A jam i dëgjueshëm me dëshirë?

Oct 31 • Meditimi i ditës

31 tetor 2018 – E mërkure, MOMENTI I SHENJTË – lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Ef 6, 1-9; Ps 144; Lk 13, 22-30)

 

Prania e Hyjit
Teksa jam duke qëndruar këtu, Hyji është i pranishëm,

Ai i jep jetë jetës sime dhe të gjitha sendeve që më rrethojnë.

Do të qëndroj një moment në heshtje,

dhe do të bëhem i/e vetëdijshëm/e që Hyji është afër.

 

Liria
Përpiqem që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet

që ndoshta më mundojnë në këtë moment.

Të gjitha shqetësimet e mia ia dorëzoj Hyjit – së paku disa minuta sa të zgjatë kjo lutje.

 

Ndërgjegjësimi
Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?

Duke i reflektuar disa muaj të mëparshëm,

a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?

Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,

do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala
E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.


Ef 6, 1-9

 

1 Fëmijë, dëgjojini prindërit tuaj në Zotin, sepse është e drejtë. 2 “Ndero babain tënd dhe nënën” ‑ është urdhri i parë me premtim: 3 ”që të jesh mirë e të jetosh gjatë mbi dhe!”

4 Ju, o prindër, mos i hidhëroni fëmijët tuaj, por edukojini me disiplinë e me këshilla që vijnë prej Zotit.

5 Skllevër, dëgjojini zotërinjtë tuaj tokësorë me nderim e bindje në thjeshtësinë e zemrës ‑ porsi Krishtin. 6 Jo për sy e faqe, si ata që duan t’u pëlqejnë njerëzve, por si skllevërit e Krishtit, të cilët me vetëdije e kryejnë vullnetin e Hyjit, 7 dhe me ëndje shërbejnë, porsi Zotit e jo njerëzve, 8 duke ditur se ai që bën mirë, qoftë skllav qoftë i lirë, për këtë do ta marrë pagën prej Zotit.

9 Por edhe ju, zotërinj, silluni edhe ju ashtu kundrejt tyre: larg jush mendimi t’i ndëshkoni! Dijeni se Zotëruesi i tyre dhe juaji është në qiell! Te Ai nuk ka krahambajtje!


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Dëgjesa, t`i bindesh dikujt nuk është virtyti më në modë këto ditë, së paku në botën perëndimore. Ne promovojmë lirinë dhe autonominë; priremi t`i admirojmë rebelët. Si reagoj ndaj idesë së dëgjesës? – ndaj vetë fjalës, madje? A është ajo e turpshme për mua? E modës së vjetër? E pakëndshme? Apo më pëlqen tingulli i fjalës?
  • Kush janë njerëzit – në familje apo në punë apo në situata të tjera – të cilëve iu kam borxh një masë dëgjese? Dhe a jam i dëgjueshëm me dëshirë, me entuziazëm? – apo me ngurrim, me turp? Apo ndoshta hiç nuk më pëlqen të jem i dëgjueshëm?
  • Mënyra se si Pali u bën thirrje skllevërve t’iu binden zotërinjve të tyre – pa e vërë në dyshim çështjen e idesë së skllavërisë – mund të na duket e çuditshme sot. Por, ndërsa e dëgjon leximin përsëri, vë re atë që Pali u thotë skllevërve. Dëgjo me kujdes dhe shih se çfarë nxjerr nga ky mësim i Palit. A është vetëm ‘i vjetruar’ – apo a ka ndonjë të vërtetë që është ende e vlefshme sot? 

 

Bashkëbisedimi

Ne të gjithë kemi të njëjtin Zot në qiell, një Hyj që nuk ka vetëm kujdes dhe respekt për ne, por dashuri. A mund t’i drejtohem tani Zotit dhe ta pyes se si mund t’i “shërbej me entuziazëm” dhe “ta bëjë vullnetin e tij nga zemra”?

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Dishepullim, d.m.th. të jesh nxënës, nuk është vetëm një marrëdhënie rastësore me Jezusin ose pranim selektiv (i pjesshëm) i mësimit të tij. Çmimi i dishepullimitpërfshin një lloj dashurie që është e gatshme të sakrifikojë, e cila lidh besimtarin me ty, o Krisht, dhe me gjithçka që ti mëson, me fjalë edhe me shembull. A shkoj pas teje, o Jezus, me gjysmë zemre apo jam tërësisht me të?

Edhe pse dera e Mbretërisë së Hyjit mund të jetë e ngushtë, varësisht nga shkalla e përpjekjeve që kërkohen, ajo është e hapur dhe qëndron në dispozicion për të gjithë. Njerëzitdo të vijnë nga lindja dhe perëndimi, veriu dhe jugu – shkurt, nga gjithkah. Ata që `qëndrojnë përjashta` janë ata qërefuzojnë të pranojnë mbretërinë/sundimin e paqes dhe drejtësisë, gëzimit dhe dashurisë, që ti, o Zot, bujarisht dhe lirisht i ofron çdonjërit. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »