Kompozitori Akil Koci fiton çmimin për veprimtari jetësore “Niketë Dardani”

Oct 25 • Kulturë

Kompozitori i njohur Akil Koci, bashkëpunëtor disavjeçar i revistës sonë “DRITA”, ka fituar Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani”, të cilën e ndan Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

 

Në një ceremoni të organizuar nga Ministria enkas për ndarjen e çmimeve vjetore për veprimtari muzikore 2107, “në shenjë mirënjohje për kontributin tuaj në fushën e muzikës” – than ministri Kujtim Gashi – u nga Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani”, kompozitorit Akil (Mark) Koci dhe në bazë të Rregullores për ndarjen e çmimeve për muzikë merr edhe shpërblimin financiar prej pesë mijë euro, i cili u shoqërua edhe me një plaketë.

Laureati Koci, në fjalën e falënderimit u shpreh: “Kjo ditë për mua është me të vërtetë ditë fantastike, ditë gëzimi sepse kolegët e mi duke filluar prej Krist Lekës, Fahri Beqirit, nuk më kanë harruar dhe besoj se ata do të vijnë shpejt në këtë vend ku jam unë. Vet fakti që ministria është kujtuar të na shpërblej është fakt që ka filluar rrugën e drejtë sepse deri tash kemi qenë në harresë. Shoqata e kompozitorëve ka punuar mjaft mirëpo stimulimi ka qenë jashtëzakonisht i vogël për punë]n e shoqatës. Prandaj ju lus juve si ministër që të keni kujdes më tepër sepse krijimtaria muzikore është bazë e kulturës në përgjithësi. Ne jemi të njohur me veprat tona jashtë vendit nëpër Evropë”, përfundoi Koci.

Kompozitorit Koci i shprehim përgëzimet për çmimin e merituar në emër të gjithë redaksisë sonë. Ad multos annos!/drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »