Zoti dëshiron të jetojmë me të të lumë përgjithmonë

Nov 1 • Meditimi i ditës

1 nëntor 2018 – E enjte, TË GJITHË SHENJTËRIT (e kremte), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Zb 7,2-4.9-14; Ps 23; 1 Gjn 3,1-3; Mt 5,1-12)

 

Prania e Hyjit
Gjëja që përpiqem ta bëj këtu është që kohën ta lë më një anë

dhe të përqendrohem në jetën time, atë fizike – në kohë, dhe atë shpirtërore.

Mundohem ta paramendoj Jezusin si është ulur pranë meje

dhe bisedoj me të mbi të gjitha çfarë është duke më ndodhur në jetë.

Mundohem ta kuptoj që në mundësi të panumërta

Jezusi hyn në rrethanat e përditshme të jetës sime.

E pra, jeta kalon shpejt dhe shumë gjëra ndodhin.

Ngarkime dhe obligime të ndryshme shpesh herë e shmangin këtë vetëdije për praninë e Hyjit në jetën time të përditshme. Ndërgjegjësohem për këtë, dhe dëshiroj të bëjë diçka.

Sa për tash, provoj të qëndroj i/e qetë dhe i/e hapur se çka dëshiron të më thotë prania e Tij.

 

Liria

O Zot, ma ke dhënë jetën dhe dhuratën e lirisë.
Unë ekzistoj në këtë botë falë dashurisë sate.
Më ndihmo që gjithmonë të di ta çmoj këtë dhuratë të jetës dhe që gjithmonë ta respektoj të drejtën e tjetrit për të jetuar.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më do

i vështroj të gjitha çfarë më ka ndodhur ditën e kaluar,

që nga momenti i tashëm e nga prapa, hap për pah.

I kujtoj gjithë atë që ka qenë e mirë dhe e bukur, dhe falënderoj për këtë.

I vërej edhe hijet/dështimet dhe e pyes veten çfarë po më tregojnë ato; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala
E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.


1 Gjn 3,1-3

1 Shikoni ç’dashuri të madhe na dhuroi Ati sa që quhemi bijtë e Hyjit edhe jemi! Bota nuk na njeh sepse nuk e njeh Atë. 2 Të dashur, tani jemi fëmijët e Hyjit, por çka do të jemi ende nuk u zbulua. Kaq dimë: kur të shfaqet do të bëhemi të ngjashëm me Të, sepse do ta shohim ashut siç është. 3 Kush e ka këtë shpresë në Të, bëhet i pastër siç është Ai i pastër.


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Shën Gjoni, fjalët e të cilit i dëgjuam, frymëzohet nga dashuria e Hyjit. Çka të frymëzon leximi kur e dëgjon? Cilat fjalë ose fraza apo ide të lënë mbresa?
  • Qëndro në një frazë apo ide të caktuar, duke e bluar atë me mend dhe duke reflektuar përse po të pëlqen.
  • Dëgjoji përsëri fjalët e Shën Gjonit. Vë re përsëri se cilat fjalë ose fraza zgjojnë në ty interes dhe mbaji në mend.

 

Bashkëbisedimi

Tani kujtoji fjalët e frazat që kanë më shumë kuptim për ty. Përsëriti ato fjalë vazhdimisht. Çfarë ndodh me ndjenjat dhe mendimet e tua kur e bën këtë? Bisedo me Jezusin se çfarë po ndodh në zemrën tënde kur po i dëgjon këto fjalë. Çfarë dëshiron ta pyesësh, t`i kërkosh? Çfarë shpreson për veten tënde, kur të zbulohet?

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo frymëzim që të jetoj në ty nëpërmjet dashurisë – ndaj teje dhe të gjitha krijesave tua. Jezus, na ndihmo që të dëgjojmë me vesh e me gjithë zemër, dhe ndihmona të na kthehet gjallëria duke dëgjuar fjalën tënde, mësimin tënd, sepse ti dëshiron që përgjithmonë të na tërheqësh tek vetja jote, që të jetojmë me ty. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »