Prognoza e zemrës

Oct 26 • Meditimi i ditës

26 tetor 2018 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Ef  4, 1-6; Ps 23; Lk 12, 54-59)

 

Prania e Hyjit
Fillo duke marrë frymëthellë, duke pranuar dashurinë e Zotit, dritën e Krishtit, urtinë e Shpirtit të Shenjtë. Nxjerri jashtë të gjithashqetësimet e tua, sfidat etua dhe frikën tënde. Gjatë këtyre momenteve reflektoj se çka mund të bëj për t’u përgatitur për Zotin.

 

Liria
Ati ynë, sa herë na fton të rrimë me ty, hyjmë në një hapësirë të shenjtë.

Ji afër nesh. Hapna zemrat tona për të kuptuar fjalën tënde.

Hiqe errësirën që na rrethon dhe na jep dritën tënde.

 

Ndërgjegjësimi
Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i vetëdijshëm dhe mirënjohës

për të gjitha bamirësitë që m`i ke dhënë.

Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala
Kaloje këtë kohë duke e qendërzuar vetvetenpër të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohetnë zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulurme sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 


Lk 12, 54-59

 

54 Pastaj iu drejtua turmës:

“Kur shihni renë se çohet në perëndim, përnjëherë thoni: ‘Do të bjerë shi!’, dhe ashtu ndodh. 55 Kur shihni se fryn shiroku, thoni: ‘Do të jetë vapë’, dhe bën vapë. 56 Shtiracakë! Dukën e tokës e të qiellit dini ta çmoni, por këtë kohë nuk dini!?”

57 “Përse ju vetë nuk gjykoni vetvetiu ç’është e drejtë? 58 Kështu, kur shkon bashkë me kundërshtarin tënd tek ushtruesi i drejtësisë, përpiqu udhës të biesh në ujdi me të ‑ që të mos nxjerrë para gjykatësit, gjykatësi të të dorëzojë shërbëtorit e shërbëtori të të hedhë në burg. 59 Unë po të them se s’do të dalësh prej andej pa e paguar edhe më të fundit qindarkë.”


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm i Shkrimit Shenjt:

 

  • Ky lexim nga Ungjilli i Lukës është një mënyrë sfiduese për t’i dhënë fund reflektimeve të kësaj jave! Nganjëherë Ungjijtë na sfidojnë që të zgjohen në zemrat tona, për të parë gjërat më qartë, edhe nëse disa prej këtyre gjërave nuk janë aq të rehatshme. Sot ka shumë situata në botën tonë që janë të vështira dhe sfiduese. A ndihesh më lehtë nëse i mbyll sytë dhe shpreson që ato të largohen apo të lejosh që sytë e zemrës dhe mendjes tënde të zgjohen për të parë dhe për t’u përballur me vështirësitë?
  • Çfarë e sfidon ky Ungjill në jetën tënde ose në botën që po të rrethon tani? Çfarë do të ishte nëse i hap sytë e zemrës tënde për sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohesh ose për sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohet bota? Mos ki frikë t`i lejosh vetes të sfidohesh kur e dëgjon përsëri Ungjillin.

 

Bashkëbisedimi
Pse të mos bisedosh thjesht me Zotin, si me një mik, për disa nga vendimet e vështira dhe përgjegjësitë e jetës sate në këtë moment.

Ndoshta java e ardhshme do të jetë një kohë e gëzimit të papritur.

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe me ty. 
Parashikimi i motit shumë është avancuar. Megjithatë, prognoza për jetën e një individi s`është lehtë të parashikohet. Aftësia për të qenëi ndershëm me vetvetendhe të jesh në kontakt me të gjitha lëvizjet e zemrës dhe mendjes është një themel i mrekullueshëm dhe solid për rritjen e brendshme.

Kur jam i/e sinqertë me vetveten time ky sinqeritet më ndihmon për të shprehur më saktë jetën e brendshme. O Zot, ma jep dhuratën e ndjeshmërisë së brendshme. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »