Shqyrtimi i vëmendshëm

Oct 24 • Meditimi i ditës

24 tetor 2018 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Ef  3, 2-12; Ps Is 12; Lk 12, 39-48)

 

Prania e Hyjit

Për të hyrë në praninë e dikujt nevojitet që me sinqeritet t`i afrohem i tillë siç jam.

Në këtë moment, Hyji është këtu dhe më pret.

Hyji gjithmonë më afrohet i pari, dëshiron të më njohë më shumë se miku im më i mirë.

Do të ndalem një moment dhe do ta përshëndes Hyjin që më do.

 

Liria

Do ta lus Hyjin që të më ndihmojë

që të lirohem nga ankthet dhe brengat e mia,

që t`i çelem nëpërmjet kësaj kohe të lutjes,

në mënyrë që edhe më shumë ta dua dhe t`i shërbej.

 

Ndërgjegjësimi

Në çka momentalisht në jetën time jam duke e gjetur shpresën, guximin dhe rritjen?

Duke u kthyer në mendime disa muaj prapa,

a jam i/e aftë ta vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryte të mira?

Nëse kam vërejtur lëmi të tilla,

do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

Hyji i flet çdonjërit prej nesh personalisht.

Duhet të përgjoj në mënyrë që të dëgjoj e kuptoj çka dëshiron të më thotë.


Lk 12, 39-48

 

39 E mos e harroni këtë gjë: po ta dinte i zoti i shtëpisë në cilën orë i vjen vjedhësi, nuk do të linte t’i thyhej shtëpia. 40 Edhe ju, pra, jini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë çast kur s’jua merr mendja.”

41 Atëherë Pjetri tha:

“Zotëri, a po e thua këtë shëmbëlltyrë vetëm për ne, apo për të gjithë?”

42 Zotëria iu përgjigj:

“Cili, vallë, është ai mbarështues besnik e i mençur që do ta vërë zotëria përmbi shërbëtorët e tjerë për t’u dhënë në kohën e duhur pjesën e ushqimit? 43I lumi ai shërbëtor, të cilin, kur kthehet zotëria i tij, e gjen duke vepruar kështu. 44 Përnjëmend po ju them: do ta vërë mbi të gjithë pasurinë e vet.

45 Porse, po bëri e mendoi shërbëtori në zemrën e vet: ‘Zotëria im do të vonojë të kthehet’ dhe fillon të rrahë shërbëtorët e shërbëtoret, të hajë e të pijë e të dehet, 46 zotëria i tij do të vijë atë ditë kur nuk e pret, atë orë që nuk ia merr mendja dhe do ta ndëshkojë rëndë e do t’ia japë fatin e të pafeve.

47 Shërbëtori që e diti vullnetin e zotërisë e nuk u bë gati dhe nuk e kreu vullnetin e tij, do të marrë shumë të rëna. 48 Ndërsa ai që nuk e diti, por bëri punë që duhet të ndëshkohen, do të rrihet më pak. Kujt iu dha shumë, prej tij do të kërkohet shumë; kujt iu besua shumë, prej tij do të kërkohet më shumë.”


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Ungjijtë u shkruan në një epokë kur ekzistonin shërbyesit dhe skllevërit familjarë që për shumicën prej nesh në kohën e sotme është diçka e panjohur. Çfarë mendon, cili është mesazhi i mirëfilltë i këtij Ungjilli që është i vërtetë për çdo epokë? A mund t`i dëgjosh, të fshehura në këtë Ungjill, cilësitë si besnikëria, besueshmëria, ndershmëria, drejtësia dhe përgjegjësia?
  • Çfarë të është besuar për t`u kujdesur me vëmendje dhe përgjegjësi? Në jetën tënde, cilët janë njerëzit që të janë besuar në kujdesin tënd të dashur dhe besnik?
  • Ndërsa e dëgjon përsëri këtë Ungjill, mund të mos mendosh aq shumë për gjuhën e ndëshkimit, por për gjuhën e kujdesit, përgjegjësisë dhe besnikërisë që përmban.

 

Bashkëbisedimi

Për disa çaste, pse mos t’i sjellësh thjesht para Zotit disa prej njerëzve në jetën tënde; njerëzit për të cilët ti kujdesesh …. dhe ata të cilët kujdesen shumë për ty.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Ngjarjet shqetësuese, të tilla si plaçkitja, na presin të papërgatitur dhe lënë gjurmë të thella në ne. Po të kisha qenë vetëm pak më i kujdesshëm dhe më i vëmendshëm … shpesh e fajësojmë veten pse nukishim vigjilentëmjaftueshëm.

Ungjilli i sotëm është një kujtesë që ta përqendrojmëvëmendjen tonë mbi rëndësinë e jetës. Të jemi vigjilent për nevojat tona dhe të të tjerëve – që duke i takuar ato, të takojmë ty, o Zot. Na jep hirin, o Zot, që të dimë të rrimë zgjuar! Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »