirtit Shenjt.


 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Pali nuk i heq fjalët e tij këtu: ai na jep një paralajmërim, kështu që ai dëshiron që paralajmërimi të jetë i qartë. Ai e bën dallimin – në mënyrë të theksuar – midis “veprave të mishit” dhe “fryteve të Shpirtit”. Duke menduar për listën e parë të tij, ku e ke vërejtur grindjen, xhelozinë, zemërimin … dhe gjëra të tilla si këto, në jetën tënde në ditën ose dy ditët e fundit?
  • Dhe ku, për dallim prej kësaj, e ke vërejtur paqen, durimin, dashamirësinë, bujarinë dhe ato “frytet e Shpirtit”?

Ndërsa e dëgjon leximin përsëri, a mund të shohësh përtej kësaj liste të gjatë për të arritur deri në pikën që Pali po përpiqet të na tregojë, atë që po përpiqet vërtet të na ndërmjetësojë?

 

 

Bashkëbisedimi

“Të udhëhiqemi nën drejtimin e Shpirtit Shenjt“, thotë Pali. Ndoshta tani do të ishte koha e volitshme për ta kërkuar këtë, për t’i kërkuar Zotit atë hapësirë dhe gatishmëri, për ta ndier se ku është duke më udhëhequr Shpirti i Tij, dhe që ta ndjek.

 

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Jezus, shumë i kritikon ata që verbërishte ndjekin respektimin e jashtëm të zakoneve dhe ritualet. Ata neglizhojnëaspekte shumë më të rëndësishme të jetës,të tilla si drejtësinë, dashurinë ndaj Zotit dhe të afërmit. Po e pyes veten: Në qëndrimet dhe vlerat e mia personale, a tregoj mentalitet prej fariseu apo të krishteri?

Jezus, ti e sheh gjithashtu me sy kritik qëndrimin e rreptë të juristëve të cilët ngarkojnë barrë mbi kurrizin e njerëzve në vend set`iu ndihmojnë atyre. Germa e ligjit nuk guxon kurrë të shkojë përtej shpirtit të tij: ligji ka për qëllimpër t’iu shërbyer njerëzve për mirë. Më ndihmo të jetoj sipas frymëzimeve të tua. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »