Jezusi i merr seriozisht dëshirat tona

Oct 28 • Meditimi i ditës

28 tetor 2018 – E diela 30-të gjatë vitit (B), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Jer 31, 7-9; Ps 125; Heb 5, 1-6; Mk 10, 46-52)

 

Prania e Hyjit

Për të hyrë në praninë e dikujt nevojitet që me sinqeritet t`i afrohem i tillë siç jam.

Në këtë moment, Hyji është këtu dhe më pret.

Zoti gjithmonë më afrohet i pari, dëshiron të më njohë më shumë se miku im më i miri.

Do të ndalem një moment dhe do ta përshëndes Hyjin që më do.

 

Liria

O Zot, ma ke dhënë jetën dhe dhuratën e lirisë.

Unë ekzistoj në këtë botë falë dashurisë sate.

Më ndihmo që gjithmonë të di ta çmoj këtë dhuratë të jetës dhe gjithmonë ta respektoj të drejtën e tjetrit për të jetuar.

 

Ndërgjegjësimi

Si po ndihem sot?

Si po sillem me Zotin? Me të tjerët?

A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të them: faleminderit.

A ekziston diçka që do të më duhej të më vinte keq? Atëherë do të them: më fal.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje, dëgjoje tekstin nga Ungjilli i sotëm
dhe lejoji vëmendjes sate të pushojë nëdisa pjesë të tij.


Mk 10,46-52

 

46 E arritën në Jerihon. Kur Jezusi po dilte prej Jerihonit bashkë me nxënës e me një turmë të madhe populli, biri i Timeut, Bartimeu i verbër, rrinte në anë të rrugës e lypte. 47 Posa mori vesh se ishte Jezusi Nazarenas, filloi të bërtiste:

“Jezus, Biri i Davidit, ki mëshirë për mua!”

48 Shumëkush e qortonte të heshtte, porse ai bërtiste edhe më fort:

“Biri i Davidit, ki mëshirë për mua!”

49 Jezusi zuri vend e tha:

“Thirreni!”

Ata i bënë zë të verbërit dhe i thanë: “Mos u tremb! Çohu se po të thërret!” 50I verbëri hodhi mantelin e vet, menjëherë u ngrit dhe shkoi te Jezusi. 51Jezusi e pyeti:

“Çka dëshiron të bëj për ty?”

“Rabbuni! Që të shoh!” ‑ u përgjigj i verbëri.

52 Jezusi i tha:

“Shko lirisht! Feja jote të shpëtoi!”

53 Dhe aty për aty pa e u vu të udhëtojë pas Jezusit.


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Cila do të ishte përgjigja ime po të ma bënte Jezusi pyetjen qëia ka bërë njeriut të verbër?
  • Është gjë e madhe ta kuptosh sepër Jezusin është me rëndësi ajo që unë dëshiroj. Kjo njohuri më ndihmon që t`i hyj bisedës së vërtetë me Jezusin duke e ditur se atij i interesojnë, i mban për të rëndësishme dëshirat,përpjekjet, ëndrrat e mia… 

 

Bashkëbisedimi

Ku ndodhen ato fjalë kryesore që po mundohen të më tregojnë dashurinë e Hyjit?
Ku jam i/e thirrur për të falur, për të kuptuar, për të kërkuar falje, për t`u përmirësuar?
Ku kam qenë i/e lëvizur nga dashuria apo nga frika?
Ndaji ndjenjat e tua me Jezusin.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Jezus, ti e pranon se pikërishtbesimi i Bartolemeut ka bërë që ky të shërohet. Besimi në ty i jep atij një jetëkrejt të re –bëhet një dishepull i lumtur. Po e pyes veten, çfarë ndryshimi bënbesimi im në jetën time?

Njerëzit që jetojnë me aftësi të kufizuara, me mungesa të tilla si verbëria, shpesh shfaqinguxim të madh, kanë shumë ide dhe karaktertë fortë. A i çmoj me të vërtetë aftësitë dhe dhuntitë e tjera natyrore që m`i ke dhënë, o Zot? A jam mirënjohës/e për këto dhunti të mrekullueshme? Dhe a të kërkoj me përvujtëri, o Zot, të më ndihmoshpër të jetuar normalisht me aftësi të kufizuara, me mungesa, dobësi dhe kufizime të mia? Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Comments are closed.

« »