Fuqia e së voglës

Oct 30 • Meditimi i ditës

30 tetor 2018 – E marte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Ef 5, 21-33; Ps 127; Lk 13, 18-21)

 

Prania e Hyjit
“Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rënd dhe unë do t`ju çlodh“.
Ja ku jam, o Zot.
Kam ardhur ta kërkoj praninë tënde.
Shumë e dëshiroj fuqinë tënde që shëron.

 

Liria
Kërkoj hirin
që t`i harroj të gjitha brengat e mia,
që të jem i/e hapur se çka kërkon Hyji prej meje,
që t`i dorëzohem udhëheqjes së Krijuesit që më do.

 

Ndërgjegjësimi
Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e
për të gjitha bamirësitë që m`i ke dhuruar.
Le ta ndaj këtë bekim gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala
E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.


Lk 13,18-21

 

18 Atëherë u tha:
“Me çka është e ngjashme Mbretëria e Hyjit? Me çka ta krahasoj? 19 Është e ngjashme me kokrrën e sinapit, të cilën njeriu e mori dhe e mbolli në kopsht të vet. Ajo me kohë u zhvillua e u bë pemë dhe shpendët e qiellit bënë çerdhe në degët e saj.”
20 Dhe vijoi:
“Me çka tjetër ta krahasoj Mbretërinë e Hyjit? 21 Ajo i përngjan tharmit, të cilin e mori gruaja, e përzjeu me tri masë miell, derisa u mbrua krejt.”


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Jezusi përdori shumë shëmbëlltyra për të shpjeguar atë që ai nënkuptonte me Mbretërinë e Hyjit. Çfarë mendon për imazhet që përdoren në lexim? Si të bëjnë të ndihesh për Mbretërinë e Hyjit?
  • Cila nga këto dy imazhe të tërheq më shumë, fara e sinapit apo tharmi, maja? Çka ka në vetvete ajo që ti ke zgjedh, që po të pëlqen? Mendo një çast për këtë.
  • Dëgjoje sërish leximin. Çfarë do të thotë për ty ‘Mbretëria e Hyjit’? Imazhet që Jezusi t`i jep, a të ndihmojnë për ta kuptuar atë?

 

Bashkëbisedimi

Bisedo me Jezusin rreth imazhit, paramendimit, idesë tënde të Mbretërisë. Çfarë dëshiron t’i thuash atij për këtë? Cila është shpresa jote për Mbretërinë e Hyjit?

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj disa momente vetëm me ty. Mbretëria jote është tejet e mrekullueshme që të përshkruhet direkt me termat/shprehjet njerëzore a botërore. Ne vetëm mund të provojmë ta marrim me mend botën tënde, o Zot. Po e pyes veten: A i përkasMbretërisë së Hyjit, e cila është plot befasi apo mbretërisë së parashikueshme të kësaj bote?

Diçka aq e vogël sa një kokërr sinapi ose një masë e vogël tharmimund, nën kushte të caktuara, të prodhojë rritje dhe transformim të madh. Sikurse pemae sinapit bëhet strehimore për zogjtë e qiellit, Mbretëria e jote, o Zot, është e fshehur, por rritet në heshtje dhe në të ka vend për të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

« »