Jezusi na zbulon se kush jemi

Oct 22 • Meditimi i ditës

22 tetor 2018 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Ef  2, 1-10; Ps 99; Lk 12, 13-21)

 

Prania e Hyjit

Ia kujtoj vetes se, ndërsa jam duke ndenjur këtu në këtë moment,

Hyji është duke më vështruar me dashamirësi dhe dashuri

duke më lejuar që të ekzistoj.

Një moment ndalem dhe mendoj për këtë.

 

Liria

Nuk ekziston situatë prej së cilës nuk do të mund të dilja edhe më i/e pasur me dashuri dhe jetë.

Mirëpo, dëshirat e mia shpesh herë janë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha ato duhet qenë të plotësuara.

E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë sime

t`i kompozojë dëshirat në një melodi dashurie gjallëruese plot harmoni.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më njeh në mënyrë intime,
Dhe më pranon krejtësishtashtu si jam,
Mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertënë lidhje me mënyrën se si jam duke e ndier veten.
Si ishte dita e djeshme?
Si po e ndiej veten në lidhje me atë që kam përjetuar,
Dhe se si jam përgjigjur?
I ndaj ndjenjat e mia haptazi me Zotin.

 

Fjala

Hyji i flet çdonjërit prej nesh personalisht.

Duhet të përgjoj në mënyrë që të dëgjoj çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta dëgjoj tekstin, pastaj do të shoh ç`po ndodh në zemrën time.


Lk 12,13-21

13 Atëherë dikush prej turmës i tha:

“Mësues, thuaji vëllait tim ta ndajë me mua trashëgimin tonë.”

14 “Or mik, ‑ iu përgjigj Jezusi ‑ kush më vuri mua gjykatës ose ndarës mbi ju?”

15 Atëherë u tha:

“Vëriani mendjen: ruajuni fort prej lakmisë së pasurisë, sepse sado i pasur që ndokush të jetë, jeta e tij nuk varet nga pasuria që ka.”

16 Atëherë u tregoi këtë shëmbëlltyrë:

“Tokat e një pasaniku i dhanë fryt të madh. 17 Ai mendonte me vete e thoshte: ‘Ç’të bëj? Nuk kam më vend ku të mbledh të lashtat e mia. ’18 Dhe tha: ‘Kështu po bëj: do t’i rrëzoj grunarët e do t’i punoj më të mëdhenj dhe do t’i mbledh në ta të gjitha: grurin dhe të gjitha të lashtat e mia. 19 Atëherë do t’i them shpirtit tim: shpirti im, ke pasuri me shumicë për shumë vjet: pusho, ha, pi, gëzo!’ 20 Porse Hyji i tha: ‘I marrë! Pikërisht sonte, në këtë natë, do të kërkohet shpirti yt prej teje, e ç’grumbullove kujt do t’i mbesë?’ 21 Kështu i ndodh atij që grumbullon pasuri për vete e nuk kujdeset të bëhet i pasur në Hyjin.”


Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm nga Shkrimi i Shenjtë:

 

  • Dëgjoje tonin e zërit të Jezusit që thotë ‘vërjani mendjen!’ Ndoshta është një ton paralajmërimi. Ndoshta ‘vërjani mendjen’ me të vërtetë do të thotë të kujdesesh mirë për veten tënde. Ti je i çmuar në sytë e Zotit dhe Zoti të do. Me cilin ton të zërit do ta lexosh atë frazë dhe këtë pjesë të Ungjillit?
  • Ta kesh vëmendjen mund të nënkuptojë të kesh një vështrim të mirë, ta shikosh mirë jetën tënde … Të pasurit e vëmendjes mund të nënkuptojë respektimin e të gjitha cilësive më të mira që ke. Të kesh vëmendjen mund të nënkuptojë lejimin e jetës sate për të hyrë në një ekuilibër më të mirë. Çfarë do të thotë kjo për ty?
  • Dëgjoje sërish shëmbëlltyrën. Si mund të tingëllojë zëri i Jezusit po ta tregonte përsëri këtë histori? A mund ta dëgjosh atë si zërin e dikujt që ti e do, e që është duke ta treguar një histori? Mos i jep shumë zor për t`u koncentruar: dëgjo vetëm atë që të duhet ta dëgjosh dhe ta mbash me vete gjatë ditës.

 

Bashkëbisedimi

Nëse e ke një ndjenjë se si do të mund të kalonte dita e ardhshme, pse mos ta shikosh atë paraprakisht për disa momente.

Mund të dëshirosh të bisedosh me Zotin, si me një mik për atë që mund të sjellë kjo ditë apo kjo javë.

Mund të dëshirosh të mendosh me Zotin, si një mik, se si mund të kujdesesh mirë për veten dhe për të tjerët në këtë javë që kemi hyrë.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty. Po e pyes veten: pse në fakt jetojmë? Kërkesat e mënyrës sonë të jetës mund të nabëjnë të vështirë që ta vendosim si duhet shkallën, hierarkinë e vlerave. Të dimë se çka është kryesore e çka më pak e rëndësishme.

Vetëm në lidhje me ty, o Jezus, e zbulojmë se kush jemi në të vërtetë – unë jam një person i cili mbart në vetvete vlerat për të cilat ti shkove në kryq. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »