Me shpirt të (pa)trazuar

Oct 20 • Meditimi i ditës

20 tetor 2018 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Ef 1, 15-23; Ps 8; Lk 12, 8-12)

 

Prania e Hyjit

Kur jam i/e grishur të rri me shokun/shoqen,

mezi e pres këtë dhe e ndiej veten se po më bëhet nder.

Kur më grish Hyji që ta kaloj një kohë në praninë e tij,

Ai dëshiron që ta njoh dhe ta ndiej dashurinë e tij.

Me besim dhe shpresë ia çeli mendjen dhe zemrën Zotit,

dhe lutem që të më ndihmojë që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm për dashurinë dhe praninë e tij.

 

Liria

Hyji ma ka dhënë dhuratën e lirisë.

Madje edhe nëse jam i/e robëruar fizikisht, shpirti im është i lirë.

Më ndihmo, o Zot, që lirinë e dhënë prej teje, me ndihmën tënde, ta përdori me mençuri.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Krijuesit që më do,

me sinqeritet i vështroj përjetimet e ditës së kaluar,

ngritjet, uljet dhe atë rutinën e përditshme.

A mund ta vërej ku ka qenë Hyji i pranishëm në gjitha këto?

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e mbledhur vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Nëse je në dhomë, mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.”Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.


Lk 12, 8-12

 

Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet:

8 “Unë po ju them: kushdo të dëshmojë para njerëzve se është imi, edhe Biri i njeriut do ta dëshmojë se është i tiji para engjëjve të Hyjit. 9 E ai që të më bjerë mohit para njerëzve, edhe atij do t’i bihet mohit para engjëjve të Hyjit.

10 Kushdo të thotë ndonjë fjalë kundër Birit të njeriut, ka për t’iu falur, por kush të shajë Shpirtin Shenjt, nuk do të ketë falje. 11 Pastaj, kur t’ju qesin para sinagogave, para ushtruesve të drejtësisë e para pushteteve, mos u shqetësoni [se] si do të mbroheni e çka do të thoni: 12 sepse Shpirti Shenjt në atë orë do t’ju mësojë çka duhet të thoni.”


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi këtu flet për mënyrat e ndryshme sesi raporti me të ndikon në jetën tonë. Në lutje iafrohemi atij në zemrat tona si mikut dhe Zotit tonë, dhe kjo lutje na mbështet që të jemi të fortë kur i jetojmë vlerat e krishtera në botën e sotme.
  • Veçanërisht në kohë të vështira Shpirti i Shenjtëna ndihmon sipas nevojave që i kemi në ato momente.

     

    Lexoje, dëgjoje edhe një herë tekstin e Shkrimit Shenjt, dhe vërej çka po ndodh në zemrën tënde.

 

Bashkëbisedimi

E filloj bisedën me Jezusin mbi tekstin e Shkrimit Shenjt që pikërisht e lexova, e dëgjova.

Ç`më nxiti më së shumti në meditim?

Ndoshta nëpërmjet atij rreshti të tekstit në sipërfaqen e vetëdijes sime

ngadalë më dalin në kujtesë fjalët e shokut/shoqes, ose ndonjë tregim që e kam dëgjuar kohëve të fundit.

Nëse është kështu, a po e ndriçon tregimi atë çka teksti i Shkrimit Shenjt dëshiron të më thotë?

 

Përmbyllje

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Jezus, ti po premton se do të angazhohesh në mënyrë të veçantë për të gjithë ata që janëbesnikë ndaj teje. Kjo është edhe një tjetër nxitje për ne, për të qëndruar besnik ndaj teje dhe mesazhit tënd.

Jo vetëm që po premton se do të jesh i pranishëm nëjetën e besimtarëve të tu, por po premton gjithashtu se do të nandihmojë dhe frymëzojë Shpirtit Shenjt, sidomos kur të ndodhemi në vështirësi. Zgjo në mua, o Zot, ndjenjën e ilirë, që më bën ta di se gjithmonë mund ta thërras në ndihmë Shpirtin Shenjt? Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »