Jeta jote, melodi

Oct 25 • Meditimi i ditës

25 tetor 2018 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Ef  3, 14-21; Ps 32; Lk 12, 49-53)

 

Prania e Hyjit

O Zot, ti më do. Edhe unë do të përpiqem të të dua ti sikurse ti më do mua.

Po i përdori këto fjalë të thjeshta si lutje e imja sot.

Po e kujtoj praninë e Krishtit në jetën time, qëndrimin e Krishtit afër meje në çdo moment të kësaj dite dhe më po i lejoj vetes ta pranoj këtë prani me zemër të hapur.

 

Liria

Pak ka njerëz që e kuptojnë

se çfarë do të mund të bënte Hyji me ta

po të dorëzoheshin në duart e tij

dhe t`i lejonin që t`i formojë hiri i tij. (Shën Injaci)

Lutem për hirin e dorëzimit të plotë në dashurinë e Hyjit.

 

Ndërgjegjësimi

E pyes veten, si po ndihem sot?

A jam ndoshta i/e lodhur, nën stres apo jashtë forme?

Nëse diçka nga kjo ekziston në mua,

a mund të provoj t`i largoj këto brenga që po më shqetësojnë – t`ia dorëzoj Zotit?

 

Fjala

E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.


Ef  3, 14-21

 

14 Për këtë arsye i përkul gjunjët e mi para Atit, 15 prej të Cilit merr emrin e vet çdo atësi në qiell e mbi tokë, 16 që të denjohet, në saje të begatisë së Lavdisë së vet, t’ju forcojë me anë të Shpirtit të vet në fuqi për të mirën e njeriut të brendshëm, 17 që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të fesë në mënyrë që, të rrënjosur e të themeluar në dashuri, 18 të mund ta kuptoni bashkë me të gjithë shenjtërit çka është Gjerësia, Gjatësia, Lartësia dhe Thellësia 19 e ta merrni vesh dashurinë e Krishtit që kapërcen çdo dije kështu që të mbusheni me tërë plotësinë e Hyjit.

20 E Atij, që, në saje të fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë shumë më tepër se ne mund të kërkojmë ose edhe mund të mendojmë, 21 Atij i qoftë Lavdia në Kishë e në Jezu Krishtin në të gjitha breznitë e jetës së jetëve. Amen.


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Mund të dëshirosh të mendosh për këtë lexim si një lloj poeme ose kënge. Çfarë lloj muzike do të vendosje në sfondin e saj? Cilat fjalë ose fraza mendon se janë më të bukura?
  • Ky lexim flet me të vërtetë për veten tënde të brendshme … Ti mund të dëshirosh të kalosh një moment duke e falënderuar Zotin për muzikën që është brenda teje … për poezinë që është në zemrën tënde, qoftë nëse e vendos atë në fjalë ose jo … për bukurinë që shkëlqen nga qenia e jote më e thella.
  • Ndërsa e dëgjon përsëri leximin e Shkrimit shenjt, a mund ta dëgjosh muzikën e fjalëve vetë? Mos u koncentro me zor … thjesht dëgjo atë që dëgjon.

 

Bashkëbisedimi

Në shoqërinë e qetë të Zotit, përse mos t`i përsëritësh thjesht në mënyrë të qetë një ose dy nga fjalët që i ke vënë re, duke dëgjuar muzikën e tyre të brendshme. Ndoshta janë një ose dy që mund t`i ruash në zemrën tënde, t`i marrësh me vete te gjatë ditës sate.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty. Jezus, ti je plotësisht i përfshirë në misionin tënd për të na shpëtuar. Zjarri është imazhiqë ti e përdorpër të folur për këtë dëshirë të madhe në zemrën tënde. Jo të gjithë do ta pranojnë mesazhin tënd dhe kjodo të çojë në ndarje midis njerëzve në njënivel më të thellë.

Sa i rëndësishëm është për mua Lajmi i Mirë të cilin e ke sjellë, o Jezus? Kur mendojse sa të ka kushtuar kjo, po e pyes veten: a po më ndihmon kjo për ta kuptuar se sa i çmueshëm jam unë për ty?

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »