Cilat cilësi më duhet t’i zhvilloj te vetja ime?

Oct 27 • Meditimi i ditës

27 tetor 2018 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Ef 4, 7-16; Ps 121; Lk 13, 1-9)

 

Prania e Hyjit

Do ta bekoj Zotin, dhe emrin e tij të shenjtë.

Do ta bekoj Zotin, që jetën ma dhuron.

Gjëja më e rëndësishme për mua që tani të bëj, ndërsa hyj në lutje, është që të lija një moment, të lash shqetësimet e mia, shqetësimet, frikën dhe ngurrimin tim, dhe le të udhëhiqesha nga Perëndia duke besuar se Perëndia, që më do mua, do të më çojë në jetë.

 

Liria

Me gjithë krijimin,
jam i/e zhytur në Hyjin.
I lejoj vetes të lirohem nga e kaluara dhe e ardhmja,
në mënyrë që t`i lë të gjitha brengat e mia në duart e Zotit,
dhe që të jem thjesht me Zotin,
këtu dhe tani.

 

Ndërgjegjësimi

Më ndihmo o Zot që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm/e për praninë tënde.

Më mëso se si të të dalloj në të tjerët.

Ma mbush zemrën me mirënjohje për të gjitha ato momente

kur nëpërmjet njerëzve të tjerë e ke treguar kujdesin ndaj meje.

 

Fjala

E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.


Ef 4, 7-16

 

7 Edhe secilit prej nesh i qe dhënë hiri me atë masë me të cilën Krishti deshi të na e dhurojë. 8 Këndej edhe thuhet:

‘Kur u ngrit në lartësi i mori me vete robërit dhe u dha dhurata njerëzve.’

9 E ajo fjalë: ‘U ngrit’, çfarë do të thotë tjetër, përveçse më parë “zbriti” këtu poshtë, përmbi tokë? 10 Ai që “zbriti, është po Ai që “u ngrit” mbi të gjithë qiejt për ta mbushur gjithësinë. 11 E Ai i ‘dha’ disa apostuj, disa të tjerë profetë, disa prapë ungjilltarë, disa të tjerë barinj dhe mësues, 12 që shenjtërit t’i bëjë të aftë për veprën e shërbesës, për ndërtimin e trupit të Krishtit, 13 derisa të gjithë ta arrijmë njësinë e fesë dhe njohjen e Birit të Hyjit deri në gjendjen e njeriut të përsosur, deri në masën që i përket pjekurisë së plotë të Krishtit: 14 që të mos jemi më foshnja me të cilët luajnë tallazet dhe i çon e i rrëzon çdo erë mësimesh në këtë lojë letrash të njerëzve që me dredhi i hapin udhën gabimit. 15 Por, duke e dëshmuar me dashuri të vërtetën, të rritemi në çdo pikëpamje drejt Atij që është Kryet ‑ Krishtit. 16 Prej tij, Trupi i tërë, si një cope, mirë i lidhur në një, në atë mënyrë që çdo gjymtyrë ndihmon sipas funksionit që iu dha veçanërisht secilës pjesë dhe e mundëson rritjen e Trupit në ndërtimin e vetvetes në dashuri.


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Fjalët e Shën Palit këtu janë si një ‘litani virtytesh’ – përvujtëria, për shembull, dhe butësia, durimi dhe pjekuria. Cila nga këto cilësi më duhet t`i zhvilloj te vetja ime?
  • Pali gjithashtu flet për dhuratat, dhuntitë e ndryshme që të gjitha ndihmojnë për të ndërtuar trupin e Krishtit. Nëse i përket kishës, famullisë ose një komuniteti, bashkësie, si iu shërben dhurata jote komunitetit, bashkësisë sate?
  • Ndërsa e dëgjon përsëri leximin e Shkrimit Shenjt, vë re temën e fortë të unitetit-të-shpirtit që qëndron në bazë të çdo gjëje që thotë Pali.

 

Bashkëbisedimi

 

Çfarë mendimesh dhe ndjenjash të janë shfaqur gjatë këtij leximi?

Çfarë të flasin ata rreshta për veten tënde, ose për dhuntitë e tua apo për vendin tënd në komunitetin, bashkësinë tënde?

Fol hapur për Zotin tani për gjithçka që është në mendjen tënde, çfarëdo qoftë në zemrën tënde.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty. Jezus, ti erdhe për të na ndihmuar në mënyrë që të kemi njëmarrëdhënie të drejtë me Hyjin. Nëse e dëgjojmë fjalën tëndedhe përpiqemi t`i korrigjojmëgabimet në mënyrën tonë të jetesës, jemi në rrugën e duhur drejtkënaqësisë së brendshme.

Te shëmbëlltyra e ungjillit, koha që i është dhënë fikut për të dhënë fryt dëshmon për durimin tënd, o Zot, me të gjithë ne. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »